24.01.2015 Views

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

EuropeAid/127858/D/SER/KOS Mbështetje në implementimin e qasjes tërë sektoriale në arsim në Kosovë

dhe mësimit gjatë gjithë jetës, politikave gjithëpërfshirëse për integrimin e personave me aftësi të

kufizuara në sistemin e arsimit, një sistemi gjithëpërfshirës për certifikimin e të gjithë

mësimdhënësve në Kosovë, dhe pjesëmarrjen e prindërve dhe komunitetit në aktivitetet arsimore

dhe forma tjera të marrëdhënieve shkollë‐komunitet në nivelin lokal”.

Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) janë përgjegjëse për çështje si punësimi i mësimdhënësve dhe

drejtorëve të shkollave, pagimi i pagave të mësimdhënësve dhe stafit, infrastruktura dhe mirëmbajtja

e shkollave, trajnimi i mësimdhënësve dhe stafit administrativ, monitorimi i të gjitha shkollave të

nivelit para universitar. Pos kësaj, komunave që kanë komunitete jo shumicë u janë dhënë të drejta

shtesë në arsim duke përfshirë organizimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe institucioneve për

arsimimin e mësimdhënësve (siç është rasti me komunën e Mitrovicës në Veri).

3.5 Integrimi i çështjeve të ndërlidhura

Siç është treguar në PiD, propozimi i Ahtisarit lejon vetëqeverisje në komunat me shumicë Serbe

(Seksioni 1.3); përveç kësaj PiD thekson në veçanti komunitetet e pafavorizuara RAE në kuptim të

qasjes në sistemin arsimor (Seksioni 1.4). Projekti i BE‐së (Seksioni 8.2, kërkesat e veçanta), në tërësi

do të përdoret si mjet për ngritjen e vetëdijes dhe promovimin e problemeve të ndërlidhura dhe

gjithëpërfshirjes në kuptimin më të gjerë, duke përfshirë të gjitha problemet që kanë të bëjnë me

barazinë gjinore dhe sociale, komunitetet jo shumicë, si dhe fëmijët me nevoja të veçanta arsimore

(duke i përfshirë edhe talentët) dhe ata me nevoja të veçanta fizike. Dimensioni i qasjes së barabartë

në arsimin cilësor do të jetë i integruar në të gjitha nivelet e projektit dhe do të jetë një përgjegjësi e

përbashkët e konsorciumit dhe MASHT‐it. Kjo do të ndikojë në kontributin për themelimin e një

fondacioni të përshtatshëm për përfshirjen e problemeve të ndërlidhura, veçanërisht problemet që

kanë të bëjnë me barazinë gjinore dhe sociale, në të ardhmen. Projekti do t’i ndjekë udhëzimet

gjinore të publikuara në ueb faqen EuropeAid, por gjithashtu do ta marrë parasysh strategjinë për

përfshirje gjinore të zhvilluar nga UNDP‐ja

Çështjet e ndërlidhura

Autoritetet lokale dhe partnerët zhvillimor duhet të përfshijnë në punën e tyre një numër të

çështjeve tërë sistemore: çështjet që kanë të bëjnë me barazinë gjinore dhe sociale, gjithëpërfshirjen

(në kuptimin më të gjerë, jo ekskluzivist vetëm arsimin me nevoja të veçanta), të drejtat e fëmijëve,

komunititet minoritare, e kështu me radhë. Siq dihet (edhe nga Qëllimet e Zhvillimit të Mileniumit),

arsimimi është e drejtë themelore e të gjithë fëmijëve dhe duhet të mirret shumë seriozisht në

mënyrë që ofrohet qasje e barabart në arsimin cilësorë dhe që të ofrohen mundësi mësimi që lejojnë

fëmijët të zhvillohen në maksimumin e potencialit të tyre. UNICEF‐i është duke punuar me MASHT‐in

në zhvillimin e treguesve të arsimit në pajtim me ato të UNESCO‐s dhe ato do të rishikohen dhe

përdoren për të siguruar se Kosova po i plotëson, ose po i arrinë standardet e performances

ndërkombçëtare dhe Evropiane.

Gjithëpërfshirja

Qështja e gjithpërfshirjes në Kosovë ende shihet si qështje e pjesmarrjës dhe arsimimit me nevoja të

veçanta. Sidoqoftë, UNICEF (fillimisht përmes iniciativës Shkollat Miqësore për Fëmijët), Qendra

Arsimore e Kosovës (KEC) me projektet e sajë sikurse E Drejta Shoqërore, dhe gjithashtu MASHT‐i,

dhe projekti Mbështetja Finlandeze për Zhvillimin e Arsimit në Kosovë (FSDEK) kanë bërë një punë të

madhe për promovimin e filozofisë dhe qasjes gjithpërfshirëse përmes politikave dhe praktikave

arsimore. Planet mësimore individuale, udhëzimet për nxënësin në qendër, mësimi i diferencuar, të

mësuarit për të respektuar diversitetin, arsimimi ndërkulturor dhe shumkulturorë, e kështu me radhë

janë duke u bërë të zakonshme në sektorin e arsimit, por do të nevojitet më shumë mbështetje dhe

zhvillim në kontekst të KKK‐së së re.

14

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!