24.01.2015 Views

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

EuropeAid/127858/D/SER/KOS Mbështetje në implementimin e qasjes tërë sektoriale në arsim në Kosovë

Zhvillimin e Kosovës dhe procesin e Integrimit Evropian. Agjencioni funksionon si sekretariat i një

Forumi të Nivelit të Lartë, që përbëhet nga Qeveria e Kosovës dhe partnerët zhvillimorë. Ai gjithashtu

shërben si pikë kontakti që e lehtëson negocimet e marrëveshjeve bilaterale midis ministrive dhe

donatorëve të ndryshëm 6 . Duket se është një sistem dhe proces i mirë brenda Agjencioit për

koordinimin e zhvillimit, duke përfshirë një zyrtar me përgjegjësi të veçanta për sektorin e arsimit.

Agjencioni është i angazhuar në koordinimin e ngushtë të aktiviteteve me njësinë për Koordinimin e

Donatorëve në MASHT.

MASHT‐i ka një Departament për Koordinimin e Zhvillimit dhe për Integrim Evropian i cili përbëhet

nga tri divizione: Programi për Kthimin e Trurit, Integrimi Evropian dhe Donacionet. Departamenti

është i përfshirë në koordinimin e të gjithë mbështetjes ndërkombëtare në fushën e arsimit dhe në

promovimin e procesit të integrimit Evropian në arsim. Duke qenë i organizuar në nivel departmental

kjo njësi ka qasje të lehtë dhe koordinim me departamentet tjera funksionale. Fatkeqësisht, këtij

departamenti i mungon stafi i mjaftueshëm dhe expertiza e nevojshme (për momentin ka mbetur

vetëm një anëtar pas dorëheqjes së Udhëheqësit të Departamentit në fund të vitit 2009). MASHT‐i e

ka shpallur vendin për Udhëheqës të departamentit. Sidoqoftë, ekziston përshtypja se prapë do të

ketë vështirësi në lidhje me koordinimin e donatorëve në MASHT në të ardhmen e afërt. Kjo mund të

ndikojë negativisht në implementimin e komponentëve të projektit, dhe veçanërisht në

implementimin e aktiviteteve të komponentit SWAp. Për këtë arsye, ekziston nevoja për

bashkëpunim të ngushtë me njësitë teknike të MASHT‐it për implementimin e komponentëve për

zhvillimin e mësimdhënësve dhe zhvillimin e kurrikulit si dhe për përforcimin e Komisionit Drejtues të

Projektit dhe të rolit të sekretarit të përgjithshëm ose të kujtdo që i kërkohet të mbikëqyrë

koordinimin e donatorëve.

Ekipi i projektit do të përfshihet në bashkëpunim aktiv me AKZHIE‐në në promovimin e qasjes tërë

sektoriale, edhe jashtë edhe brenda MASHT‐it. Një pjesë e përpjekjeve të Projektit do të fokusohen

në ndërtimin e kapaciteteve ekzistuese dhe atyre të ardhshme të Departamentit të MASHT‐it për

Koordinimin e Donatorëve. Aktivitetet relevante do të përfshijnë udhëtime studimore, mbështetje

për organizimin e takimeve rishikuese vjetore, trajnime në punë, rrjete dhe shkëmbime rajonale, e

kështu me radhë (shih aktivitetet nën Komponenti 1 më poshtë).

Sfidat

Arsimi në Kosovë ballafaqohet me një numër pengesash dhe sfidash dhe implikimet për buxhetin e

KKK‐së dhe ligjit të ri janë të dukshme. Të dhënat statistikore tregojnë se shkalla e largimeve mbetet

relativisht e lartë, klasa para fillore, e obliguar, pritet të sjellë një shtesë prej 20,000 fëmijëve në

sistem; arsimi i mesëm i lartë i obligueshëm do të jetë një sfidë tjetër në kuptim të furnizimit me

materiale mësimore dhe me hapësirë shkollore (vetëm shtatë shkolla të mesme janë ndërtuar në

Kosovë që nga konflikti i vitit 1999). Shkollat ende nuk ofrojnë përvojë mësimore të cilësisë së lartë,

mësimdhënësit ballafaqohen me mungesë të burimeve për mësimdhënie dhe me mungesë të

laboratorëve dhe klasave të specializuara për mësimdhënie; metodologjitë moderne të

mësimdhënies janë ende larg nga implementimi i tyre i duhur në sistemin arsimor; përgjegjësitë e

bartura kohëve të fund it nuk janë duke u reflektuar në strukturën drejtorive komunale të arsimit;

KKK‐ja do të kërkojë trajnimin dhe ritrajnimin e mësimdhënësve për implementim të suksesshëm.

Duke pasur parasysh nevojat substanciale të sektorit, MASHT‐i dhe autoritetet lokale të arsimit do të

duhet të bëjnë plane dhe prioritizime intensive për të arritur ndikimin maksimal brenda nivelit aktual

të fondeve. Kjo është një fushë tjetër për tu mbështetur në Komponentin 1, ku projekti do të duhet

6 Marrur nga ueb faqja e AKZHIE‐së me 7 Janar 2010; http://www.acdeiks.org/id=47&mid=44&mid=44&PHPSESSID=ff59d118c59a1558ee1d03e24145a21f

9

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!