05.06.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kur kombinohen fëmijët që ushqehen me gji dhe ata që nuk ushqehen me gji, shihet se

shumica e fëmijëve në moshën 6-23 muaj nuk ushqehen në përputhje me rekomandimet IYCF. Vetëm

19 përqind ushqehen sipas tri praktikave IYCF. Përqindja e fëmijëve që merr ushqim minimumin e

herëve apo më shumë në ditë dhe përqindja që ushqehen në përputhje me tri praktikat IYCF rritet me

moshën e fëmijëve deri në 11 muaj dhe pastaj bie mes fëmijëve në moshën 18-23 muaj. Vajzat kanë

më pak gjasa se sa djemtë që të ushqehen sipas tri praktikave IYCF të rekomanduara. Po kështu,

fëmijët në zonat rurale kanë më pak gjasa se sa ata në zonat urbane që të ushqehen në përputhje me tri

praktikat IYCF të rekomanduara.

164 | Të Ushqyerit

11.1.5 Ushqime dhe Lëngje të Konsumuara nga Femrat

Të ushqyerit e përshtatshëm i nënës është i rëndësishëm si për shëndetin e femrave ashtu dhe

për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre. Tabela 11.6 paraqet informacion nga nënat me fëmijë

nën tre vjeç mbi ushqimet dhe lëngjet që ato kishin konsumuar gjatë periudhës 24-orëshe përpara

studimit. Informacioni mbi modelet e të ngrënit të nënave shërben si masë e dobishme për të vlerësuar

cilësinë e dietave të nënave.

Rezultatet në Tabelën 11.6 tregojnë që në ditën dhe natën përpara intervistës, më shumë se

nëntë në dhjetë nëna kishin konsumuar ushqime të bëra nga drithërat, mishi, peshku (përfshi

molusqet), shpendët apo vezët dhe djathi e kosi. Konsumimi i mishit, peshkut, shpendëve dhe vezëve

është posaçërisht i rëndësishëm sepse këto ushqime janë burime të mira proteinash dhe hekuri. Dyzetë

e pesë përqind e femrave raportuan se kishin ngrënë ushqime të bëra me vaj, yndyrë, apo gjalpë dhe

56 përqind kishin konsumuar ushqime me sheqer. Tridhjetë e tre përqind e nënave nuk kishin

konsumuar qumësht apo produkte qumështi (burime të rëndësishme kalciumi) dhe 34 përqind nuk

kishin ngrënë fruta dhe perime të pasura me vitaminë A.

Duke shqyrtuar diferencialet në Tabelën 11.6, vihen re variacione të vogla sipas moshës dhe

vendbanimit urban-rural në përqindjen e femrave që konsumojnë ushqime me prejardhje nga drithërat,

rrënjët dhe zhardhokët, bishtajat dhe arra/lajthi/bajame, vaj, yndyrë apo gjalpë dhe çaj apo kafe. Më

shumë variacione vërehen sipas indeksit të pasurisë në përqindjen e femrave që konsumojnë fruta dhe

perime të pasura në vitaminë A, fruta dhe perime të tjera, djathë dhe kos, mish, peshk apo molusqe,

shpendë dhe vezë. Konsumi i ushqimeve me sheqer varion dukshëm sipas indeksit të pasurisë, ku

femrat në indeksin më të lartë kanë thuajse dy herë më shumë gjasa për të konsumuar ushqime me

sheqer se sa femrat në indeksin më të ulët të pasurisë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!