05.06.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

AIDS ishte 65 përqind. Përgjithësisht, vetëm një e treta e femrave (32 përqind) dhe më pak se një e

katërta e meshkujve (22 përqind) e dinë se një person që i shëndetshëm në dukje mund të ketë virusin

e AIDS dhe hedhin poshtë konceptet e gabuara, më të përhapura, për transmetimin dhe parandalimin e

AIDS – pra që AIDS mund të transmetohet nga pickimet e mushkonjës dhe nga ndarja e ushqimit me

një person të infektuar nga AIDS.

Tabelat 12.3.1 dhe 12.3.2 paraqesin një vlerësim të plotshmërisë së njohurive për

parandalimin dhe transmetimin e HIV/AIDS. Me njohuri të plota këtu kuptojmë: 1) të dish se

përdorimi i prezervativit dhe kufizimi i marrëdhënieve seksuale në një partner të vetëm seksual që nuk

ka HIV dhe që nuk ka partnerë të tjerë mund të pakësojë rrezikun për marrjen e virusit të AIDS; 2) të

dish se një person i shëndetshëm në dukje mund të ketë virusin e HIV; dhe 3) të hedhësh poshtë dy

konceptet e gabuara më të përhapura për AIDS, se ai mund të transmetohet nga pickimi i mushkonjës

dhe nga ndarja e ushqimit me një person të prekur nga AIDS. Duke përdorur këtë njësi matëse të

dijeve për transmetimin dhe parandalimin e HIV/AIDS, rezultatet e ADHS 2008-2009 treguan se

plotshmëria e dijeve/njohurive për AIDS në Shqipëri lë për të dëshiruar: më pak se tri në dhjetë gra

(28 përqind) dhe vetëm një ndër pesë burra (20 përqind) në Shqipëri kanë dije të plota për

transmetimin dhe parandalimin e HIV/AIDS. Tabelat 12.3.1 dhe 12.3.2 tregojnë ndryshueshmërinë e

dijeve sipas tipareve të përzgjedhura.

Përqindja e femrave dhe e meshkujve që kanë njohuri të plota për AIDS është më e lartë në

grupmoshën 20-24 vjeç (36 përqind për femrat dhe 23 përqind për meshkujt) dhe më e lartë në zonat

urbane(40 dhe 30 përqind, përkatësisht) sesa në zonat rurale (19 dhe 12 përqind, përkatësisht).

Ndryshimet vërehen edhe nga rajoni në rajon: femrat dhe meshkujt në rajonin Malor kanë nivelin më

të paplotë të njohurive për AIDS (17 dhe 12 përqind, përkatësisht). Arsimi dhe statusi material janë të

lidhura drejtpërdrejt me plotshmërinë e njohurive për transmetimin dhe parandalimin e HIV/AIDS.

Ndër femrat, për shembull, 66 përqind e atyre me arsim universitar ose më të lartë kanë njohuri të

plota për AIDS, në krahasim me vetëm 14 përqind të femrave me arsim 8-vjeçar. Po kështu, ndër

meshkujt, niveli i plotshmërisë së njohurieve është 48 përqind ndër meshkujt me arsim të lartë, në

krahasim me 8 përqind ndër ata me arsim fillor 8-vjeçar. Duke e parë situatën sipas nivelit të

pasurisë, 13 përqind e femrave të kuintilit më të ulët pasuror kanë njohuri të plota për AIDS, krahasur

me 54 përqind të femrave në nivelin më të lartë material. Ndër meshkujt, niveli plotshmërisë së

njohurive për AIDS rritet me rritjen e nivelit pasuror: nga 7 përqind në nivelin më të ulët material në

39 përqind në nivelin më të lartë material.

12.4 NJOHURITË PËR TRANSMETIMIN NGA NËNA TE FËMIJA

Rritja e nivelit të njohurive për transmetimin e HIV nga nëna te fëmija dhe pakësimi i rrezikut

për transmetimin nga nëna te fëmija përmes përdorimit të ilaçeve anti-retrovirale janë shumë të

rëndësishme për pakësimin e transmetimit të HIV nga nëna te fëmija (MTST). Për të vlerësuar

njohuritë lidhur me MTST, të intervistuarit u pyetën nëse virusi që shkakton AIDS mund të

transmetohet nga nëna te fëmija përmes ushqyerjes me gji dhe nëse një nënë me HIV mund të

pakësojë rrezikun e transmetimit të virusit te fëmija duke marrë ilaçe të posaçme gjatë shtatzënisë.

Këto dy pyetje u bënë së bashku me qëllim që nxirrej një indikator i vetëm për matjen e përqindjes së

atyre që iu përgjigjën saktë të dyja pyetjeve. Tabela 12.4 tregon përqindjen e femrave dhe të

meshkujve që e dinë se: 1) HIV mund të transmetohet nga nëna te fëmija përmes ushqyerjes me gji; 2)

rreziku i transmetimit të HIV nga nëna te fëmija mund të pakësohet përmes marrjes së ilaçeve të

posaçme gjatë shtatzënisë dhe 3) duke i ditur të dyja kushtet e mësipërme.

190 | Njohuritë, Qëndrimet dhe Sjellja në Lidhje me HIV/AIDS

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!