05.06.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

15.4 QËNDRIMET E MESHKUJVE PËR VENDIM-MARRJEN NË FAMILJE

ADHS 2008-09 u drejtoi meshkujve aktualisht të martuar pyetjen se kush, sipas tyre, duhet të

ketë një ndikim më të madh në marrjen e vendimeve për pesë çështje specifike: kryerjen e blerjeve të

rëndësishme për familjen, blerjet për nevojat e përditshme të familjes, vizitat te familja apo të afërmit

e bashkëshortes, çfarë duhet bërë me paratë që fiton bashkëshortja dhe sa fëmijë duhet të ketë familja.

Tabela 15.4.2 tregon se rezultatet për qëndrimet e meshkujve përgjithësisht përkojnë me ato të

bashkëshorteve të tyre lidhur me pjesëmarrjen në vendim-marrjen familjare.

Meshkujt e martuar kanë bindjen e fortë (86 përqind) që bashkëshortja dhe bashkëshorti duhet

të kenë ndikim të barabartë në vendimin se sa fëmijë duhet të ketë familja. Shumica e meshkujve

mendojnë gjithashtu që vendimet për vizitat te familja apo të afërmit e bashkëshortes (67 përqind) dhe

ndarja e të ardhurave në të holla të bashkëshortes (68 përqind) duhen marrë bashkërisht. Nga ana

tjetër, 44 përqind e meshkujve të martuar pohuan se bashkëshortja duhet të ketë një ndikim më të

madh në kryerjen e blerjeve për nevojat e përditshme të familjes, ndërkohë që 36 përqind pohuan se

vendimi duhet marrë bashkërisht. Lidhur me blerjet e rëndësishme të familjes, 46 përqind e

meshkujve të martuar pohuan se bashkëshorti duhet të ketë një ndikim më të madh, edhe pse gjysma

(50 përqind) e meshkujve mendojnë që vendimi duhet të merret bashkërisht.

Tabela 15.4.2 Pjesëmarrja e femrave në vendim-marrje sipas meshkujve

Shpërndarja në përqindje e meshkujve aktualisht të martuar në moshën 15-49 vjeç sipas personit që ata mendojnë se

duhet të ketë një ndikim më të madh në marrjen e vendimeve për pesë lloje çështjesh, Shqipëria 2008-09

Vendimi Bashkëshortja

Bashkëshortja

dhe

bashkëshorti

së bashku

Bashkëshorti

Nuk e di/

varet Total

Numri i

meshkujve

Blerjet e rëndësishme për familjen 3.2 50.0 45.9 1.0 100.0 1,703

Blerjet për nevojat e përditshme

të familjes 44.2 35.5 17.2 3.0 100.0 1,703

Vizita te familja apo të afërmit e

bashkëshortes 12.3 66.7 17.5 3.4 100.0 1,703

Çfarë duhet bërë me paratë që fiton

bashkëshortja 9.2 67.6 17.3 5.9 100.0 1,703

Sa fëmijë të ketë familja 0.9 86.0 11.8 1.3 100.0 1,703

Tabela 15.5.1 tregon se si ndryshon pjesëmarrja e femrave në vendim-marrje sipas

karakteristikave të përzgjedhura. Ka një ndërlidhje të fortë midis moshës dhe vendim-marrjes. Për

shembull, përqindja e femrave që marrin pjesë në të katër vendimet rritet nga 16 përqind mes femrave

në moshën 15-19 vjeç në 60 përqind mes femrave në moshën 45-49 vjeç. Femrat që janë të punësuara

për të ardhura në të holla kanë më shumë gjasa të marrin pjesë në të katërta vendimet. Gjasat që një

femër e martuar të jetë e përfshirë në të gjitha vendimet është më e lartë mes femrave me 1-2 dhe 3-4

fëmijë që jetojnë. Femrat në zonat urbane kanë më shumë gjasa se sa ato në zonat rurale të kenë

ndikim në të gjitha vendimet. Duke parë ndryshimet sipas rajoneve, përqindja e femrave aktualisht të

martuara që marrin pjesë në të gjitha vendimet është më e larta në Tiranën Urbane (75 përqind),

krahasuar me 50 deri në 54 përqind në rajonet e tjera. Përqindja e femrave që marrin pjesë në vendimmarrje

rritet me nivelin e arsimit. Njëzet e pesë përqind e femrave pa arsim apo me arsim fillor 4vjeçar

marrin pjesë në të gjitha vendimet e specifikuara, krahasuar me 74 përqind të femrave me arsim

universitar apo më të lartë. Përqindja e femrave aktualisht të martuara që marrin pjesë në të gjitha

katër vendimet rritet me indeksin e pasurisë, nga 38 përqind mes femrave në indeksin më të ulët në 75

përqind mes femrave në indeksin më të lartë.

Fuqizimi i Gruas dhe Përfundimet Demografike e Shëndetësore | 281

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!