05.06.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

10.6 MBËSHTETJA E FAMILJES PËR TË MËSUAR

Cilësia e kujdesit në familje luan një rol të madh për zhvillimin e hershëm të fëmijës,

veçanërisht në 3-4 vitet e para të jetës së tij, që është periudha e zhvillimit të shpejtë të trurit.

Deklarata Botërore për Mbijetesën, Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Fëmijëve, që u arrit në Takimin e

Nivelit të Lartë për Fëmijët në vitin 1990, thotë se fëmijëria duhet të jetë periudhë e gëzimit dhe

paqes, e lojrave, e të mësuarit dhe e rritjes (United Nations, 1990). Një nga qëndrimet e deklaratës së

vitit 2002 “Një botë e përshtatshme për fëmijët” thotë se “fëmijët duhet të jenë fizikisht të

shëndetshëm, mendërisht të zgjuar, emocionalisht të sigurt, kompetentë nga ana sociale dhe të

gatshëm për të mësuar” (United Nations, 2002). Në këtë kontekst, përfshirja e të rriturve në aktivitetet

e fëmijëve, prania e librave për fëmijë në shtëpi dhe kushtet e përgjithshme që i rrethojnë fëmijët në

shtëpi janë tregues të rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e tyre.

Në ADHS 2008-09, informacioni u mblodh për një numër aktivitetesh që mbështesnin të

mësuarit e hershëm të fëmijëve të vegjël. U bënë pyetje për përfshirjen e të rriturve në aktivitetet e

mëposhtme të fëmijëve: (1) leximi i librave ose shikimi i librave me ilustrime; (2) tregimi i historive;

(3) të kënduarit e këngëve; (4) nxjerrja e fëmijëve jashtë oborrit të shtëpisë; (5) loja me fëmijët; (6)

dhe kalimi i kohës me fëmijët duke emërtuar, numëruar, ose vizatuar gjëra.

Tabela 10.11 tregon përqindjen e fëmijëve të moshës 0-59 muaj për të cilët anëtarët e rritur të

familjes përfshihen në aktivitete që nxisin të mësuarit dhe përgatitjen për shkollë gjatë tri ditëve

përpara studimit. Rezultatet tregojnë se për rreth tetë nga dhjetë fëmijë nën pesë vjeç (79 përqind),

një i rritur përfshihej në katër ose më shumë aktivitete që nxisin të lexuarit dhe përgatitjen për shkollë

në tri ditët që i paraprinë studimit. Përfshirja e të rriturve në aktivitete me fëmijët është më e lartë për

fëmijët më të rritur të moshës 24-59 muaj (88 përqind) sesa për fëmijët më të vegjël 0-23 muaj (62

përqind) dhe është më e lartë për vajzat (81 përqind) sesa për djemtë (77 përqind). Fëmijët në zonat

rurale (75 përqind) dhe në rajoninMalor (63 përqind) ka më pak të ngjarë sesa fëmijët në zonat urbane

(86 përqind) apo në rajone të tjera (78 deri 93 përqind) që të përfshihen në katër ose më shumë

aktivitete të specifikuara me një të rritur në familje. Përfshirja e të rriturve në katër ose më shumë

aktivitete që nxisin të mësuarit dhe përgatitjen për shkollë rritet me rritjen e nivelit arsimor të nënave

dhe gjendjen pasurore të familjes.

Përfshirja e të rriturve në katër ose më shumë nga aktivitetet e specifikuara me fëmijët rritet

nga 68 përqind në MICS 2005 (INSTAT, 2008) në 79 përqind në ADHS 2008-09. Numri mesatar i

aktiviteteve ku përfshihen të rriturit bashkë me fëmijët është 4.7.

Tabela 10.11 paraqet edhe informacionin për përfshirjen e baballarëve në aktivitetet e

fëmijëve që nxisin të mësuarit dhe përgatitjen për shkollë. Rezultatet tregojnë se për rreth 59 përqind

të fëmijëve, babai merr pjesë në një ose më shumë aktivitete që nxisin të mësuarit dhe përgatitjen për

shkollë në tri ditët që i paraprinë këtij studimi; numri mesatar i aktiviteteve ku ishin përfshirë

baballarët ishte 1.6. Përfshirja e baballarëve në një ose më shumë aktivitete që nxisin të mësuarit dhe

përgatitjen për shkollë bie për fëmijët e moshës 0-23 muaj (54 përqind) në krahasim me ata të moshës

24-59 muaj (62 përqind); kjo është edhe më e vogël në zonat rurale (49 përqind) kundrejt atyre urbane

(75 përqind). Sipas rajonit, përqindja më e ulët e fëmijëve, baballarët e të cilëve përfshihen në

aktivitete për të mbështetur të mësuarit dhe përgatitjen për shkollë është në zonat malore (42 përqind),

ndërsa më e larta është në qytetin e Tiranës (83 përqind). Përfshirja e babait në një ose disa aktivitete

që nxisin të mësuarit dhe përgatitjen për shkollë është më e madhe kur rritet niveli arsimor i nënave

dhe statusi pasuror i familjes.

Përqindja e fëmijëve, baballarët e të cilëve përfshihen në një ose më shumë aktivitete që

nxisin të mësuarit, është rritur nga 46 përqind në MICS 2005 (INSTAT, 2008) në 59 përqind në

ADHS 2008-09.

150 | Shëndeti i Fëmijës

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!