05.06.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

(18 përqind) dhe për personat nën moshën 30

vjeç, frika nga efektet anësore (33 përqind) dhe

kundërshtimi i bashkëshortit për të përdorur një

metodë të planifikimit familjar (15 përqind) janë

arsyet më të rëndësishme të mospërdorimit të

këtyre metodave në të ardhmen.

Burimet e furnizimit. Institucionet shëndetësorë

publike ofrojnë metoda të planifikimit familjar

për shumicën e përdoruesve të metodave

moderne të planifikimit familjar (53 përqind),

ndërsa 40 përqind e përdoruesve furnizohen nga

sektori privat dhe 7 përqind furnizohen nga

burime të tjera, si për shembull dyqanet.

Nevoja të paplotësuara për kontracepsion. Në

përgjithësi, 13 përqind e grave aktualisht të

martuara në Shqipëri kanë nevoja të paplotësuara

për planifikimin familjar, 3 përqind për distancën

ndërmjet lindjeve dhe 9 përqind për kufizimin e

lindjeve. Nëse të gjitha grave me nevoja të

paplotësuara do t’i shtoheshin dhe 69 përqind e

atyre që janë tashmë duke përdorur një metodë të

planifikimit familjar (nevoja të plotësuar),

kërkesat totale për planifikim familjar arrijnë në

82 përqind të grave aktualisht të martuara.

VDEKSHMËRIA FËMINORE

Nivelet e vdekshmërisë foshnjore. Për pesë

vitet e fundit, shkalla e vdekshmërisë për fëmijët

nën pesë vjec është 22 vdekje për 1,000 lindje

dhe e vdekshmërisë foshnjore është 18 vdekje

për 1,000 lindje.

Tendencat e vdekshmërisë në fëmijëri. Të

dhënat nga ADHS 2008-09 tregojnë se ka pasur

një rënie të vdekshmërisë së fëmijëve, gjatë pesë

viteve të fundit para studimit. Për shembull,

vdekshmëria infantile ka rënë nga 26 vdekje për

1,000 lindje të gjalla për periudhën 1992-2002

me 18 vdekje për 1,000 lindje të gjalla për

periudhën 2005-2009. Po kështu, një rënie e

ngjashme raportohet dhe për vdekshmërisë nën

pesë vjeç, nga 32 në 22 vdekje për 1,000 lindje.

Dallimet në vdekshmërinë foshnjore. Studimi

nxjerr në pah se nivelet e vdekshmërisë infantile

ishin më të larta në zonat rurale (24 për 1,000

lindje) se sa në ato urbane (12 për 1,000 lindje).

Nivelet e vdekshmërisë infantile janë më të larta

në fëmijët e grave të varfëra (24 për 1,000 lindje)

sesa në fëmijët e grave që janë në indeksin më të

lartë të pasurisë (17 për 1,000 lindje).

SHËNDETI I NËNËS

Kujdesi para lindjes. Shqipëria ka një sistem të

mirë shëndetësor, të zhvilluar, me një

infrastrukturë të gjerë të institucioneve që ofrojnë

shërbime të kujdesit të nënës. Në përgjithësi,

nivelet e kujdesit para lindjes dhe ndihma e

ofruar janë në nivele të larta. othuajse të gjitha

gratë shtatzëna (97 përqind) në Shqipëri kanë

marrë kujdesin para lindjes nga një ofrues i

kualifikuar, të paktën një herë gjatë

shtatzënisë. Gjashtëdhjetë e shtatë përqind e

grave kishin një numër të rekomanduar të

vizitave ANC (4 ose më shumë) gjatë

shtatzënisë. Përqindja e grave që kishin katër ose

më shumë vizita ANC është shumë më e ulët në

zonat rurale krahasuar me ato urbane (57 përqind

krahasuar me 82 përqind).

Përsa i përket përmbajtjes së kujdesit, tetë në

dhjetë grave shtatzëna u është matur pesha,

ndërsa rreth nëntë në dhjetë (ose më shumë) gra i

janë nënshtruar testeve të tjera bazë; 91 përqind

të grave u është matur tensioni i gjakut, 88

përqind e tyre u bërë analiza e urinës, 87 përqind

e grave kanë bërë një analizë gjaku dhe 95

përqind kishin bërë një ECHO. Megjithatë, më

pak se gjysma thonë që ishin informuar për

komplikime gjatë shtatzënisë (48 përqind).

Kujdesi në lindje. Pothuajse të gjitha lindjet (99

përqind) në Shqipëri janë ndjekur nga një ofrues

i kualifikuar shëndetësor dhe janë kryer në

institucione shëndetësore (97 përqind). Njëzet e

dy përqind e lindjeve kryhen në shtëpi.

Tetëdhjetë e gjashtë përqind e lindjeve që kryhen

në një strukturë shëndetësore janë ndjekur nga

një obstetër/gjinekolog dhe 14 përqind janë

ndjekur nga një infermiere apo mami. Përqindja

e lindjeve të kryera me sexio-cesarea është rritur

nga 13 përqind në vitin 2002, në 19 përqind që

raportohet në ADHS 2008-09.

Kujdesi pas lindjes. Tetëdhjetë e tetë përqind e

të gjitha grave me një lindje në pesë vitet e fundit

kanë bërë një kontroll pas lindjes. Pesëdhjetë e

nëntë përqind të grave u është bërë një kontroll

mjekësor-deri në më pak se katër orë pas lindjes

dhe 13 përqind të grave u është bërë kontrolli

mjekësor në ditën e parë të lindjes.

SHËNDETI I FËMIJËS

Vaksinimet e fëmijës. Kartat e shëndetit të cilat

mbahen në institucionet shëndetësore janë burimi

Përmbledhja e Gjetjeve | xxvii

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!