05.06.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Lëndimet e paqëllimshme janë përgjegjëse për 43 vdekje për 100 000 banorë në vit, një shifër

shumë më e lartë se sa nivelet e raportuara në vendet e Europës Perëndimore. Në Shqipëri, lëndimet nga

aksidentet rrugore shkaktojnë 12 vdekje për 100,000 banorë në vit.

Sëmundjet respiratore shkaktojnë 6 përqind të të gjitha vdekjeve, ose 47 vdekje për 100,000

banorë. Vetëm duhanpirja është përgjegjëse për 22 përqind të barrës së sëmundjes.

Konsumi i alkoolit shkakton 6 përqind të barrës së sëmundjes, obeziteti shkakton një 10

përqindësh të përllogaritur dhe mungesa e aktivitetit fizik shkakton 5 përqind të barrës së sëmundjes

(Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, 2009; Instituti i Shëndetit Publik, 2004).

1.4.4 Shërbimet Spitalore

Në Shqipëri, niveli i dytë i kujdesit shëndetësor ofrohet nga spitalet. Në vend, ka mbi dyzetë

spitale publike, përfshi 22 Spitale Rrethesh, 11 Spitale Rajonale, 4 Spitale Universitare, 1 Qendër

Universitare të Traumave, 2 Spitale Psikiatrike, dhe 1 Qendër Kombëtare për Zhvillimin dhe Rritjen e

Fëmijëve.

Me mbështetje të vazhdueshme si nga qeveria ashtu edhe nga donatorët, infrastruktura e

spitaleve dhe pajisjeve apo mjeteve mjekësore janë përmirësuar dukshëm gjatë viteve të fundit. Është e

detyrueshme që spitalet të përdorin protokolle të standartizuara trajtimi, të cilat jo vetëm sigurojnë

cilësinë e shërbimeve, por edhe përdorimin efikas të burimeve financiare. MSh është në procesin e

miratimit të një Ligji për ‘Financimin e Kujdesit Shëndetësor Spitalor Ofruar në Spitalet Publike nga

Skema e Detyrueshme e Sigurimeve Shëndetësore.’ Duke i konsideruar spitalet një përparësi, MSh do të

vazhdojë të financojë Spitalet Psikiatrike, Shërbimin Kombëtar të Transfuzionit të Gjakut, Qendrën e

Shërbimeve të Riparimit Elektro-mjekësor, si dhe Njësinë e Urgjencës së Transportit me Helikopter nga

buxheti qeveritar (Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, 2009; Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë,

2002; Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, 2004).

1.4.5 Shërbimet Farmaceutike

Shërbimet farmaceutike në Shqipëri janë kryesisht private. Disa prej elementëve më thelbësore

të këtij rrjeti shërbimesh janë: 3 prodhues vendas private; 216 depo farmaceutike, 1 020 farmaci

individuale, 210 agjenci private farmaceutike dhe 42 farmaci spitalore, të cilat janë të vetmet

institucione farmaceutike publike. Synimi kryesor i shërbimeve farmaceutike është përdorimi me

racionalitet, efektshmëri dhe siguri i një numri të madh barnash cilësore në dispozicion dhe të ofrojnë

barna jo vetëm të sigurta dhe të një cilësie të lartë, por edhe të përballueshme në kosto nga popullsia.

Megjithëse shërbimet farmaceutike janë kryesisht private, ato monitorohen rreptësisht nga MSh dhe

Qendra Kombëtare për Kontrollin e Barnave. Aktualisht, ka një numër të madh barnash të regjistruara

në Shqipëri (3,400 medikamente) dhe numri ka qenë në rritje të qëndrueshme.

Këshilli i Ministrave ngriti dy komisione brenda strukturës së MSh për të mbuluar shërbimet

farmaceutike:

• Komisioni i Barnave për Hartimin dhe Rishikimin e Listës së Rimbursimeve. Një herë në

vit, ky komision përzgjedh barnat që do të rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve

Shëndetësore.

• Komisioni i Çmimeve të Barnave. Një herë në vit, ky komision miraton koston maksimale,

siguracionin dhe çmimet e transportit , siguracionin, dhe çmimet e transportit të barnave të

importuara dhe të prodhuara në vend.

MSh dhe institucione të tjera përgjegjëse bashkëpunojnë ngushtë me agjenci të ndryshme

europiane të barnave për të siguruar përputhjen e Legjislacionit Farmaceutik Shqiptar, me udhëzimet

Hyrje | 7

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!