05.06.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Dhënia e ilaçeve kundër parazitëve është shumë më e ulët se sa dhënia e suplementit të

hekurit gjatë kujdesit para lindjes. Vetëm 3 përqind e grave kanë marrë ilaçe për të luftuar parazitët e

zorrëve gjatë shtatzënisë së fundit; kjo ndryshon shumë pak në varësi të karakteristikave të

përzgjedhura.

Rreth (48 përqind) e grave shtatzëna që marrin kujdes para lindjes ishin informuar për shenjat

e ndërlikimeve të shtatzënisë. Gratë më të shtyra në moshë dhe ato me një numër më të madh lindjesh

ka më pak të ngjarë që të jenë informuar për shenjat e ndërlikimeve të shtatzëniësë. Gratë e zonave

urbane (63 përqind) ka më shumë gjasa sesa gratë e zonave rurale (39 përqind) që të kenë dijeni për

shenjat e ndërlikimeve të shtatzënisë. Shtatëdhjetë e dy përqind e grave në Tiranën Urbane ishin

informuar për shenjat e ndërlikimeve të shtatzënisë, kundrejt 33 përqind të grave në rajonin Malor.

Përqindja e grave të informuara për shenjat e ndërlikimeve të shtatzënisë ngrihet me rritjen e nivelit

arsimor dhe statusit material. Tetë në dhjetë gra janë peshuar, ndërsa nëntë në dhjetë gra iu nënshtruan

analizave bazë; 91 përqind të grave u është matur tensioni i gjakut, 88 përqind u është marrë kampioni

i urinës, 87 përqind të grave u është marrë kampioni i gjakut, dhe 95 përqind kanë bërë ekografi.

Ka një ndryshueshmëri të ndjeshme sipas karakteristikave të përzgjedhura në përqindjen e

grave shtatzëna që u janë nënshtruar analizave dhe matjeve bazë. Në përgjithësi përqindjet individuale

janë më të ulëta për gratë më të shtyra në moshë, ato me shumë lindje, gratë në fshatra dhe në zonat

malore. Përqindja e grave shtatzëna që u janë nënshtruar analizave dhe matjeve para lindjes ngrihet

me rritjen e nivelit arsimor dhe të të statusit material.

Krahasimi i rezultateve të ADHS 2008-09 me rezultatet e RHS 2002 tregon një rritje në

përqindjen e grave shtatzëna që marrin suplemente të hekurit dhe një rritje në përqindjen e atyre që u

nënshtrohen analizave dhe matjeve bazë gjatë kujdesit para lindjes (CDC, IPH, dhe INSTAT, 2005).

9.1.4 Imunizimi Kundër Tetanozit

Tetanozi është një sëmundje infektive që shkaktohet nga bakteria anaerobe Clostridium tetani,

i hasur rëndom në dheun që përmban jashtëqitje kafshësh. Këto baktere rriten në inde të vdekura si në

plagë apo në kërthizën e të porsalindurit pas prerjes së kordonit umbilikal. I porsalinduri mund të

infektohet me tetanoz në rast se thika, bisturia apo mjeti, me të cilët pritet kordoni umbilikal, është i

kontaminuar. Pothuajse të gjithë fëmijët që marrin tetanozin vdesin. Gratë mund ta marrin tetanozin

prej infektimit të uterusit pas lindjes.

Që prej vitit 2000, nuk janë regjistruar raste me tetanoz në Shqipëri. Sëmundja e tetanozit tek

i porsalinduri është zhdukur në Shqipëri disa dekada më parë, falë imunizimit të fëmijëve dhe të grave

shtatzëna dhe falë faktit që pothuajse të gjitha gratë lindin në pika shëndetësore. Kryerja e vaksinës së

tetanozit gjatë shtatzënisë përbën një nga mjetet më frytdhënëse për parandalimin e tetanozit tek të

porsalindurit, veçanërisht në rastet kur lindjet nuk bëhen në njësitë shëndetësore.

Në rast se gruaja shtatzënë nuk e ka bërë vaksinën kundër tetanozit më parë, OBSh

rekomandon dy doza vaksine gjatë shtatzënisë për të siguruar mbrojtjen e duhur të nënës dhe të

fëmijës. Në rast se gruaja shtatzënë ka marrë vetëm dy doza TT përpara shtatëzënisë rekomandohet

edhe një dozë tjetër vaksine. Në përgjithësi, për të siguruar një mbrojtje të mirë kundër tetanozit gjatë

gjithë jetës, rekomandohen të paktën pesë doza të vaksinës (WHO, 2002).

Sipas kërkesave të Programit Kombëtar Shqiptar të Imunizimit, të gjitha gratë shtatzëna, edhe

sikur të kenë qënë vaksinuar më parë kundër tetanozit, duhet të marrin dy doza të tetanozit gjatë

shtatzënisë aktuale. Sipas informacionit më të fundit të OBSH dhe UNICEF, pothuajse të gjithë

fëmijët në Shqipëri (99 përqind) janë të mbrojtur nga tetanozi falë vaksinimit të mirë dhe rreth nëntë

në dhjetë lindje (87 përqind) janë të mbrojtura nga tetanozi për tërë jetën përmes vaksinimit të marrë

nga nëna (WHO/UNICEF, 2009).

130 | Shëndeti i Nënës

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!