24.01.2015 Views

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

EuropeAid/127858/D/SER/KOS Mbështetje në implementimin e qasjes tërë sektoriale në arsim në Kosovë

8 PLANI PËR SIGURIMIN E QENDRUESHMËRISË

Rreziku se rezultatet e projektit nuk do të jenë të qëndrueshme pas përfundimit të tij është i kuptuar

drejt. Theksi në qëndrueshmëri është parimi më i rëndësishëm që mbështetë qasjen e ekipit të

Projektit. Strategjia për qëndrueshmëri ka disa elemente: në thelb ekziston kuptueshmëria se ekipi

nuk është vendimmarrësi e as implementuesi por më shumë është një lehtësues, që i ofron ndërtim

të kapaciteteve MASHT‐it dhe organeve tjera me detyra të përcaktuara me ligj në kuptim të

reformimit të arsimit.

8.1 Mbështetja e politikave

Projekti do të luaj një rol aktiv në identifikimin e problemeve dhe në propozimin e zgjidhjeve, në

mbështetje të institucioneve lokale (MASHT‐in, dy Këshillat Shtetëror, Drejtoritë Komunale të Arsimit

etj.) duke rreshtuar sistemin e arsimit para universitar me normat dhe standardet Evropiane.

Sidoqoftë, kjo gjithmonë do të jetë në partneritet të ngushtë me MASHT‐in dhe organet relevante.

Gjatë tërë punës zhvillimore me MASHT‐in dhe organet tjera, Projekti do të jetë i vetëdijshëm se

ndërtimi i kapaciteteve është po aq i rëndësishëm sa arritja e rezultateve teknike të veçanta.me fjalë

tjera, një e arritur e suksesshme është ajo në të cilën jo vetëm që rezultati është i mirë dhe i duhur

por edhe që është kuptuar dhe pranuar plotësisht nga ata që do të jenë përgjegjës për

implementimin dhe menaxhimin e tij. Në këtë mënyrë, do të krijohej një ‘masë kritike’ e akterëve me

njohuritë e nevojshme, që do të luftonin kundër rrezikimit të qëndrueshmërisë që do të rezultonte

nga koncentrimi i dhe ndërtimit të kapaciteteve në një numër të vogël personash. Kjo është

pjesërisht e vërtetë edhe për qëndrueshmërinë e vet qasjes tërë sektoriale.

8.2 Teknologjia e duhur

Projekti do të ndërtojë mbi aktivitetet dhe rezultatet e CBERP‐së me qëllim që të kontribuojë në

zhvillimin e SWAp‐it. Projekti gjithashtu do të kontribuojë përmes zhvillimit të një instrumenti për

modelim financiar dhe duke vazhduar të ofrojë ndërtim të kapaciteteve gjatë tërë jetës së projektit,

edhe pas kohës kur CBERP të ketë përfunduar. Një dimension i rëndësishëm i qëndrueshmërisë do të

ofrohet përmes sinergjive të cilat do të dalin nga çerek vjeçarët tjerë, veçanërisht përforcimi i planit

buxhetor dhe sistemeve monitorues në MASHT (mbështetur nga PIP‐ja, etj), legjislacioni për

Reformimin e Shërbimeve Civile, ristrukturimi i një numri të madh ministrish (mbështetur nga

projekti FRIDOM). Roli i luajtur nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian (ECLO) përmes

instrumenteve të ndryshme që ka në dispozicion nën Procesin e Asocim Stabilizimit (siç janë

raportimi i rregullt dhe Marrëveshja për Partneritet Evropian) është esencial për inkurajimin e

Qeverisë së Kosovës të miratojë dhe mirëmbajë praktiken më të mirë.

PiD kërkon nga projektit të zhvillojë një ueb faqe që i kushtohet trajnimit të mësimdhënësve pa

shkëputje nga puna në ueb faqen e MASHT‐it (Komponenti 3, Aktiviteti 3.7) dhe projekti propozon që

të zhvilloj ueb faqen e tij, në të cilin do të mund të postoheshin materialet trajnuese dhe dokumentet

kryesore të projektit, të cilat mund të vazhdojnë të kenë qasje edhe pas përfundimit të kohës së

projektit me një kosto minimale.

Projekti do të bashkëpunojë me MASHT‐in dhe donatorët tjerë për themelimin e një sistemi efektiv

të EMIS‐it dhe trajnimin e drejtorëve të shkollave dhe Drejtorive Komunale të Arsimit në

71

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!