05.06.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NJOHURITË, QËNDRIMET DHE SJELLJA NË

LIDHJE ME HIV/AIDS 12

Sindromi i fituar, i pamjaftueshmërisë imunitare (AIDS) shkaktohet nga virusi human i

pamjaftueshmërisë imunitare (HIV), që e bën trupin të dobët dhe të paaftë për t’u shëruar nga

sëmundje të tjera. HIV/AIDS është një pandemi ndërkombëtare me raste të raportuara nga çdo vend i

botës. Bazuar në të dhënat e rregjistruara deri në fund të vitit 2009, mund të thuhet se Shqipëria

mbetet një vend me prevalencë të ulët të HIV. Megjithatë, vihet re një tendencë në rritje e numrit të

rasteve të reja, të diagnostikuara dhe vlerësimet e bëra flasin për një shtim të rasteve të

padiagnostikuara. Deri në nëntor të vitit 2009, në Shqipëri u diagnostikuan 291 persona me HIV.

Rreth 90 përqind e infektimeve me HIV ndodhën për shkak të marrëdhënieve seksuale (Raporti për

Situatën Epidemiologjike, IShP, 2009).

Shumica e rasteve me HIV në Shqipëri janë diagnostikuar ndër femrat dhe meshkujt e moshës

25-44 vjeç. Që prej vitit 2000, përqindja e femrave me HIV/AIDS po rritet. Janë identifikuar

gjashtëmbëdhjetë raste të transmetimit nga nëna te fëmija (Raporti i Situatës Epidemiologjike, IShP,

2009).

Në gusht të vitit 1987, nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) me mbështetjen e drejtpërdrejtë të

Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), u krijua Programi Kombëtar për Parandalimin dhe

Kontrollin e HIV/AIDS (NPPC) pranë Institutit të Shëndetit Publik (IShP). Programi për parandalimin

dhe kontrollin e HIV/AIDS synonte që të ishte gjithëpërfshirës, i organizuar, shkencor dhe i bazuar në

fakte.

Disa nga shtyllat kryesore të zhvillimit të programit kombëtar Shqiptar janë si vijon:

• Përzgjedhja e një grupi shumëdisiplinor mjekësh, epidemiologësh, psikologësh dhe

punonjësish socialë në IShP, që ka përgjegjësinë të koordinojnë aktivitetet parandaluese

të HIV/AIDS dhe të monitorojnë situatën epidemiologjike në Shqipëri.

• Krijimi në vitin 2003 i një komiteti ndër-ministror për HIV/AIDS që synon forcimin e

përpjekjeve politike për luftimin e HIV/AIDS.

• Krijimi i Mekanizmit Koordinues të Vendit (MKV), që takohet rregullisht, me

pjesëmarrjen e qeverisë, organizatave jo-qeveritare (OJQ) dhe të njerëzve që jetojnë me

HIV/AIDS.

• Krijimi i MKV i çeli udhë zbatimit të suksesshëm të grantit të Fondit Global prej rreth 5

milionë USD që monitorohet nga IShP dhe zbatohet në dy faza gjatë një periudhe

pesëvjeçare, që në fillim të vitit 2007.

• Forcimi i sistemit të survejimit biologjik dhe të sjelljes përmes survejimit të brezit të dytë

dhe krijimit të një sistemit të vetëm monitorimi dhe vlerësimi, që në vitin 2005.

• Trajtimi mjekësor falas për pacientët me AIDS qysh prej vitit 2004, me mbështetjen e

donatorëve të huaj dhe të Agjencive të Kombeve të Bashkuara.

• Konferenca e tretë kombëtare për HIV/AIDS, që u zhvillua në Mars të vitit 2004, adoptoi

Strategjinë Kombëtare për Parandalimin dhe Kontrollin e HIV/AIDS në Shqipëri, e cila u

rishikua në vitin 2008. Tani ekziston një plan i hollësishëm për zbatimin e kësaj strategjie.

Struktura kryesore për zbatimin e saj është Programi Kombëtar për Parandalimin dhe

Njohuritë, Qëndrimet dhe Sjellja në Lidhje me HIV/AIDS | 183

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!