24.01.2015 Views

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

EuropeAid/127858/D/SER/KOS Mbështetje në implementimin e qasjes tërë sektoriale në arsim në Kosovë

Mësimdhënësve (KSHLM); Drejtoritë Komunale të Arsimit; drejtorët e shkollave; mësimdhënësit

dhe sindikatat e mësimdhënësve; ofruesit e shërbimeve për aftësimin e mësimdhënësve;

prindërit; autoritetet lokale dhe Zyrtarët Lokal për Komunitete; punëdhënësit; grupe tjera të

interesuara, veçanërisht ato që përfaqësojnë persona me aftësi të kufizuara dhe ata të

përjashtuar nga shoqëria (komunitetet jo shumicë, përfshirë Romët, Ashkalitë dhe Egjiptasit

(RAE)); anëtar të komunitetit serb; fëmijët me nevoja të veçanta arsimore; dhe në fund por

sigurisht që jo më pak e rëndësishme, vet nxënësit.

Përditësim i kontekstit

Në periudhën e shkurtër fillestare është vërejtur një paqëndrueshmëri në sistem në lidhje me

kapacitetin e MASHT‐it, në aktivitetet e vazhdueshme të projekteve relevante të donatorëve të

tjerë, në ndryshimin e politikave, dhe në problemet politike. Për më tepër, fushat e sektorit të

arsimit në të cilat do të funksiohet Projekti i BE‐së janë duke u mbështetur nga një numër i madh

i projekteve të mbështetura nga donatorët. Për qëllim të këtij Raporti Fillestar, aktivitetet,

veprimet dhe inputet (njerëzore dhe financiare) janë përshkruar me një precizitet të

konsiderueshëm. Sidoqoftë, derisa nevoja për këtë është e kuptueshme, nga perspektiva e

monitorimit dhe implementimit eventual, kjo qasje përfshin një nivel të parashikueshmërisë e

cila në një far mase është jo reale. Për këtë arsye, ekziston mundësia që herë pas herë të

kërkohen përshtatje për t’i marrë parasysh ndryshimet në këtë fushë.

Qasja dhe plani i punës

Rezultatet dhe aktivitetet e Komponentit 1 janë specifikuar duke marrë parasysh rrethanat e

ndryshueshme dhe burimet nga projektet e tjera. Një studim i bërë nga Agjencioni Suedez për

Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) për të hulumtuar dhe zhvilluar mundësitë për qasjen tërë

sektoriale (SWAp) në sektorin e arsimit dërgoi deri te implementimi (prej Korrikut 2009) i një

projekti të mbështetur nga Sida, Programi për Ndërtimin e Kapaciteteve dhe Reforma në Arsim

2009‐2010 (CBERP) i cili specifikoi një numër të objektivave dhe rezultateve kryesore të

nevojshme për themelimin e SWAp‐it.

PiD të projektit të BE‐së specifikon rezultatet dhe aktivitetet të cilat mbështesin qasjen tërë

sektoriale, sikurse nëntitulli i Projektit, ‘Mbështetje për implementimin e qasjes tërësektoriale në

arsim në Kosovë’ që është element kryesor për përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të

shërbimeve arsimore si dhe për të rritur cilësinë e arsimit. Sidoqoftë, vet përmbushja e PiD nuk

do të arrinte ose nuk do të institucionalizonte plotësisht SWAp‐in. Për këtë arsye Projekti i BE‐së

do të ndërmarrë aktivitete shtesë përveç atyre të PiD dhe do të iu ofrojë atyre nivel të duhur të

mbështetjes njerëzore dhe financiare. Kjo në veçanti ka të bëjë me themelimin e disa

aranzhimeve strukturore kyçe, të diskutuara dhe të pajtuara me zyrtar kryesorë të MASHT‐it, siç

janë,

• Komiteti Drejtues i SWAp‐it që do të mbikëqyrë punën e zhvillimit të SWAp‐it dhe do të

menaxhojë atë

• Grupi Punues i SWAp‐it, roli i të cilit do të jetë ta bëjë punën që kërkohet për zhvillimin e

planeve strategjike dhe planeve të aktiviteteve për tërë sektorin gjatë tri viteve dhe në

baza vjetore, të cilat janë llogaritur dhe renditur sipas Kornizës Afatmesme të

Shpenzimeve të qeverisë

• Forumi i Akterëve të SWAp‐it, me përfaqësim të gjerë nga ministritë dhe agjencitë e

qeverisë, Komunat, partnerët donatorë dhe agjencitë ndërkombëtare relevante në

Kosovë , komunitetet jo shumicë, OJQ‐të dhe shoqëria civile, sindikatat dhe sektori privat

• Sekretariat i vogël i SWAp‐it, brenda MASHT‐it, i cili do të veproj si drejtues thelbësor i

procesit të ndërtimit të SWAp‐it në bazë të përditshmërisë;

2

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!