05.06.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

54 | Lindshmëria

e asaj grupmoshe, gjatë periudhës 1 deri 36 muaj përpara studimit, me numrin e viteve të jetuara nga

femrat në atë grupmoshë gjatë së njëjtës periudhë (1 deri 36 muaj përpara studimit).

TFR është një masë e dobishme për të shqyrtuar nivelin e përgjithshëm të lindshmërisë së

tanishme. Ai përfaqëson numrin mesatar të fëmijëve që një femër do të kishte në fund të periudhës së saj

riprodhuese, nëse do të ndiqte nivelet aktuale të lindshmërisë sipas moshës. TFR llogaritet si shumatorja

e niveleve të lindshmërisë sipas moshës shumëzuar me pesë (për pesë vitet në secilën prej

grupmoshave).

Tabela 4.1 tregon një TFR prej 1.6 fëmijë për femër për periudhën trevjeçare përpara ADHS

2008-09, që përkon afërsisht me periudhën nga fillimi i vitit 2006 deri në fund të vitit 2008. Kjo do të

thotë që, mesatarisht, një femër në Shqipëri, e cila është në fillimin e viteve të saj për lindjen e fëmijëve,

do të lindë 1.6 fëmijë deri në fund të periudhës së saj riprodhuese, nëse lindshmëria mbetet konstante

në nivelet aktuale të vëzhguara. Ky nivel lindshmërie është nën lindshmërinë e nivelit të

zëvendësueshmërisë, e cila është pak më shumë se 2.0 fëmijë. Krahasuar me përllogaritjet e

lindshmërisë nga viti 2001, përllogaritur në 2.3 lindje gjallë për 1,000 femra (INSTAT, 2004),

lindshmëria ka rënë në mënyrë thelbësore në Shqipëri. Rënia e lindjeve lidhet me shumë faktorë, përfshi

emigrimin e të rinjve dhe migrimin e brendshëm nga zonat rurale në ato urbane (shih Kapitullin 14).

TFR për zonat rurale (1.8 lindje) është më i lartë se sa ai për zonat urbane (1.3 lindje). Figura

4.1 tregon që ky dallim urban-rural, në nivelet e lindjes së fëmijëve, mund t’i atribuohet pothuajse

kryekëput grupmoshave më të reja – 10 lindje për 1,000 femra të moshës 15-19 vjeç në zonat urbane,

krahasuar me 21 për 1,000 femra të moshës 15-19 vjeç në zonat rurale. Ndërmjet femrave të moshës

20-24 vjeç, nivelet janë 64 lindje për 1,000 femra në zonat urbane, krahasuar me 120 për 1,000 femra

në zonat rurale (kështu, niveli rural është pothuajse dy herë më i lartë se sa niveli urban). Nivelet e

lindshmërisë sipas moshës arrijnë majën në grupmoshën 25-29 vjeç, pavarësisht nga vendbanimi dhe

kanë një dallim të vogël midis zonave urbane dhe rurale – 113 dhe 138 lindje për 1,000 femra,

përkatësisht – dhe bien në pothuajse gjysmën e kulmit të tyre në grupmoshën 30-34 vjeç.

Figura 4.1 Nivelet e Lindshmërisë Sipas Moshës për Periudhën Trevjeçare

Përpara Studimit, Sipas Vendbanimit Urban-Rural

160

140

120

100

80

60

40

20

0

Lindje për 1000 femra

15-19 20-24 25-29 30-34 35-39 40-44 45-49

Mosha

+ Urbane * Rurale ( Total

ADHS 2008-09

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!