24.01.2015 Views

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

EuropeAid/127858/D/SER/KOS Mbështetje në implementimin e qasjes tërë sektoriale në arsim në Kosovë

• Themelimi i një grupi punues për monitorimin e implementimit të KKK‐së dhe koordinimin e

punëve të donatorëve.

• Zhvillimi i një sistemi për sigurimin e cilësisë në nivel kombëtar, komunal dhe shkollor.

Qëllimet kryesore të Komponentit 3 janë freskimi dhe zhvillimi i Profilit të Kompetencave të

Mësimdhënësve, freskimi i katalogut për trajnimin e mësimdhënësve, si dhe forcimi i

kapaciteteve për zhvillimin e politikave dhe trajnimin e mësimdhënësve për të ofruar përmirësim

të cilësisë në arsimin fillor dhe të mesëm brenda një kornize kombëtare për trajnimin dhe

licencimin e mësimdhënësve. Ekipi i projektit vëren se pritet një mbështetje e mëtejme nga IPA

2009 për krijimin e një sistemi gjithëpërfshirës të trajnimit të mësimdhënësve dhe drejtorëve pa

shkëputje nga puna. Qëllimi i projektit të IPA 2009 Education për Trajnimin e Mësimdhënësve

është ‘përforcimi dhe përmirësimi i cilësisë së arsimit përmes zhvillimit të një sistemi të

qëndrueshëm gjithëpërfshirës për trajnimin e mësimdhënësve pa shkëputje nga puna si dhe

trajnimin e drejtorëve të shkollave me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve menaxhuese në

nivel lokal dhe shkollor’. Projekti do t’i koordinojë aktivitetet e tij me këtë projekt të IPA 2009

derisa shfaqen detaje të mëtejshme për kohën dhe përmbajtjen e tij. Ai pritet që të fillojë

përafërsisht kah mesi i vitit 2011, e deri në atë kohë nevojat momentale dhe të ardhshme të

sistemit për trajnimin e mësimdhënësve do të jenë më të dukshme.

Ekipi i Projektit të BE‐së tanimë është pajtuar në parim me KSHLM‐në për fushat në të cilat

projekti mund ta ndihmojë atë, në kuptim të ekspertizës teknike afatgjatë dhe afatshkurta dhe

në aktivitetet trajnuese, dhe në përmbushjen e objektivave të përcaktuara në PiD. Këto fusha

janë:

• Mbështetje në zhvillimin e standardeve të mësimdhënësve dhe sistemit të kredive (në

bashkëpunim me Bankën Botërore IDEP)

• Ndihmë MASHT‐it në zhvillimin e ‘katalogut’ të trajnimeve të mësimdhënësve pa shkëputje

nga puna (në pajtim me kornizën e re të kurrikulit)

• Pilotimi i një sistemi për vlerësimin e përformances së mësimdhënësve në bashkëpunim me

Bankën Botërore IDEP (portfoliot, vetvlerësimi, vlerësimi i përbashkët, të arriturat e

nxënësve, e kështu me radhë)

• Trajnimi i drejtorëve të shkollave dhe stafit të drejtorive komunale të arsimit për analizimin e

nevojave për mbikëqyrjen e mësimit, për mentorim dhe trajnim (si pjesë e planit zhvillimor

të shkollës)

• Ndihmë MASHT‐it në koordinimin e Trajnimit Fillestar të Mësimdhënësve dhe Trajnimit të

Mësimdhënësve pa shkëputje nga puna (në lidhje me kornizën e re të kurrikulit).

Siç është përmendur më lartë, IDEP (BB) tanimë ka bërë intervenime substanciale në fushat e

mbuluara nga PiD për Komponentin 3, veçanërisht në lidhje me licencimin e mësimdhënësve,

procedurat për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve dhe akreditimin e ofruesve të

trajnimeve për mësimdhënës. Projekti i BE‐së do të fokusohet në Katalogun e Trajnimit të

Mësimdhënësve dhe do të sigurojë se ai reflekton plotësisht implikimet e KKK‐së së re në lidhje

me trajnimin e mësimdhënësve dhe me praktikën në klasë. Ai gjithashtu do të kontribuojë në

zhvillimin e kapaciteteve të KSHLM‐së dhe Njësisë për Trajnimin e Mësimdhënësve (NTM) të

MASHT‐it për zhvillimin dhe menaxhimin e një sistemi të qëndrueshëm të trajnimit të

mësimdhënësve pa shkëputje nga puna, duke marrë parasysh çdo intervenim të planifikuar nga

Banka Botërore IDEP dhe GTZ‐ja. Projekti i BE‐së gjithashtu do të mbështesë ndërtimin e

kapaciteteve të Institucioneve të Arsimit të Lartë që punojnë në fushën e trajnimit të

mësimdhënësve pa shkëputje nga puna dhe zhvillimin e një sistemi të koordinuar për

monitorimin e programeve për trajnimin e mësimdhënësve dhe të përformancës në Kosovë.

5

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!