24.01.2015 Views

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

EuropeAid/127858/D/SER/KOS Mbështetje në implementimin e qasjes tërë sektoriale në arsim në Kosovë

• Rishikim i Përbashkët Vjetor i mbajtur nga MASHT‐i dhe partnerët e tij donatorë me

përfaqësues nga ministritë e tjera relevante, agjencitë, komunat, grupet jo shumicë, OJQtë

kryesore, sindikatat dhe sektori privat, ku do të vlerësohet progresi i programit për

zhvillimin e sektorit të arsimit duke e krahasuar atë me planet e punës dhe treguesit, do

të rishikohen dhe adresohen problemet relevante dhe do të caktohen objektivat për

periudhën e radhës

• Punëtoria Vjetore për Planifikimin e Buxhetit, qëllimi i së cilës do të jetë të ndajë dhe

rishikojë Planet e Punës, Planet për Buxhet dhe Prokurim për vitin e ardhshëm, në

kontekst të buxhetit të aprovuar dhe planeve afatmesme për tri vitet e ardhshme, në

mënyrë që të futen në KASH (të detajuara deri në nivel të detajeve të projektit dhe duke

përfshirë të gjitha burimet dhe fondet).

Projekti i BE‐së do t’u ofrojë ndihmë teknike dhe logjistike të gjithë këtyre elementëve

Ekzistojnë paralele që takohen midis CBERP‐së dhe Komponentit 1 të projektit të BE‐së, të cilat

tanimë janë marrë plotësisht parasysh me qëllim të shmangies së dyfishimeve dhe mbulimeve të

aktiviteteve dhe me qëllim të arritjes së ndikimit maksimal që mund të rezultojë nga puna

plotësuese e të dyja projekteve. Madhësia dhe natyra e këtyre mbulimeve, ndryshimet dhe

fushat plotësuese, dhe hapat që do të merren për t’i harmonizuar të dyja projektet janë

përshkruar plotësisht në Seksionin 4 të këtij Raporti. Veçanërisht, projekti i BE‐së është paraparë

të vazhdojë deri kah fundi i vitit 2012, përtej afatit kohorë të CBERP‐së (përfundimi i tij

parashihet të jetë Qershori 2010 ose ka mundësi të jetë Vjeshtë 2010). Për këtë arsye projekti i

BE‐së do të punojë për së afërmi me CBERP‐në derisa ai të përfundojë dhe pastaj do të marrë

përgjegjësi për mbështetjen e prezantimit dhe menaxhimit të SWAp‐it.

Dy donator tjerë kryesorë, Banka botërore dhe GTZ‐ja, kanë projekte të cilat janë duke operuar

në fushëveprimin e Komponentit 1. Siç është detajuar në pjesën kryesore të këtij raporti, ato janë

marrë plotësisht parasysh në planifikimin e aktiviteteve, me qëllim të harmonizimit dhe të

shmangies së dyfishimeve dhe ngatërrimeve.

Komponentët 2 (Zhvillimi i Kurrikulit) dhe 3 (Zhvillimi i Mësimdhënësve) të Projektit janë të

ndërlidhur: implementimi i suksesshëm i Kornizëz së re Kombëtar të Kurrikulit (KKK) nuk varet

vetëm nga zhvillimi efektiv i silabusave por gjithashtu edhe nga trajnimi dhe ritrajnimi efektiv i

mësimdhënësve. Ndryshimet në metodologjinë e mësimdhënies që kërkohen nga një kurrikul

modern siç është KKK‐ja ofrojnë një nxitje dhe imponim për reformim të tërë sistemin të

trajnimit, licencimit, akreditimit dhe vlerësimit të mësimdhënësve.

Tre donatorët kryesorë, përveç BE‐së, në kuptim të mbështetjes aktive në zhvillimin e kurrikulit

dhe të mësimdhënësve, janë Banka Botërore (BB), UNICEF‐i dhe GTZ‐ja. Projekti $10m i Bankës

Botërore (BB) Projekti për Zhvillim Institucional të Arsimit (IDEP) brenda Fushës Prioritare 2

(ndërtimi i kapaciteteve dhe institucioneve për të promovuar përmirësime të cilësisë në arsimin

fillorë dhe të mesëm) përfshin nën komponentë që kanë të bëjnë me zhvillimin profesional të

mësimdhënësve, kurrikuln dhe vlerësimin/ekzaminimin si dhe një Sistem Informativ për

Menaxhimin e Arsimit (SIMA). Projekti i BE‐së tanimë është duke punuar për së afërmi me ekipin

e BB‐së pasi që aktivitetet e IDEP‐it janë të lidhura ngushtë me PiD të Projektit të BE‐së në lidhje

me licencimin e mësimdhënësve, akreditimin e programeve për trajnimin e mësimdhënësve,

procesin e zhvillimit të kurrikulit dhe ndërtimin e kapaciteteve brenda MASHT‐it, përfshirë dy

Këshillat Shtetëror për zhvillimin e kurrikulit dhe të mësimdhënësve. Për këtë arsye projekti do t’i

organizoj aktivitetet e tij me ato të IDEP‐it për t’i shmangur dyfishimet e mundshme dhe do të

krijojë lidhje me ekspertët ndërkombëtar dhe vendor të IDEP‐it gjatë punës së tyre.

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!