05.06.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Një përqindje më e lartë e fëmijëve të moshës 24-59 muaj (12 përqind) ishin lënë nën

kujdesin e papërshtatshëm të fëmijëve të vegjël sesa fëmijët e moshës 0-23 muaj (9 përqind). Më tej,

fëmijët në zonat rurale kishin më shumë të ngjarë që të liheshin pa kujdesin e duhur sesa ata në zonat

urbane (12 përqind krahasuar me 8 përqind). Ndryshimet me bazë rajonale, fëmijët në qytetin e

Tiranës (6 përqind) kishte më pak të ngjarë që të liheshin vetëm gjatë javës së kaluar sesa ata të

rajoneve të tjerë (11 deri në 12 përqind). Lidhja ndërmjet nivelit arsimor të nënës dhe lënies vetëm ose

nën kujdesin e papërshtatshëm të fëmijës është e paqartë; sidoqoftë raporti i fëmijëve të lënë nën

kujdesin e papërshtatshëm gjatë javës që i parapriu studimit ulet me rritjen e statusit pasuror të

familjes, nga 18 përqind për fëmijët në indeksin më të ulët pasuror në 5 përqind për fëmijët në

indeksin më të lartë pasuror.

Përqindja e fëmijëve që u lanë pa kujdesin e duhur ka rënë nga 13 përqind në MICS 2005

(INSTAT, 2008) në 11 përqind në ADHS 2008-09.

10.8 DISIPLINA E FËMIJËS

Ashtu si përcaktohet në “Një Botë e përshtatshme për Fëmijët” fëmijët duhet të mbrohen nga

aktet e dhunës (United Nations, 2002). Deklarata e Mijëvjeçarit bën thirrje për mbrojtjen e fëmijëve

nga abuzimi, shfrytëzimi dhe dhuna (United Nations General Assembly, 2000). Studimi i vitit 2006 i

Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Dhunën ndaj Fëmijëve (United Nations,

2006) bën thirrje për “t’i dhënë fund justifikimit të të rriturve për dhunën ndaj fëmijëve, qoftë kur kjo

kryhet në emër të traditës apo kur fshihet nën petkun e disiplinës” dhe u kërkon të gjitha shteteve që të

ndalojnë të gjitha format e dhunshme, përfshirë ndëshkimet fizike.

Në ADHS 2008-09, familjarëve iu bënë një sërë pyetjesh për mënyrën sesi të rriturit i

disiplinojnë fëmijët e tyre kur sillen keq. Për këto pyetje, që ishin pjesë e modulit Disiplinimi i

Fëmijëve, informacioni u mblodh për një fëmijë të moshës nga 2-14 vjeç për familje, të cilët u

zgjodhën në mënyrë rastësore. Tabela 10.13 tregon përqindjen e fëmijëve të zgjedhur të moshës 2-14

vjeç që kishin provuar lloje të disiplinimit sipas karakteristikave të përzgjedhura.

Rezultatet tregojnë se një ndër pesë fëmijë shqiptarë (22 përqind) ka provuar forma jo të

dhunshme sjelljeje si mjet disiplinimi ose ndëshkimi. Gjashtëdhjetë e tetë fëmijë i ishin nënshtruar

dhunës psikologjike. U raportua dhunë e lehtë fizike për 58 përqind të fëmijëve, ndërsa 14 përqind iu

nënshtruan ndëshkimit të rëndë fizik. Raporti i fëmijëve që provuan ndëshkim të rëndë fizik është pak

më i lartë për fëmijët e moshës 5-9 vjeç dhe ndër djemtë, krahasuar me fëmijët e grupmoshave të tjera

dhe vajzat. Fëmijët në zonat rurale kanë dy herë më shumë të ngjarë që të provojnë dhunë të rëndë

fizike sesa ata të qyteteve (përkatësisht 18 dhe 9 përqind). Sipas rajonit, përqindja e fëmijëve që kanë

provuar dhunë të rëndë fizike varion nga 1 përqind në qytetin e Tiranës në 27 përqind në rajonin

Malor. Niveli arsimor i nënave dhe gjendja materiale e familjeve janë të lidhura ngushtë me

përqindjen e fëmijëve që provojnë dhunë të rëndë fizike. Fëmijët e nënave pa arsim ose me arsim

fillor 4-vjeçar kanë shtatë herë më shumë të ngjarë që të provojnë dhunë të rëndë fizike se ata të

nënave me universitet ose arsim më të lartë (përkatësisht 28 dhe 4 përqind). Po ashtu, 22 përqind e

fëmijëve me indeksin më të ulët pasuror provojnë dhunë të rëndë fizike, në krahasim me 4 përqind të

fëmijëve me indeksin më të lartë material.

Përgjithësisht tri të katërtat (75 përqind) e fëmijëve shqiptarë të moshës 2-14 vjeç kanë

provuar ndonjë formë ndëshkimi psikologjik ose fizik. Fëmijët e moshës 5-9 vjeç, djemtë, fëmijët e

zonave rurale dhe ata të rajonin Malor, të nënave pa arsim ose me arsim fillor dhe fëmijët e familjeve

me indeksin më të ulët pasuror ka më shumë të ngjarë që të provojnë dhunë fizike ose psikologjike.

Vetëm 13 përqind e familjeve raportuan se fëmija ka nevojë të ndëshkohet në mënyrë që të

disiplinohet. Kjo shifër e ulët bie në kundërshim me rezultatet e tjera për disiplinimin e fëmijëve nga

ADHS 2008-09.

Shëndeti i Fëmijës | 153

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!