05.06.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

sterilizimit femëror (60 përqind), pilulës (61 përqind), apo injeksioneve (57 përqind). Nga ana tjetër,

përdoruesit e injeksionve (74 përqind) kanë më shumë gjasa që të jenë vënë në dijeni për metoda të

tjera se sa përdoruesit e metodave të tjera (61deri në 67 përqind). Ekzistojnë dallime në zgjedhjet e

informuara sipas burimit fillestar të metodës, ku përdoruesit e burimeve publike janë më të informuar

se sa përdoruesit e burimeve private lidhur me efektet anësore apo problemet shëndetësore të metodës

së tyre, lidhur me çfarë duhet të bëjnë nëse përjetonin efekte anësore dhe lidhur me metoda të tjera që

mund të përdornin.

5.12 NDËRPRERJA E METODËS KONTRACEPTIVE

Një shqetësim serioz për menaxherët e programeve të

planifikimit familjar është mosvazhdimi (ndërprerja) i metodave

nga përdoruesit. Në seksionin e kalendarit të pyetësorit të ADHS

2008-09, u regjistruan të gjitha segementet e përdorimit të

kontraceptivëve midis janarit 2003 dhe datës së intervistës.

Nivelet e ndërprerjes së metodës kontraceptive vitin e parë

bazuar mbi informacionin e kalendarit janë paraqitur në Tabelën

5.13. 2

Rezultatet tregojnë se 27 përqind e përdoruesve të

planifikimit familjar në Shqipëri ndërpresin përdorimin e një

metode kontraceptive brenda 12 muajsh nga fillimi i përdorimit.

Nivelet e mosvazhdimit janë të larta për përdoruesit e pilulës (32

përqind), por më të ulëta për përdoruesit e tërheqjes (19

përqind).

ADHS 2008-09 nuk mblodhi informacion mbi arsyet e

mosvazhdimit (ndërprerjes) – çka mund të kishte ndihmuar

shpjegimin e niveleve të larta të mosvazhdimit dhe do të kishte lejuar përllogaritjen e niveleve të

dështimit – por pyetjet mbi qëllimin për të përdorur kontracepsion në të ardhmen dhe arsyet për

mospërdorimin e kontraceptivëve japin informacion shpjegues mbi këto çështje.

5.13 PLANI PËR TË PËRDORUR KONTRACEPSIONIN NGA MOSPËRDORUESIT

Tabela 5.13 Nivelet e ndërprerjes së

metodës kontraceptive në vitin e parë

Femrat e moshës 15-49 vjeç që filluan një

episod të përdorimit të kontraceptivëve në

pesë vitet e fundit, përqindja e episodeve

të pavazhduara (ndërprera) brenda 12

muajsh pas fillimit të përdorimit të

metodës, sipas metodës së përdorur,

Shqipëria 2008-09

Metoda Total

Pilula 42.8

Prezervativi mashkullor 31.7

Tërheqja 18.8

Të gjitha metodat 26.9

Numri i episodeve të

përdorimit 2,778

Shënim: Tabela bazohet mbi episode të

përdorimit të kontraceptivëve që filluan

nga janari 2003. Nivelet kanë vlerë për

periudhën 3-62 muaj përpara studimit.

Një tregues i rëndësishëm i kërkesës në ndryshim për planifikim familjar është deri në ç’masë

jopërdoruesit e kontracepsionit kanë ndërmend ta përdorin planifikimin familjar në të ardhmen.

Femrat që aktualisht nuk përdornin një metodë kontracepsioni u pyetën mbi synimin e tyre për të

përdorur planifikimin familjar në të ardhmen. Rezultatet paraqiten në Tabelën 5.14.

Mes jopërdoruesve aktualisht të martuar, afërsisht një në pesë (19 përqind) synojnë ta

përdorin planifikimin familjar në të ardhmen, 69 përqind nuk kanë në plan të përdorin kontracepsion

në të ardhmen, dhe 12 përqind nuk janë të sigurt. Përqindja e femrave të martuara që kanë ndërmend

të përdorin një metodë kontraceptive në të ardhmen ulet me rritjen e numrit të fëmijëve të tyre që

jetojnë dhe përqindja e atyre që thonë se nuk kanë në plan ta përdorin në të ardhmen është më e larta

mes atyre me tri a më shumë fëmijë. Ky model bie ndesh me pritshmëritë dhe është i pranishëm

kryesisht sepse jopërdoruesit me më shumë fëmijë kanë edhe më shumë gjasa të jenë më të mëdhenj

në moshë dhe jofertilë (shih Seksionin 5.14).

2 Nivelet e ndërprerjes të paraqitura këtu përfshijnë vetëm ato segmente të përdorimit të kontraceptivëve që

filluan që nga janari 2003. Nivelet kanë vlerë për periudhën 3-62 muaj përpara studimit; ekspozimi gjatë muajit

të intervistës dhe dy muajt përpara janë përjashtuar për të shmangur ndikimet që mund të jenë shfaqur nga

shtatzëni të panjohura. Këto nivele përmbledhëse të ndërprerjes përfaqësojnë përqindjen e përdoruesve që

ndërpresin një metodë brenda 12 muajsh nga fillimi i përdorimit. Nivelet llogariten duke pjesëtuar numrin e

femrave që ndërpresin një metodë me numrin e ekspozuar gjatë asaj periudhe. Nivelet e muajve më pas

mblidhen për të prodhuar një nivel njëvjeçar.

Planifikimi Familjar | 81

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!