24.01.2015 Views

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

EuropeAid/127858/D/SER/KOS Mbështetje në implementimin e qasjes tërë sektoriale në arsim në Kosovë

2. PËRDITËSIM I KONTEKSTIT

Arsimi ka mbetur prioritet për Qeverinë e Kosovës gjatë 18 muajve prej kur u hartua për herë të parë

Përshkrimi i Detyrave për Projektin e BE‐së EU Education SWAp. Financimi në mallra dhe shërbime

pothuajse është dyfishuar mes viteve 2007 dhe 2009, investimet kapitale janë shtuar më shumë se

tre fish, dhe gjatë të njëjtës periudhë kohore pagat e mësimdhënësve janë rritur nga 20 deri 40 për

qind. Si rezultat i përmirësimit të mbështetjes nga qeveria është bërë e mundur të furnizohen

nxënësit e arsimit të obliguar me tekste shkollore falas për herë të parë pas një periudhe të gjatë

kohore; 74 shkolla janë ndërtuar (65) ose rinovuar (9) (përafërsisht 10 për qind nga totali i shkollave)

prej 2007 deri 2009; janë bërë dy studime 2 për të vlerësuar, dhe për të rekomanduar mënyra për

zvogëlimin e shkallës së largimeve si dhe është zhvilluar një plan strategjik për përfshirjen e

komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian (RAE) 3 . Procesi për licencimin e mësimdhënësve ka filluar

përmes Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KSHLM), duke i lëshuar licencat e para

mësimdhënësve; është organizuar testi i Maturës dhe teste tjera të jashtme kombëtare, duke dhënë

një pasqyrë më të qartë të përformances së sektorit, etj. Gjithashtu ky prioritizim i arsimit 18 muajt e

fundit ka sjellë ndryshime të dukshme dhe ka krijuar një situatë shumë dinamike në sektorin e arsimit

në Kosovë, që gjithashtu kanë ndikuar në planifikimin dhe implementimin e këtij projekti. Disa nga

këto ndryshime, që do të duhet të merren parasysh për të siguruar një implementim sa më të

suksesshëm të projektit dhe ndikim sa më të qëndrueshëm të intervenimeve të projektit, janë

përshkruar më poshtë.

Korniza ligjore

Autoritetet Kosovare janë përfshirë në një proces intensiv të zhvillimit të kornizës ligjore për

Kosovën, në harmoni me zhvillimet politike aktuale; implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të

Presidentit Ahtisari për statusin politik të Kosovës dhe Deklaratën e Pavarësisë të Shkurtit 2008. Në

këtë mënyrë, përveç Kushtetutës së Kosovës (siç është definuar nga UNSCR 1244 të Qershorit 1999)

miratuar në Prill 2008, një numër i konsiderueshëm ligjesh të reja janë duke u hartuar dhe aprovuar

në harmoni me dinamiken e planit Gjithëpërfshirës, por gjithashtu duke reflektuar realitetin. Në këtë

mënyrë, për shembull, Ligji për Arsimin në Komuna (2008) ka sjellë ndryshime të dukshme në

strukturën dhe kompetencat e autoriteteve arsimore në Kosovë. Këto ndryshime do të reflektojnë në

implementimin e këtij projekti, dhe veçanërisht në komponentin që ka të bëjë me ndërtimin e

kapaciteteve, në këtë rast projekti do ti konsiderojë komunat si partner kyç të implementimit, së

bashku me autoritetet qendrore.

Ngjashëm, Ligji për Kornizën Kombëtare të Kualifikimit (2008), dhe Ligji për Provimin e Maturës

(2008) janë kaluar, kurse Ligji për Arsimin Parauniversitar dhe Ligji për Arsimin e Lartë janë duke u

rishikuar dhe amandamentuar me mbështetjen e Bankës Botërore dhe partnerëve tjerë

ndërkombëtar. Ligji i ri për Arsimin pritet që të aprovohet nga parlamenti deri në fund të Qershorit

2010 dhe për momentin është në fazën konsultuese (në të cilin do të marrë pjesë Projekti i BE‐së).

Ligji i ri në Arsimin e Lartë do të miratohet deri në fund të Korrikut 2010. Të gjitha këto ligje ose

freskimet e tyre do të kenë ndikim në Projektin e BE‐së dhe do të duhet të merren parasysh.

2 Instituti RIINVEST, Arsimi Jo Formal në Kosovë: Studimi dhe Analizimi i largimeve nga arsimi i obliguar dhe arsimi i mesëm i

lartë në Kosovë, studim i bërë për MASHT‐in nga Agjencioni Gjerman për Bashkëpunim Teknik (GTZ), Prishtinë, Janar 2009

(e pabotuar); Saqipi B., Dvorski M., Mikisko I., Kokollari B., Raport mbi Largimin e Nxënësve në Shkollat e Kosovës:

Problemet e Studimeve, Faktorët që Ndikojnë në të dhe Rekomandimet

3 Plani Strategjik për Integrimin e Komunitetit RAE në Arsim, 2007‐2017, MASHT

6

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!