17.12.2012 Views

kurrikula e edukimit parashkollor në kosovë - Ministria e Arsimit ...

kurrikula e edukimit parashkollor në kosovë - Ministria e Arsimit ...

kurrikula e edukimit parashkollor në kosovë - Ministria e Arsimit ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

I. FILOZOFIA E EDUKIMIT PARASHKOLLOR

Studimet më të përparuara psikologjike e pedagogjike vërtetojnë se

gjashtë vitet e para të jetës së fëmijës kanë ndikim të madh në formësimin

e personalitetit të njeriut.

Me synimin që zhvillimi i fëmijës deri në gjashtë vjeç të jetë sa më i

suksesshëm, njerëzit e profesionit e të shkencës bëjnë përpjekje ta ndërgjegjësojnë

shoqërinë për edukimin cilësor të fëmijëve parashkollorë.

Mirëpo, shkencat e ndryshme që studiojnë zhvillimin dhe edukimin e

fëmijëve nuk ofrojnë një të vetmen përgjigje universale në pyetjen se

çfarë duhet të jetë edukimi parashkollor cilësor.

Me qëllim që filozofia e edukimit parashkollor në Kosovë të jetë

në hap me të arriturat shkencore, praktikat e përparuara dhe në përputhje

me rrethanat e synimet e vendit, ajo këto të arritura duhet t`i ngërthejë

në një sistem të integruar, në një anë, dhe, në anën tjetër, t’i harmonizojë

përvojat pozitive vendore me ato të vendeve më të përparuara.

Taban i filozofisë së edukimit parashkollor është qëndrimi se edukimi

është proces që nisë me jetën e fëmijës dhe vazhdon gjatë gjithë moshës

parashkollore, duke vazhduar në periodat pasuese jetësore.

Edukimi i fëmijëve të grup-moshës deri në tri vjeç dhe i grup-moshës

deri në gjashtë vjeç konsiston në zhvillimin e aspektit shëndetësor e fizik,

emocional- ndjenjor, mendor e social të tij. Nga se aspektet e

personalitetit fillojnë të zhvillohen që në fëmijëri të hershme e vazhdojnë

të zhvillohen në periodat pasuese jetësore, mu për këtë nuk arsyetohet

tendenca e anashkalimit të procesit edukativ në grup-moshën deri në tri

vjeç dhe e identifikimit të këtij procesi me kujdesin shëndetësor dhe

mirërritjen e fëmijës. Kjo tendencë nuk ka mbështetje shkencore, andaj,

si e dëmshme për fëmijën parashkollor, nuk bën të jetësohet në praktikën

edukative në Kosovë.

Një tjetër ide e filozofisë së edukimit parashkollor është respektimi i

karakteristikave të përgjithshme të moshës së fëmijës parashkollor.

Njëkohësisht afirmohet respektimi i dallimeve individuale midis fëmijëve

me potencialin gjenetik të tyre, cilësinë dhe tempon e zhvillimit, specifikave

në të nxënit, nivelit dhe cilësisë së paranjohurive, shkathtësive,

7

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!