05.06.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Gratë më të shtyra në moshë (mbi 35), ato me lindje të shumta, gratë e zonave rurale dhe gratë

në rajonet Qendrore dhe Malore ka më pak të ngjarë që t’i bëjnë lindjet në qendrën shëndetësore.

Përqindja e grave që lindin në qendër shëndetësore rritet me rritjen e nivelit arsimor dhe të statusit

material.

Përqindja e grave që kanë lindur në qendra shëndetësore është rritur nga 94 përqind në RHS

2002 (CDC, IPH dhe INSTAT, 2005) në 98 përqind në MICS 2005 (INSTAT, 2008); ishte 97 përqind

në ADHS 2008-09.

9.2.2 Ndihma Gjatë Lindjes

Tabela 9.6 tregon se pothuajse të gjitha lindjet (99 përqind) në Shqipëri ndihmohen nga

punonjës të aftë shëndetësorë. Tetëdhjetë e tre përqind e lindjeve ndihmohen nga një obstetër ose

gjinekolog (OB/GYN), ndërsa 15 përqind ndihmohen nga mami ose infermiere. Nuk ka ndryshime të

mëdha, sipas karakteristikave të përzgjedhura, në përqindjen e grave që ndihmohen nga punonjës

shëndetësorë gjatë lindjes. Duke parë llojin e punonjësit shëndetësor, sipas karakteristikave të

përzgjedhura, gratë nën moshën 35 vjeç dhe ato me lindje më të pakta në numër ka më shumë të

ngjarë që të ndihmohen nga OB/GYN gjatë lindjes, kurse ato më të moshuara dhe me më shumë

lindje ka më shumë të ngjarë që të ndihmohen nga infermiere ose mami.

Tetëdhjetë e gjashtë përqind e lindjeve që kryhen në qendrën shëndetësore ndihmohen nga

OB/GYN dhe 14 nga infermiere ose mami. E kundërta ndodh për lindjet që kryhen diku tjetër

(kryesisht në shtëpi): 70 përqind e tyre ndihmohen nga infermiere ose mami dhe 10 përqind nga

OB/GYN. Gratë në qytete (94 përqind) ka më shumë të ngjarë të ndihmohen nga OB/GYN sesa gratë

në zona rurale (76 përqind). Nga ana tjetër, gratë në zona rurale (22 përqind) ka më shumë të ngjarë

sesa ato të qytetit (6 përqind) që të ndihmohen nga mami ose infermiere. Sipas rajonit, përqindja e

grave që ndihmohen gjatë lindjes nga një OB/GYN varion nga 71 përqind në rajonin Malor në 94

përqind në Tiranën Urbane. Nga ana tjetër, 6 përqind e lindjeve në Tiranën ndihmohen nga mami ose

infermiere, krahasuar me 28 përqind të lindjeve në rajonin Malor. Përqindja e grave që ndihmohen

gjatë lindjes nga OB/GYN ngrihet me rritjen e nivelit arsimor dhe të gjendjes materiale; nga ana tjetër

përqindja e atyre që ndihmohen nga infermiere ose mami bie me rritjen e nivelit arsimor ose të

gjendjes materiale.

Përqindja e grave që janë ndihmuar në lindje nga një personel i trajnuar shëndetësor mbetet i

lartë qysh prej MICS 2005, 99 përqind (INSTAT, 2008).

Vlerësimet e bëra nga Studimet e fundit Demografike dhe Shëndetësore në vendet e Evropës

Lindore dhe në Kaukaz tregojnë se në shumicën e vendeve të rajonit (me përjashtim të

Azerbaixhanit), më shumë se 95 përqind e grave lindin në një qendër shëndetësore dhe ndihmohen

nga personel i trajnuar shëndetësor.

Qëllimi i kryerjes së lindjes cezariane është pakësimi i vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë

amtare. Sipas OBSH, lindjet cezariane duhet të përbëjnë jo më pak se 5 përqind dhe jo më shumë se

15 përqind të Totalt të lindjeve në një vend (UNICEF, WHO, UNFPA, 1997). Tabela 9.6 tregon se 19

përqind e lindjeve në pesë vjetët e fundit përpara studimit u kryen cezariane (C-section). Lindjet

cezariane ka më shumë të ngjarë të kryhen nga gratë e moshës 35-49 vjeç (31 përqind), gratë që e

kanë lindjen e parë (21 përqind), gratë në qytete (23 përqind) dhe gratë në Tiranën Urbane (22

përqind) dhe në rajonin Bregdetar (20 përqind). Gratë me arsim të mesëm ose të lartë dhe ato të dy

indekseve më të larta të pasurisë ka më shumë të ngjarë që të bëjnë lindje cezariane krahasuar me të

tjerat.

Përqindja e lindjeve cezariane është rritur nga 13 përqind në RHS 2002 (CDC, IPH dhe

INSTAT, 2005) në nivelin aktual 19 përqind në ADHS 2008-09.

Shëndeti i Nënës | 133

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!