05.06.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Mbipesha (dhe obeziteti), të cilat maten me anë të peshës ndaj gjatësisë, po shndërrohen në

problem për fëmijët e disa vendeve në zhvillim. Përqindja e fëmijëve tek të cilët pesha ndaj gjatësisë

është më shumë se dy devijime standard mbi (+2 SD) medianën e popullsisë referencë të OBSh-së

konsiderohet mbipeshë dhe përbën tregues të nivelit të problemit të mundshëm me mbiushqyerjen.

Pesha ndaj moshës (underweight) është një indeks i kombinuar që merr parasysh edhe

kequshqyerjen kronike edhe atë akute; ajo përdoret shpesh për të monitoruar statusin e të ushqyerit në

kohë të ndryshme periodikisht. Ajo paraqitet në raportet DHS për të mundësuar krahasimin me

rezultatet e studimeve apo përpjekjeve monitoruese mbi bazë klinike që përdorin matjen pesha ndaj

moshës. Ashtu si pesha ndaj gjatësisë, ky indeks i nënshtrohet variacioneve stinore. Përdorimi i

standardeve të reja të rritjes të OBSh-së rezulton në rritje thelbësore në nënpeshë gjatë gjysmës së

parë të kohës kur fëmija është foshnje (0-6 muaj) dhe një ulje paskëtaj, krahasuar me referencën

NCHS/CDC/WHO.

Tabela 11.12 tregon përqindjen e fëmijëve të klasifikuar si të nënushqyer sipas

karakteristikave të përzgjedhura dhe Figura 11.3 tregon statusin e të ushqyerit të fëmijëve sipas

moshës. Në tërësi, rezultatet e ADHS 2008-09 tregojnë që 19 përqind e fëmijëve nën moshën pesë

vjeç kanë prapambetje në gjatësi dhe 11 përqind kanë prapambetje të rëndë në gjatësi . Prapambetja

në gjatësi ndodh edhe mes fëmijëve nën moshën gjashtë muaj (33 përqind). Nivelet e prapambetjes

në gjatësi (stunting) rriten me moshën, nga 33 përqind mes fëmijëve nën gjashtë muaj deri në 12

përqind mes atyre në moshën 48-59 muaj. Midis këtyre ka luhatje domethënëse, me 18 përqind të

fëmijëve në moshën 12-17 muaj me prapambetje në gjatësi dhe 29 përqind të fëmijëve në moshën 18-

23 muajsh me prapambetje në gjatësi . Me vone, prapambetja në gjatësi bie me luhatje të lehta në 12

përqind në grupmoshën më të madhe. Prapambetja në gjatësi është disi më e lartë mes vajzave se sa

mes djemve (21 dhe 18 përqind, përkatësisht). Prapambetja në gjatësi nuk varion thelbësisht sipas

gjatësisë së intervalit të lindjes përpara studimit.

Ekzistojnë disa diferenciale social-ekonomike te prapambetja në gjatësi . Fëmijët në zonat

urbane kanë pak më shumë gjasa të kenë prapambetje në gjatësi se sa ata në zonat rurale (20 dhe 19

përqind, përkatësisht). Përqindja e fëmijëve me prapambetje në gjatësi varion sipas rajonit, duke u

luhatur nga 18 përqind në Tiranën Urbane dhe rajonin Qendror në 28 përqind në rajonin Malor.

Nivelet e prapambetjes në gjatësi uleshin me rritjen e nivelit arsimor të nënës. Fëmijët në indeksin më

të ulët të pasurisë kanë dy herë më shumë gjasa të kenë prapambetje në gjatësi krahasuar me fëmijët

në indeksin më të lartë të pasurisë (27 përqind krahasuar me 13 përqind).

Dobësimi (wasting) pasqyron pasojat e kequshqyerjes akute mbi statusin e të ushqyerit të

fëmijëve; zakonisht shkaktohet nga mungesa në ushqime kohët e fundit, nga episode diarreje apo

sëmundjesh të tjera kohët e fundit, të cilat kontribuojnë te kequshqyerja. Në tërësi, rezultatet e ADHS

2008-09 tregojnë që 9 përqind e fëmijëve nën moshën pesë vjeç janë të dobët dhe 6 përqind janë

tepër të dobët . Duke parë diferencialet sipas karakteristikave të përzgjedhura, mund të vërehet që

dobësimi është më i lartë mes fëmijëve nën gjashtë muaj (27 përqind); është më i lartë mes djemve

(11 përqind) se sa mes vajzave (7 përqind), më i lartë në zonat urbane (11 përqind) se sa në zonat

rurale (8 përqind), dhe më i lartë në Tiranën Urbane (13 përqind) se sa në rajone të tjera. Dymbëdhjetë

përqind e fëmijëve nënat e të cilëve kanë arsim universitar apo më të lartë dhe fëmijët në indeksin më

të lartë të pasurisë janë të dobët .

Nënpesha (underweight) tek fëmijët pasqyron efektet e kombinuara si të kequshqyerjes

kronike (afatgjatë) edhe asaj akute (afatshkurtër). Në tërësi, rezultatet e ADHS 2008-09 tregojnë që 5

përqind e fëmijëve nën moshën pesë vjeç janë nën peshë për moshën e tyre dhe 2 përqind janë

seriozisht nën peshë. Fëmijët nën gjashtë muaj (11 përqind) kanë më shumë gjasa të jenë nën peshë,

së bashku me fëmijët në rajonin Malor (9 përqind) dhe fëmijët në indeksin më të ulët të pasurisë (8

përqind).

176 | Të Ushqyerit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!