24.01.2015 Views

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

EuropeAid/127858/D/SER/KOS Mbështetje në implementimin e qasjes tërë sektoriale në arsim në Kosovë

• arsimi jo formal dhe masa plotësuese për të larguarit nga shkolla para kohe, në pajtim me

Strategjinë e MASHT‐it për Arsimin Parauniversitar 2007‐2017 duke themeluar struktura të

obligueshme të arsimit joformal në nivel komunal, dhe zhvillimi i kapaciteteve të drejtorive

komunale të arsimit të komunave të përzgjedhura si organe koordinuese për implementimin

e këtyre masave.

Ekipi i Projektit të BE‐së mori pjesë në një takim në GTZ në pjesën e dytë të Janarit 2010 për të

diskutuar propozimin për Planin e tyre të Aktiviteteve dhe mbulimeve potenciale me Projektin EU

Education SWAp veçanërisht me përshkrimin e detyrave për Komponentin 3 të këtij projekti dhe për

mbështetje MASHT‐it dhe KSHLM‐së (shih më poshtë). Ekipi i Projektit të BE‐së gjithashtu do të

bashkëpunojë me homologët nga IDEP dhe GTZ, në lidhje me komunat dhe shkollat me të cilat ata do

të punojnë, për të shmangur dyfishimet joproduktive.

Komponenta 2: Zhvillimi i Kurrikulit

Dy qëllimet kryesore të Komponentit 2 janë (1) të ‘freskojë dhe zhvilloj më tejë’ një draft të KKK‐së

plotësisht gjithëpërfshirëse dhe (2) të mbështesë ndërtimin e kapaciteteve dhe trajnimin e

zhvilluesëve të kurrikulit dhe të tjerëve në nivel kombëtar dhe lokal për të siguruar

implimementimin e sajë efektiv.

Rezultatet që synohen nga ky komponent janë:

• 2.1 Një Kornizë e Kurrikulit Kombëtare e është rishikuar dhe është e gatshme për aprovim

zyrtar. Korniza e Kurrikulit Kombëtar duhet të diskutohet, kuptohet dhe pajtohet plotësisht

nga faktorët kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e minoriteteve etnike, dhe grupe të

ndryshme të interesuara në arsim, në nivel kombëtar dhe lokal, dhe duhet të jetë në linjë

me praktikat e mira në shtetet anëtare të BE‐së.

• 2.2 Një grup drejtues i përbërë nga specialistët për zhvillimin e kurrikulave të Njësisë së

MASHT‐it për Kurrikula, Këshilli i Kosovës për Kurrikula/Këshilli për Kurrikula, Tekste dhe

Vlerësim (KKTV) dhe institucionet e arsimit terciar kanë fituar shkathtësi shtesë dhe

përvojen e nevojshme për të rishikuar Kornizën e Kurrikulit Kombëtar dhe për të

udhëhequr grupet e ndryshme lëndore që janë përgjegjëse për zhvillimin e kurrikulit në

mënyrë që të përfshijë masa specifike që adresojnë përfshirjen e minoriteteve në arsim.

Aktiviteti 2.1. Analizimi i gjeneratës së parë të kurrikulit ekzistues, teksteve shkollore, politikave

dhe instrumenteve vlerësues.

Ekipi i Projektit rishikoi kurrikulin ekzistues, tekstet shkollore, politikat dhe aranzhimet vlerësuese

përmes një numër takimesh me akterë dhe donatorë/projekte si dhe përmes një analize të politikave

dhe dokumenteve tjera (shih Shtojcat B7 dhe B8), si dhe versionin e parë punues të KKK‐së të

prodhuar nga ekipi teknik i UNICEF/UNESCO në Nëntorë 2009. Veçanërisht, ekipi i Projektit u takua

me anëtarë të dy Këshillave Shtetërore atij për Licencimin e Mësimdhënësve dhe për Kurrikula dhe

me njësitë teknike të MASHT‐it (njësisë për Kurrikula, trajnim të mësimdhënësve, tekstet shkollore,

tekstet shkollore, VET, si dhe me Udhëheqësit e Divizioneve që janë përgjigjës për çështjet që kanë të

bëjnë me komunitetet, çështjet gjinore, vlerësimin, inspeksionin, planifikimin e arsimit para

universitar, administraten dhe programet për sigurimin e cilësisë.

Qështjet që kanë të bëjnë me implementimin e KKK‐së

41

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!