05.06.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

14 | Hyrje

plotësohej pyetësori në letër. Kjo u pasua nga trajnimi për të njëjtin modul, duke përdorur PDA, me

intervista të improvizuara, intervista ballë përballë, si dhe praktika në grupe të vogla.

Përpos trajnimit në kushte klase, pjesëmarrësit praktikuan matjet antropometrike dhe kryerjen

e testeve të anemisë te fëmijët në kopshte. Kursantët gjithashtu kryen tri raunde praktike në terren për

të përfituar më shumë përvojë në intervistim, matje antropometrike, anemie, dhe të tensionit të gjakut,

si dhe logjistikë të punës në terren dhe dinamikat e punës në ekip. Ndërkohë që, si intervistuesit edhe

intervistueset kryen intervista me personat për Pyetësorin e Familjes, vetëm intervistueset kryen

intervista me femrat e kualifikuara për Pyetësorin e Femrave dhe vetëm intervistuesit kryen intervista

me meshkujt e kualifikuar për Pyetësorin për Meshkujve. Pjesëmarrësve të përzgjedhur si mbikëqyrës

të punës në terren, u trajnuan edhe dy ditë më shumë për mënyrën e mbikëqyrjes së punës në terren

dhe sigurimin me cilësi të të dhënave.

Për punën në terren u ngritën dymbëdhjetë ekipe. Secili ekip përbëhej nga një mbikëqyrës, tri

intervistuese femra, dy intervistues meshkuj dhe një shofer. Intervistuesit dhe mbikëqyrësit u

përzgjodhën mbi bazën e pjesëmarrjes në sesionet e trajnimit, praktikën në terren, dhe tetë teste

vlerësimi teorik. Kursantët me më shumë përvojë, ata që kishin marrë pjesë në para-test, si dhe ata që

dolën shumë mirë në praktikë dhe teste, u përzgjodhën si mbikëqyrës.

IShP dhe INSTAT mbikëqyrën të gjitha aspektet e veprimtarive të punës në terren. Për këtë

qëllim, u formuan katër ekipe të kontrollit të cilësisë (KC) me një person nga secili institucion në

secilin ekip. Ekipet e kontrollit të cilësisë ishin përgjegjës për nga dy deri në katër ekipe intervistimi

(në varësi të vendndodhjes dhe vështirësisë për të patur akses ndaj ekipeve). Përzgjedhja e ekipeve të

kontrollit të cilësisë u bazua mbi pjesëmarrjen e plotë në trajnimin para testit apo trajnimin kryesor

për studimin dhe praktikën, përvojën e gjithanshme me pyetësorin e plotë të ADHS, si dhe aftësinë

për të përdorur dhe zgjidhur problemet me PDA. ICF Macro ndoqi përparimin e punës në terren duke

marrë afërsisht çdo dy javë një paketë standarte tabelash të kontrollit të cilësisë, të bazuar në të dhënat

e grumbulluara më së fundi. Gjithashtu, stafi i ICF Macro vizitoi 6 nga 12 ekipet intervistuese dhe, së

bashku me anëtarët e ekipeve të KC, vëzhguan punën në terren, ripanë përparimin, si dhe kontrolluan

cilësinë e punës në terren.

Grumbullimi i të dhënave u zhvillua gjatë gjashtë muajve, nga fundi i tetorit 2008 deri në prill

2009. Mesatarisht, çdo ekipi, iu deshën rreth tre ditë për të plotësuar një PSU, duke shfrytëzuar

mëngjesin herët dhe mbrëmjen vonë për të gjetur të intervistuarit në shtëpi.

1.5.5 Përpunimi i të Dhënave

Ngaqë ADHS 2008-09 përdori PDA-të për grumbullimin e të dhënave, veprimtaritë e

përpunimit të të dhënave ishin një pjesë integrale e të gjitha veprimtarive të studimit. Gjatë gjithë

mbledhjes së të dhënave, u kryen kontrolle për gamën dhe konsistencën mbi të dhënat e grumbulluara,

dhe intervistuesit ripanë dhe korrigjuan të dhënat sipas nevojës. Në fund të çdo interviste, të dhënat e

mbledhura ruheshin në një sistem dytësor ruajtjeje në PDA. Sapo përfundonte grumbullimi i të

dhënave për ditën, të dhënat për intervistat e përfunduara transferoheshin me anë të Bluetooth nga

PDA e intervistuesit tek PDA e mbikëqyrësit, dhe pyetësorët e familjeve, femrave dhe meshkujve

përputheshin dhe kontrolloheshin automatikisht kundrejt listës së familjeve të përzgjedhura.

Pasi ishte përfunduar i gjithë intervistimi për PSU dhe mbikëqyrësi kishte marrë të gjitha të

dhënat për atë PSU, të gjithë pyetësorët kontrolloheshin për plotshmërinë e tyre përpara se të

përgatiteshim për t’u përcjellë pranë zyrës qendrore tek INSTAT në Tiranë. Të dhënat e regjistruara

në PDA nga PSU-të e përfunduara, shkarkoheshin në kompjutera tavoline (desktop) dhe dërgoheshin

nga terreni drejt qendrës së INSTAT në Tiranë në mënyrë të rregullt, në mënyrë periodike çdo një deri

dy javë. Të dhënat e marra në INSTAT, kontrolloheshin sa të plota ishin dhe redaktoheshin nga

personeli i përpunimit të të dhënave, të cilët ishin trajnuar enkas për këtë detyrë. Të gjitha programet

për përpunimin e ADHS u përgatitën duke përdorur Sistemin e Përpunimit të Regjistrimeve dhe

Studimeve (CSPro). Mbi bazë javore, përgatitej një paketë tabelash për cilësinë e të dhënave mbi të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!