05.06.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

5.6 FORMA TË TJERA TË RREGULLIMIT TË FERTILITETIT

Ndërkohë që fokusi i këtij kapitulli është mbi kontracepsionin dhe planifikimin familjar, është

me vend të përmenden edhe dy forma të tjera të rregullimit të fertilitetit – aborti dhe kontracepsioni i

urgjencës. ADHS 2008-09 u përpoq të grumbullonte informacion mbi këto dy tema, por u hasën

probleme dhe kufizime të ndryshme. Grumbullimi i informacionit mbi abortin është problematik për

shkak të nënraportimit, zakonisht për shkak të stigmës sociale që i bashkëngjitet kryerjes së një aborti.

Kontracepsioni i urgjencës nuk mund të shihet si një metodë ‘aktuale’ sepse femrat nuk e përdorin

kontracepsionin e urgjencës në mënyrë të vazhdueshme. Megjithatë, njëfarë informacioni u

grumbullua lidhur me këto dy tema.

Në ADHS 2008-09 u plotësua një kalendar, muaj pas muaji, për lindjet, shtatzënitë, dhe

përdorimin e kontraceptivëve, që mbulonte periudhën Janar 2003 deri në datën e intervistës. Për

secilën shtatzëni të raportuar në këtë periudhë, që nuk përfundonte me një lindje të gjallë, femrat u

pyetën nëse shtatzënia kishte përfunduar me një dështim spontan, një dështim të stimuluar, apo një

lindje fëmije të vdekur. Ky informacion mund të përdoret për të përllogaritur nivelet e abortit, ato

specifike sipas moshës dhe ato totale, në mënyrë të ngjashme me nivelet e lindjeve specifike sipas

moshës dhe ato totale. Megjithatë, një shqyrtim paraprak i gjetjeve të studimit tregonte praninë e

nënraportimit të madh të aborteve. Për tre vitet përpara studimit, rezultatet e ADHS përllogarisin se ka

pasur 90 aborte për çdo 1,000 lindje të gjalla (të dhënat nuk jepen). Në kontrast me këtë, të dhënat

zyrtare të raportuara tek INSTAT ofrojnë një përllogaritje prej 272 abortesh për 1,000 lindje të gjalla

në vitin 2007 (INSTAT, 2008). Boshllëku i madh midis dy burimeve tregon që rezultatet e ADHS

kanë nënraportuar abortet me afërsisht dy të tretat. Një situatë e ngjashme ndodhi me të dhënat e

abortit të mbledhura nga ARHS 2002 (CDC, IShP, dhe INSTAT, 2005), ku nënraportimi i aborteve u

gjet se ishte afërsisht dy të tretat (64 përqind). Për shkak të problemit të nënraportimit të aborteve,

analiza e mëtejshme e të dhënave për abortin nga ADHS 2008-09 është përtej mundësive të këtij

raporti.

Informacioni mbi përdorimin e mëparshëm të kontracepsionit të urgjencës u mblodh bashkë

me atë për metoda të tjera kontraceptive, dhe rezultatet paraqiten në Tabelën 5.3.1 (shih Seksionin 5.2

sipër). Tre përqind e të gjitha femrave aktualisht të martuara kanë përdorur ndonjëherë

kontracepsionin e urgjencës . Pesë përqind e femrave aktualisht të martuara nën moshën 30 vjeç e

kanë përdorur më parë kontracepsionin e urgjencës . Në kontrast me këtë, më shumë se një në pesë

(22 përqind) femra të pamartuara seksualisht aktive raportuan se e kishin përdorur ndonjëherë

kontracepsionin e urgjencës , duke treguar se ky lloj kontracepsioni përdoret më gjerësisht jashtë

martesës. Disa prej arsyeve për përdorimin e gjerë të kontracepsionit të urgjencës si një metodë

kontracepsioni për femrat e pamartuara, seksualisht aktive, mund të jenë shpeshtësia më e madhe e

marrëdhënieve seksuale rastësore apo të pambrojtura, një stil jete që përfshin festat e orëve të vona

dhe konsumin e alkoolit përpara marrëdhënieve seksuale, mungesën e dëshirës së partnerëve meshkuj

për të përdorur prezervativin, si dhe marrjen e kontracepsionit të urgjencës në farmaci pa u këshilluar

me një punonjës shëndetësor apo pa pasur një recete.

5.7 NUMRI I FËMIJËVE NË PËRDORIMIN E PARË TË KONTRACEPSIONIT

Për të vlerësuar arsyet që i shtyjnë femrat të përdorin planifikimin familjar, ato u pyetën se sa

fëmijë të gjallë kishin në kohën kur kishin përdorur për herë të parë një metodë planifikimi familjar.

Femrat që kishin përdorur një metodë për herë të parë përpara se të kishin një fëmijë supozohet se

dëshironin ta shtynin për më vonë lindjen e fëmijëve. Femrat që kishin përdorur për herë të parë një

metodë kontraceptive pasi kishin pasur një apo dy fëmijë, mund të dëshironin të vononin lindjen tjetër

apo të kufizonin lindjen e fëmijëve. Femrat që kishin përdorur një metodë për herë të parë pasi kishin

lindur disa fëmijë kanë më shumë gjasa të përdorin planifikimin familjar për të ndaluar lindjen e

fëmijëve se sa për të vendosur hapësira midis lindjeve.

Planifikimi Familjar | 73

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!