05.06.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ndër fëmijët me ARI, shtatë në dhjetë janë çuar në qendrën shëndetësore për këshillë ose

trajtim dhe gjashtë në dhjetë kanë marrë antibiotikë (nuk ka të dhëna për shkak të numrit të vogël të

rasteve).

Prevalenca e ARI ndër fëmijët nën pesë vjeç nuk ka ndryshuar shumë qysh prej MICS 2005

(INSTAT, 2008), në të cilin 4 përqind e fëmijëve kishin simptoma të ARI, në krahasim me 5 përqind

në ADHS 2008-09.

ADHS 2008-09 bëri një numër pyetjesh për të përcaktuar prevalencën dhe trajtimin e etheve

ndër fëmijët nën pesë vjeç. Tabela 10.5 tregon përqindjen e fëmijëve nën pesë vjeç me ethe gjatë dy

javëve që i paraprinë këtij studimi dhe përqindjen e atyre që marrin trajtim të ndryshëm sipas

karakteristikave të përzgjedhura. Rezultatet tregojnë se 8 përqind e fëmijëve nën pesë vjeç kanë pasur

ethe gjatë dy javëve që i paraprinë studimit. Prevalenca është më e lartë ndër fëmijët e moshës 12-23

muaj (12 përqind) dhe më e ulët ndër ata nën 6 muaj (3 përqind). Fëmijët në zonat urbane (9 përqind),

ata të rajonit Bregdetar (12 përqind), fëmijët, nënat e të cilëve kanë arsim fillor ose më pak se katër

klasë shkollë (9 përqind) dhe fëmijët e familjeve të tre indekseve më të ulëta shoqërore (8 deri 9

përqind) ka më shumë gjasa që të kenë ethe gjatë dy javëve që i paraprinë studimit.

Ndër fëmijët me ethe, rreth shtatë në dhjetë (71 përqind) ishin çuar në qendrën shëndetësore

ose te një punonjës shëndetësie për këshillim ose trajtim. Fëmijët vajza (61 përqind), fëmijët e

fshatrave (70 përqind) dhe ata të zonave Malore (30 përqind) ka më pak të ngjarë që të çohen në

qendrën shëndetësore për këshillim ose trajtim. Marrëdhënia ndërmjet sjelljes për të kërkuar kujdes

dhe arsimimit të nënës apo indeksit pasuror të familjes nuk mund të përcaktohet për shkak të numrit të

vogël të rasteve.

Rreth gjashtë në dhjetë fëmijë me ethe (58 përqind) morën antibiotikë. Përqindja e fëmijëve

me ethe që morën antibiotikë është më e ulët ndër fëmijët vajza, fëmijët e zonave rurale dhe ata të

rajonit Malor.

10.4 DIARREJA

Dehidrimi për shkak të diarresë së rëndë është shkaku kryesor i vdekshmërisë së fëmijëve të

vegjël dhe një nga shkaqet kryesore të vdekjes së foshnjave dhe të fëmijëve. Trajtimi i duhur i rastit

përfshirë terapinë e rehidrimit nga goja, ushqyerjen e vazhdueshme dhe dhënien e antibiotikëve në

rast dizanterie, krahas nxitjes së ushqyerjes me gji dhe praktikat më të mira të heqjes së gjirit – janë

elementë të rëndësishëm për reduktimin e peshës së sëmundjeve me diarre ndër fëmijët e vegjël në

Shqipëri. Sikurse ARI, sëmundjet me diarre janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes së fëmijëve të

vegjël në Shqipëri. Në vitin 2007, vdekjet për shkak të diarresë përbënin 2 përqind të vdekjeve të të

miturve dhe një përqind të vdekjeve të fëmijëve nën pesë vjeç (INSTAT, 2009).

Në ADHS 2008-09, prevalenca e diarresë u vlerësua duke pyetur nënat nëse fëmijët e tyre nën

pesë vjeç kanë pasur diarre gjatë dy javëve që i paraprinë këtij studimi. Në rast se përgjigjja ishte “po”

nëna pyetej nëse kishte pasur gjak në jashtëqitjen e fëmijës. Tabela 10.6 tregon se 5 përqind e

fëmijëve nën pesë vjeç ka pasur diarre në dy javët që i paraprinë studimit. Më pak se 1 përqind e

fëmijëve të vegjël kishte pasur diarre me gjak, shenjë kjo e dizanterisë.

144 | Shëndeti i Fëmijës

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!