24.01.2015 Views

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

EuropeAid/127858/D/SER/KOS Mbështetje në implementimin e qasjes tërë sektoriale në arsim në Kosovë

UNICEF‐i ka mbështetur zhvillimin e KKK‐së përmes një ekipi teknik të udhëhequr nga

konsulentët e UNESCO/IBE që punon së bashku me një ekip të stafit teknik të MASHT‐it dhe me

ekspertë vendor (shih Aktivitetet 2.2‐2.4 më poshtë). Fokusi i Projektit të BE‐së do të

përqendrohet në mbështetjen e procesit të konsultimit dhe shpërndarjes por me një fokusim më

të madh në procesin e implementimit të tij, duke filluar me zhvillimin e silabësëve lëndor.

Objektivi i përgjithshëm i projektit të GTZ‐së Zhvillimi i Kapaciteteve në Sektorin e Arsimit Bazik

në Kosovë (Janar 2010‐ dhjetor 2012) është që të përmirësojë cilësinë në arsimin bazik, për të

ofruar qasje për arsimim të mëtejshëm dhe/ose për të ofruar shkathtësi jetësore relevante. Në

fazën e parë objektivi i projektit është të përmirësojë arsimin bazik në disa komuna të

përzgjedhura (disa të përbashkëta me IDEP‐in) në pajtim me standardet dhe procedurat që do të

zhvillohen dhe do të pajtohen në nivel kombëtar. Grupet në objektivë janë nxënësit e klasës 1‐9

dhe fëmijët e të rinjtë të cilët e kanë ndërprerë shkollimin herët ‘(të larguarit)’ dhe dëshirojnë të

kenë qasje në arsimim të mëtutjeshëm ose janë të detyruar të gjejnë punë të përshtatshme.

Ekipi i projektit do të takohet me GTZ‐në gjatë Janarit 2010 për të diskutuar rreth Planit të tyre

Operacional dhe dyfishimet e mundshme me PiD të EU Education SWAp.

Ekipi i Projektit të BE‐së gjithashtu do të krijojë lidhje me projektet aktuale të IPA‐s të cilat kanë

lidhje me implementimin e KKK‐së: me projektet EU KOSVET V dhe EU KOSVET VI (me nën

sektorin e VET‐it dhe zhvillimin e Kornizës Kombëtare për Kualifikim(KKK)), projektin e BE/KiE të

financuar nga IPA2007 të quajtur Interkulturializmi dhe Procesi i Bolonjës (për zhvillimin lëndor

dhe trajnimin e autorëve ekzistues dhe potencial të materialeve mësimore, duke përfshirë

mësimdhënësit), projektin e Tempus‐it për Master në Arsim (trajnimi fillestar i mësimdhënësve)

si dhe me Pilot projektin e ICT‐së i cili fillon në Shkurt 2010 (trajnimi i mësimdhënësve në ICT,

materialet mësimore elektronike, rrjetet komunikuese).

Dy qëllimet kryesore të Komponentit 2 janë ‘të freskojë dhe të zhvillojë më tej’ një KKK

gjithëpërfshirës dhe të mbështesë ndërtimin e kapaciteteve dhe trajnimin e zhvilluesve të

kurrikulit dhe të tjerëve në nivel kombëtar dhe lokal për të siguruar implementimin efektiv të

sajë. Fokusi i ekipit të projektit të BE‐së do të jetë i dy fishtë: të ofrojë mbështetje për MASHT‐in

dhe UNICEF‐in gjatë procesit të konsultimit dhe shpërndarjes; të mbështesë implementimin

efektiv dhe në faza të kornizës së re për të përfshirë zhvillimin e sylobusave lëndorë, (projekti i

BE‐së do t’i japë më shumë theks këtij aktiviteti). Edhe procesi i konsultimit edhe implementimi

do të jenë në pajtim me parimet e caktuara në Strategjinë për Zhvillimin e Arsimit Para

universitar në Kosovë 2007‐2017.

Këshilli Shtetëror për Kurrikula, Tekste dhe Vlerësim (KSHKTV) është themeluar para se të fillonte

projekti kështu që ky i fundit nuk do të fokusohet në mbështetjen e MASHT‐it për ndërtimin e tij

por më shumë në përkrahjen dhe ndërtimin e kapaciteteve. Ekipi i Projektit të BE‐së ka diskutuar

dhe është pajtuar në parim me KSHKTV‐në rreth fushave ku mundë të ofrojë përkrahje, në

kuptim të ekspertizës afatgjatë dhe afatshkurtër, në lidhje me objektivat e paraqitura në PiD.

Këto fusha përfshijnë

• Mbështetje në procesin e Konsultimit dhe shpërndarjes së KKK‐së.

• Zhvillimin e një manuali për zhvilluesit e silabusave lëndore

• Zhvillimin e një manuali për mësimdhënësit të cilët do të implementojnë kurrikulin e ri

• Trajnimi i mësimdhënësve dhe autorëve në zhvillimin e materialëve të reja mësimore.

• Rishikimin e implikimeve në vlerësimin e KKK‐së

• Themelimi i një grupi punues për monitorimin e implementimit të KKK‐së

• Zhvillimi i një liste të kurseve/ fushave tematike në lidhje me pjesën zgjedhore të kurrikulit

4

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!