05.06.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Përgjithësisht, 36 përqind e femrave të moshës 15-24 vjeç kishin bërë seks me rrezik të lartë

gjatë 12 muajve që i paraprinë studimit. Të rejat e moshës 15-19 vjeç ka më shumë të ngjarë që të

përfshihen në akte seksuale me rrezik të lartë sesa ato të moshës 20-24 vjeç (54 dhe 30 përqind,

përkatësisht). Dymbëdhjetë përqind e rejave të pamartuara kishin bërë seks me rrezik të lartë. Femrat

në zonat urbane ka më shumë të ngjarë sesa ato të zonave rurale që të përfshihen në akte seksuale me

rrezik të lartë (49 dhe 28 përqind, përkatësisht). Përqindja e të rejave që kanë bërë seks me rrezik të

lartë, gjatë 12 muajve të kaluar, rritet me ngritjen e nivelit arsimor dhe të gjendjes materiale të

familjes.

Vetëm një e katërta e femrave (25 përqind) të moshës 15-24 vjeç që kanë bërë seks me rrezik

më të lartë gjatë 12 muajve që i paraprinë studimit përdorën prezervativin herën e fundit që bënë seks

me rrezik të lartë. Femrat e moshës 20-24 vjeç ka më shumë të ngjarë që të kenë përdorur

prezervativin herën e fundit që bënë seks me rrezik të lartë sesa femrat e moshës 15-19 (29 dhe 20

përqind, përkatësisht). Përdorimi i prezervativit herën e fundit të marrëdhënies seksuale me rrezik të

lartë u raportua nga 39 përqind e të rejave në zonat urbane, në krahasim me 9 përqind e të rejave në

zonat rurale. Sipas rajoneve, të rejat në Tiranën Urbane ka më shumë të ngjarë që të kenë përdorur

prezervativin (59 përqind) gjatë herës së fundit që bënë seks me rrezik të lartë. Niveli më i lartë

arsimor dhe material është në përpjesëtim të drejtë me përdorimin e prezervativit gjatë herës së fundit

që të rejat bënë seks me rrezik më të lartë.

Nëntëdhjetë e tre përqind e të rejave të moshës 15-24 vjeç që bënë seks gjatë 12 muajve që i

paraprinë studimit ishin përfshirë në akte seksuale me rrezik të lartë gjatë kësaj periudhe, dhe më

shumë se gjysma e tyre (55 përqind) raportuan se kishin përdorur prezervativin herën e fundit që

kishin bërë seks me rrezik të lartë. Aktet seksuale me rrezik të lartë janë më të përhapura ndër të rinjtë

e moshës 15-19 vjeç sesa tek ata të moshës 20-24 vjeç (97 përqind në krahasim me 91 përqind). Nuk

ka ndryshime të mëdha ndërmjet niveleve të seksit me rrezik të lartë dhe përdorimit të prezervativit

ndër të rinjtë në varësi të rajonit apo të vendbanimit urban-rural; sidoqoftë, ndryshe nga femrat,

meshkujt në fshat kanë një nivel pak më të lartë të përdorimit të prezervativit herën e fundit që bënë

seks me rrezik të lartë, sesa meshkujt në qytet (56 dhe 53 përqind, përkatësisht). Nuk ka ndryshime të

mëdha në përdorimin e prezervativit herën e fundit të kontaktit seksual me rrezik të lartë në varësi të

nivelit arsimor dhe material.

12.17 PËRZIERJA E MOSHAVE QË HYJNË NË MARRËDHËNIE SEKSUALE

Në shumë shoqëri, të rejat kanë marrëdhënie seksuale me burra që janë shumë më të rritur në

moshë. Kjo praktikë mund të çojë në përhapjen e HIV dhe të STI, sepse në rast se një partner më i ri

dhe i painfektuar bën seks me një partner në moshë më të rritur dhe të infektuar, kjo mund ta sjellë

virusin në një kohort më të ri dhe më pak të ekspozuar.

Kjo pjesë ekzaminon prevalencën e akteve seksuale ndër partnerët me diferenca të mëdha

moshe. Femrat e moshës 15-24 vjeç që kanë bërë seks me rrezik të lartë, gjatë 12 muajve që i

paraprinë studimit, u pyetën për moshën e të gjithë partnerëve të tyre. Në rastin kur ato nuk e dinin

moshën e saktë të partnerit, u pyetën nëse ai ishte më i ri ose më i rritur se ato dhe nëse ky partner

ishte 10 ose më shumë vjet më i madh se ato. Rezultatet tregohen në Tabelën 12.18.

Përgjithësisht, 3 përqind e të rejave të moshës 15-24 vjeç dhe 6 përqind e të rejave të moshës

15-19 vjeç kanë kryer marrëdhënie seksuale me rrezik të lartë me një mashkull 10 ose më shumë vjet

më të madh në moshë.

Njohuritë, Qëndrimet dhe Sjellja në Lidhje me HIV/AIDS | 215

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!