24.01.2015 Views

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

EuropeAid/127858/D/SER/KOS Mbështetje në implementimin e qasjes tërë sektoriale në arsim në Kosovë

Komponenti 3 zhvillimi i mësimdhënësve

Qëllimet kryesore të Komponentit 3 janë freskimi dhe zhvillimi i Profilit të Kompetencave të

Mësimdhënësve, freskimi i katalogut të trajnimit të mësimdhënësve, si dhe ndërtimi i kapaciteteve

për zhvillimin e politikave dhe ofrimin e shërbimeve trajnuese për mësimdhënës për të promovuar

përmirësime cilësore në arsimin fillor dhe të mesëm brenda një kornize për trajnimin dhe licencimin

e mësimdhënësve. Ekipi i projektit vëren se mbështetje e mëtejshme që synon vazhdimin e një

sistemi gjithpërfshirës të trajnimit të mësimdhënësve pa shkëputje nga puna dhe të drejtorëve të

shkollave pritet përmes IPA 2009. Qëllimi i projektit është ‘të përforcojë dhe përmirësojë cilësinë e

arsimit përmes zhvillimit të një sistemi gjithpërfshirës të trajnimit të mësimdhënësve pa shkëputje

nga puna si dhe trajnimin e drejtorëve të shkollave për të përmirësuar kapacitetet menaxhuese në

nivel komunal she shkollor’. Projekti do t’i koordinojë aktivitetet me këtë program me daljen e më

shumë detajeve për kohën dhe përbajtjen e tij. Pritet se ai do të fillojë përafërsisht kah mesi i vitit

2011, deri athere nevojat periodike dhe ato të ardhëshme për zhvillimin e mësimdhënësve do të jenë

më të dukshme.

Siç është treguar më lart, IDEP (BB) tanimë ka bërë disa intervenime substanciale në fushat e

mbuluara nga PiD për këtë Component, veçanërisht në kuptim të licencimit të mësimdhënësve,

procedurave për vlerësimin e përformancës së mësimdhënësve dhe akreditimin e ofruesve të

shërbimeve trajnuese. Për këtë arsye Projekti i BE‐së do të fokusohet në Katalogun për Trajnimin e

Mësimdhënësve (shih Aktivitetin 3.6 më poshtë) dhe do të sigurojë se ai plotësisht reflekton

implikimet e KKK‐së së re për trajnimin e mësimdhënësve dhe praktikën në klasë.

IDEP gjithashtu është duke mbështetur zhvillimin e mëtejm të softuerit të departamentit të MASHT‐it

për SMIA dhe u janë shpërndarë kompjuter DKA‐ve në vitin 2009. Projekti i BE‐së do të mbajë

kontakt me IDEP‐in për të ndihmuar në ndikimin potencial të këtij intervenimi për grumbullimin e

analizave dhe të dhënave të specifikuara në nivelin menaxhues të shkollës në lidhje me planin

zhvillimor të shkollës, integrimin gjinor dhe gjithpërfshirjen.

Projekti i BE‐së gjithashtu do të marrë parasysh projektin aktual Tempus IV në Universitetin e

Prishtinës, i cili përfundon në Dhjetor 2010. Ky synon të ofrojë baza për riplanifikimin e programeve

për aftësimin e mësimdhënësve para shërbimit përmes Programeve për Studime Master në Arsim.

Ngjashëm, Projekti i BE‐së do të bashkëpunoj me homologët nga KiE në kuptim të intervenimeve të

tyre në institucionet e arsimit të lartë dhe të përgatitjes dhe trajnimit të mësimdhënësve të

komuniteteve jo shumicë.

Projekti i BE‐së gjithashtu do të bashkëpunoj ngusht me Fakultetin e Edukimit dhe anëtarët e stafit të

Institutit Pedagogjik (IPK) në lidhje me implementimin e KKK‐së dhe rolet e tyre aktuale dhe të

ardhëshme.

Raporti i USAID‐it Vlerësimi i arsimit Bazik/Arsimit Para universitar në Kosovë (Korrik 2009) vuri në

dukje se Universiteti i Prshtinës ‘mund të shërbehej më mirë nga një Fakultet i Edukimit që bashkon

instruksionet për mësimdhënësit e të githa niveleve, prej atyre parashkollor deri te ata të shkollës së

mesme të lartë. Mësimdhënësit parashkollor dhe fillor mund të fokusojnë pjesën më të madhe të

pergatitjes së tyre brenda Fakultetit të Edukimit, ndërsa mësimdhënësit e arsimit të mesëm të lartë

do ta kompletojnë një shkallë akademike në një fakultet akademik përkatës, si dhe do të bëjnë punë

shtesë në kurse për arsimin e përgjithshëm, metodologjinë dhe praktikën në klasë. Numri i kurseve të

arsimit të përgjithshëm duhet të rritet, dhe numri i orëve praktike duhet të përputhet me kërkesat e

mësimdhënësve të nivelit fillor. Kurse për udhëzime të integruara dhe për mësimdhënie

50

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!