05.06.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Është e rëndësishme që fëmijët me diarre të

marrin vlerat e duhura ushqyese. Rekomandohet që

fëmijët të vazhdojnë të marrin ushqime të ngurta kur

ata kanë diarre. Tabela 10.8 tregon se shumica e

fëmijëve me diarre është ushqyer ose me të njëjtën sasi

ushqimi si zakonisht (41 përqind) ose diçka më pak

ushqim (29 përqind) nga ç’mernin përpara se të

sëmureshin dhe vetëm 11 përqind kanë marrë më

shumë ushqim se zakonisht. Sidoqoftë, 14 përqind e

fëmijëve me diarre ose kanë marrë më pak ushqim se

zakonisht ose nuk kanë ngrënë fare.

Përgjithësisht, 63 përqind e fëmijëve me

diarre, gjatë dy javëve që i paraprinë studimit,

vazhduan të ushqehen dhe të marrin ORT dhe/ose më

shumë lëngje.

Për t’u siguruar në lidhje me nivelin e dijeve

për ORS në Shqipëri, grave të moshës 15-49 vjeç që

kishin lindur gjatë pesë vjetëve që i paraprinë studimit

iu bë pyetja nëse kishin dijeni për paketat ORS ose

lëngjet ORS të paketuar. Tabela 10.9 tregon se një

shumicë (81 përqind) e grave që lindën fëmijë në pesë

vjetët e fundit kishin dijeni për paketat ORS. Nënat e

moshës 25 vjeç dhe lart (83 përqind) ka më shumë të

ngjarë që të kenë dijeni për ORT në krahasim me ato

më të rejat (73 në 74 përqind). Ashtu si pritej, nënat në

zonat rurale kanë më pak të ngjarë që të dinë për ORS

se ato të zonës urbane (përkatësisht 74 dhe 92

përqind). Përsa i përket rajoneve, niveli më i lartë i

njohurive për ORS ishte ndër nënat e Tiranës (99

përqind) dhe më i ulëti në rajonin Bregdetar (77

përqind). Njohuritë për paketat ORS ose për lëngjet e

paketuara ORS shtohen me rritjen e nivelit arsimor të

grave dhe të statusit pasuror të familjeve. Për

shembull, ndër gratë me një lindje gjatë pesë vjetëve të

fundit, 73 përqind e tyre pa arsim ose me 4 klasë

shkollë kishin dijeni për ORS, përkundër 96 përqind e

grave me universitet ose arsim më të lartë. Dijet për ORS variojnë nga 70 përqind ndër nënat në

indeksin pasuror më të ulët dhe 94 përqind ndër nënat me indeksin pasuror më të lartë.

10.5 LARGIMI I JASHTËQITJEVE

Nëse jashtëqitjet e njeriut nuk kanalizohen, mund të përhapin sëmundje përmes kontaktit

direkt ose përmes kontaktit të kafshëve me jashtëqitjet. Për rrjedhojë, largimi i përshtatshëm i

jashtëqitjeve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për parandalimin e sëmundjeve. Tabela 10.10 tregon

shpërndarjen e fëmijëve të vegjël nën pesë vjeç, që jetojnë me nënat e tyre sipas mënyrës së largimit

të jashtëqitjes së fundit të fëmijës. Jashtëqitjet e 57 përqind të fëmijëve largohen ashtu si duhet: 47

përqind e fëmijëve nën pesë vjeç përdorin tualetin ose uturakun, jashtëqitja e 8 përqind hidhet në

tualet ose në uturak, dhe 1 përqind e rasteve e groposin jashtëqitjen. Jashtëqitja e 39 përqind të

fëmijëve hidhet në plehra. Duhet theksuar se shumica e fëmijëve jashtëqitjet e të cilëve hidheshin në

plehra ishin ende në pelena, çka e bën këtë një metodë të largimit të jashtëqitjes, jo domosdoshmërisht

të rrezikshme. Sidoqoftë, sistemi i mbledhjes së plehrave duhet të funksionojë dhe të kryhet në kohën

e duhur, në mënyrë që kjo metodë e largimit të jashtëqitjes të konsiderohet e sigurt. Në Shqipëri, duke

148 | Shëndeti i Fëmijës

Tabela 10.9 Njohuritë për paketat ORS apo për lëngjet

e paketuara

Përqindja e grave të moshës 15-49 që kanë pasur një

lindje në pesë vjetët e fundit që i paraprinë studimit qe

kanë dijeni për paketat ORS ose për lëngjet e paketuara

ORS për trajtimin e diarresë, sipas karakteristikave të

përzgjedhura , Shqipëria 2008-09

Karakteristika të

përzgjedhura

Përqindja e

grave që dinë

për paketat

ORS ose për

lëngjet ORS të

paketuar

Numri i

grave

Mosha

15-19 (72.8) 27

20-24 73.9 234

25-34 82.5 779

35-49 83.3 270

Vendbanimi

Urban 91.6 520

Rural 73.9 790

Rajoni

Bregdetar 76.6 352

Qendror 78.4 624

Malor 81.0 157

Tirana Urbane 98.6 177

Arsimi

Pa arsim/ Fillor 4-vjeçar (72.6) 42

Fillor 8-vjeçar 76.4 797

I mesëm, profesional,

teknik 86.6 326

Universitar+ 95.7 145

Indeksi i pasurisë 69.7 284

Më i ulëti 71.8 271

I dyti 83.7 286

I mesëm 88.8 251

I katërti 94.3 217

Më i larti

Total 80.9 1,310

Shënim: Shifrat në kllapa janë bazuar mbi 25-49 raste

të papeshuara.

ORS = Kripëra për rehidrimin nga goja

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!