05.06.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

SHËNDETI I TË RRITURVE 13

Shqipëria, ashtu si vende të tjera në tranzicion epidemiologjik, po përballet me një rritje të

sëmundjeve jongjitëse, obezitetit dhe kushteve të tjera që lidhen me një mënyrë jetese sedentare dhe

urbanizimin e shpejtë. E tërë kjo gërshetohet me sëmundje ngjitëse të reja dhe të tjera që rishfaqen, si

HIV/SIDA dhe infeksione seksualisht të transmetueshme (IST). Një situatë e tillë e rëndon Shqipërinë

me një barrë të dyfishtë sëmundjesh, tipike si për shoqëri të zhvilluara ashtu edhe për ato në zhvillim.

Jetëgjatësia mesatare e një personi të lindur në Shqipëri, në vitin 2001, ishte 79 vjeç për femrat dhe 72

vjeç për meshkujt (INSTAT, 2004). Shkaqet kryesore të vdekjes janë të ngjashme me ato të vendeve

të zhvilluara: sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut (kryesisht sëmundja ishemike e zemrës dhe

sëmundja cerebrovaskulare), neoplazmat, dëmtimet dhe helmimet.

Ky kapitull paraqet informacion lidhur me aspekte të ndryshme të shëndetit të të rriturve në

Shqipëri, përfshirë statusin aktual të shëndetit, sëmundjet kronike dhe akute, konsumin e duhanit dhe

alkoolit, hipertensionin, aksesin ndaj kujdesit shëndetësor dhe cilësinë e tij, sigurimin shëndetësor dhe

pagesat për kujdesin shëndetësor.

13.1 STATUSI AKTUAL SHËNDETËSOR

Në ADHS 2008-09, femrave dhe meshkujve në moshën 15-49 vjeç iu kërkua të vlerësonin

statusin aktual shëndetësor të tyre dhe ta kategorizonin sipas niveleve: shumë i mirë, i mirë, mesatar, i

keq, shumë i keq. Atyre iu kërkua gjithashtu të vlerësonin në një shkallë të ngjashme nëse shëndeti i

tyre ishte përmirësuar apo përkeqësuar krahasuar me 12 muajt përpara studimit. Tabelat 13.1.1 dhe

13.1.2 tregojnë shpërndarjen e femrave dhe meshkujve, sipas statusit shëndetësor aktual të

vetëdeklaruar, në bazë të karakteristikave të përzgjedhura.

Tetëdhjetë e një përqind e femrave krahasuar me 89 përqind të meshkujve e raportuan

shëndetin e tyre aktual si shumë të mirë apo të mirë, ndërkohë që 17 përqind e femrave dhe 9 përqind

e meshkujve e raportuan shëndetin e tyre si mesatar. Dy përqind e femrave dhe 1 përqind e meshkujve

e raportuan statusin e tyre shëndetësor si të keq ose shumë të keq.

Ashtu siç pritej, të dhënat tregojnë që statusi aktual shëndetësor është i ndërlidhur me

moshën, vendbanimin, nivelin arsimor dhe kuintilin e pasurisë. Gjashtë në dhjetë femra (61 përqind)

dhe meshkuj (62 përqind) në moshën 15-49 vjeç raportuan një status shëndetësor shumë të mirë

krahasuar me vetëm 20 përqind të femrave dhe 34 përqind të meshkujve në moshën 45-49 vjeç. Në

kontrast me këtë, vetëm 7 përqind e femrave dhe 6 përqind e meshkujve në moshën 15-49 vjeç e

raportuan statusin e tyre shëndetësor si mesatar, të keq ose shumë të keq, krahasuar me 31 përqind të

femrave dhe 17 përqind të meshkujve në moshën 45-49 vjeç.

Nuk ekzistojnë dallime të qenësishme në statusin aktual të femrave në bazë të gjendjes së tyre

civile. Megjithatë, meshkujt e pamartuar ndonjëherë duket se kanë një status më të mirë aktual se sa

ata që aktualisht janë të martuar apo bashkëjetojnë. Nëntëdhjetë e tre përqind e meshkujve të

pamartuar ndonjëherë raportuan se kanë shëndet shumë të mirë ose të mirë krahasuar me 87 përqind

të atyre që aktualisht bashkëjetojnë. Megjithatë, këta meshkuj kanë gjithashtu gjasa të jenë më të rinj

se sa ata që bashkëjetojnë. Duhet vënë në dukje se numri i femrave dhe meshkujve që aktualisht janë

të divorcuar, të ndarë, apo të ve është tepër i vogël për të nxjerrë përfundime kuptimplota.

Si meshkujt ashtu edhe femrat që jetojnë në zonat urbane, ata me arsim universitar apo më të

lartë dhe ata nga kuintili më i lartë i pasurisë kanë më shumë gjasa për ta vetëraportuar statusin e tyre

shëndetësor aktual si shumë të mirë ose të mirë, ndërkohë që meshkujt dhe femrat që jetojnë në zonat

rurale, ata pa arsim ose vetëm me arsim 4-vjeçar dhe ata që i përkasin indeksit më të ulët të pasurisë

raportuan një përqindje më të lartë statusi shëndetësor mesatar, të keq ose shumë të keq.

Shëndeti i të Rriturve | 219

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!