05.06.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ekzistojnë variacione të mëdha, sipas karakteristikave të përzgjedhura, në qëndrimet e

meshkujve ndaj së drejtës së një bashkëshorti për të ndërmarrë veprime specifike kur bashkëshortja

nuk pranon të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Ndërkohë që 70 përqind e meshkujve në zonat

urbane nuk bien dakord me asnjë prej veprimeve të specifikuara, përqindja korresponduese e

meshkujve në zonat rurale është 56 përqind. Po kështu, ndërkohë që 80 përqind e meshkujve në

Tiranën Urbane mendojnë që një mashkull nuk ka të drejtë të ndërmarrë ndonjë prej veprimeve të

specifikuara, vetëm 55 përqind e meshkujve në rajonet Malore dhe Qendrore mendojnë kështu.

Meshkujt me nivelin më të lartë arsimor dhe në indeksin më të lartë pasuror (74 përqind secili) kanë

më shumë gjasa të mos bien dakord me asnjë prej veprimeve të specifikuara, krahasuar me meshkuj të

tjerë (42 përqind e meshkujve pa arsim apo me arsim 4-vjeçar dhe 51 përqind e meshkujve në

indeksin më të ulët të pasurisë).

15.7 TREGUES TË FUQIZIMIT TË GRUAS

Treguesit e fuqizimit të gruas përdoren në studimet DHS për të treguar marrëdhënien midis

statusit të femrës dhe përfundimeve të ndryshme mëmësore dhe të shëndetit të fëmijës. Treguesit e

fuqizimit të përdorur këtu janë 1) pjesëmarrja e femrave në vendimet e familjes, 2) qëndrimet e

femrave ndaj refuzimit nga bashkëshortja për të kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshortin apo

partnerin e saj dhe 3) qëndrimet e femrave ndaj rrahjes së bashkëshortes. Ato mund të përmblidhen

në tri indekse të ndryshme.

Indeksi i parë i fuqizimit të gruas tregon numrin e vendimeve ku femrat marrin pjesë vetëm

ose bashkërisht me bashkëshortin/partnerin e tyre (shih Tabela 15.5.1 për listën e vendimeve). Indeksi

varion në një vlerë nga 0 në 4 dhe ka një lidhje pozitive me fuqizimin e gruas. Ai pasqyron shkallën e

kontrollit vendim-marrës që femrat janë në gjendje të ushtrojnë në fusha që ndikojnë jetën dhe

mjediset e tyre. Indeksi i dytë i fuqizimit të gruas është numri i arsyeve për të cilat personi i

intervistuar mendon se bashkëshorti është i justifikuar të rrahë bashkëshorten e tij (shih Tabela 15.6.1

për listën e arsyeve). Indeksi varion në vlerë nga 0 në 5 dhe ka një lidhje negative me fuqizimin e

gruas, pra, një rezultat i ulët i këtij treguesi interpretohet si pasqyrim i një shkalle më të lartë të

drejtash dhe vetëvlerësimi dhe i një statusi më të lartë për femrat. Indeksi i tretë i fuqizimit të gruas

është numri i rrethanave në të cilat personi i intervistuar mendon që një femër është e justifikuar të

refuzojë marrëdhëniet seksuale me bashkëshortin apo partnerin (shih Tabela 15.7.1 për listën e

rrethanave). Indeksi varion në vlerë nga 0 në 3 dhe ka lidhje pozitive me fuqizimin e femrave. Ky

indeks pasqyron perceptimet e femrave për të drejtat që gëzojnë në lidhje me trupin e tyre, si dhe

ndjesinë që provojnë për veten.

Tabela 15.8 tregon se si këta tre tregues gërshetohen mes të intervistuarave femra. Në

përgjithësi, pritshmëria është që femrat që marrin pjesë në më shumë vendime të familjes kanë më

shumë gjasa të kenë njohuri të shëndosha mbi barazinë gjinore. Rezultatet tregojnë se ekziston një

marrëdhënie negative midis numrit të vendimeve ku femrat përfshihen dhe përqindjes që bie dakord

me arsyet e specifikuara që përligjin rrahjen e bashkëshortes nga bashkëshorti. Gjashtëdhjetë e pesë e

femrave aktualisht të martuara që marrin pjesë në të gjithë vendim-marrjen për familjen nuk mendojnë

se rrahja e bashkëshortes përligjet nga ndonjë arsye; kjo përqindje bie qëndrueshëm në 23 përqind

mes atyre që mendojnë se rrahja e bashkëshortes përligjet për të pesta arsyet e specifikuara.

Në të njëjtën kohë, Tabela 15.8 tregon që vetëm 34 përqind e femrave që nuk marrin pjesë në

ndonjë prej vendimeve të familjes nuk janë dakord me asnjë prej arsyeve të specifikuara që përligjin

rrahjen e bashkëshortes nga bashkëshorti, krahasuar me 74 përqind të femrave që marrin pjesë në tre

deri në katër vendime. Ekziston gjithashtu një marrëdhënie e drejtpërdrejtë midis pjesëmarrjes së

femrave në vendim-marrje dhe numrit të arsyeve të dhëna për një bashkëshorte që të refuzojë

marrëdhëniet seksuale me bashkëshortin. Për shembull, përqindja e femrave që bien dakord me të

gjitha arsyet që një bashkëshorte të refuzojë marrëdhëniet seksuale me bashkëshortin rritet nga 39

përqind mes femrave që nuk marrin pjesë në ndonjë vendim të familjes në 68 përqind mes femrave që

marrin pjesë në tre deri në katër vendime.

Fuqizimi i Gruas dhe Përfundimet Demografike e Shëndetësore | 291

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!