24.01.2015 Views

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

EuropeAid/127858/D/SER/KOS Mbështetje në implementimin e qasjes tërë sektoriale në arsim në Kosovë

5. ARANZHIMET IMPLEMENTUESE

Projekti i BE‐së do të ketë një numër forumesh the grupesh punuese që do të ndihmojnë në

planifikimin strategjik dhe implementimin e monitorimin e aktiviteteve të komponentit (gjithashtu

shih Seksionin 4 më lartë ku aktivitetet e veçanta të komponentit janë lidhur me këto organe).

Komiteti Drejtues i Projektit

Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) do të ofrojë këshilla strategjike në takimet e tij çdo tre muaj dhe

do të jetë përgjigjës për koordinimin e përgjithshëm, drejtimin dhe mbikëqyrjen e projektit në pajtim

me PiD‐të. Ekipi i Projektit propozon që Komiteti Drejtues të udhëhiqet nga Sekretari i Përhershëm i

MASHT‐it (i cili ka pranuar në parim, tani është çështje për aprovim nga Ministri) dhe duhet të

përfshijë anëtarët si vijon: Drejtorin e MASHT‐it për Arsim Parauniversitar; Drejtorin e MASHT‐it për

Administratë; përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave; Ministria e Punës; Asociacioni i

Komunave; Universiteti i Prishtinës; AKZHIE; ETF; Menagjeri i Projektit i ECLO‐së; Pika Referuese e

Donatorëve të Arsimit (për momentin Sida).

Funksioni i Komitetit do të jetë të rishikojë progresin e arritur nga ekipi çdo tre muaj siç është

evidentuar në Raportin Tremujorësh dhe të japë këshilla për ndonjë çështje të rëndësishme ose për

ndonjë rrezik. Komiteti Drejtues gjithashtu mund të ofrojë direktiva të përgjithshme ose të kërkojë

vëmendje më të madhe në ndonjë fushë të veçantë për tremujorshin e ardhshëm. Siç është

përcaktuar në PiD, të gjitha vendimet e Komitetit Drejtues duhet të aprovohen nga ECLO.

Grupet punuese dhe taskforcat e Komponentit 1 dhe tërë projektit të BE‐së

CBERP ka ndihmuar Ministrinë në themelimin e një grupi punues ndërdepartamental për përgatitjen

e strategjive dhe planeve sektoriale. Projekti i BE‐së nuk do t’i dyfishojë këto aktivitete; por në vend

të sajë projekti do të punojë me MASHT‐in, dhe ministritë tjera të përshtatshme, agjencitë,

donatorët dhe faktorët tjerë relevant në zhvillimin e qasjës tërë sektoriale në arsim.

PiD të Projektit të BE‐së kërkon themelimin e një grupi punues ndërdepartamental. Projekti

propozon që ai të quhet SWAp Task Force (Grupi Punues SWAp‐it), që do të ketë rolin e bordit

udhëheqës, në mbikëqyrjen dhe drejtimin e e zhvillimit dhe implementimit të SWAp‐it. Anëtarësia e

tij duhet të përfshijë udhëheqësit e departamenteve kryesore të MASHT‐it, përfshirë, për shembull,

zyrtarët që udhëheqin departamentet e ndërlidhura dhe të pafavorizuara, veçanërisht ato që kanë të

bëjnë me planifikimin strategjik, menaxhimin financiar, burimet njerëzore dhe menaxhimin e

mësimdhënësve, trajnimin e mësimdhënësve dhe zhvillimin e kurrikulit. Gjithashtu duhet të ketë

përfaqësim edhe të nënsektoreve kryesore, sikurse arsimi fillorë dhe i mesëm, terciar, teknik e

profesional dhe arsimi i lartë si dhe përfaqësim të komuniteteve jo shumicë në mënyrë që të ketë një

qasje plotësisht gjithëpërfshirëse të SWAp‐it. Gjithashtu do të jetë esenciale të sigurohet përfshirja e

Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, në mënyrë që t’i kuptojë plotësisht implikimet financiare të

SWAp‐it dhe gjithashtu ta informojë Grupin Punues për të gjitha dimensionet e nevojshme financiare

që duhet të miren parasysh, dhe të marrë pjesë dukshëm në vendimet e marra nga Grupi Punues.

CBERP gjithashtu do ta ndihmojë MASHT‐in në themelimin e Rishikimit të Përbashkët Vjetor (RPV)

nga Ministria, donatorët dhe OJQ‐të relevante, bazuar në Planin Zhvillimor të Ministrisë. Udhëheqësi

i Ekipit të Projektit të BE‐së, i ndihmuar nga ekspertët vendor dhe nderkombëtar, gjithashtu do të

60

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!