24.01.2015 Views

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

EU-SWAP PËR ARSIMIN - EU EDUCATION SWAp Project

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

EuropeAid/127858/D/SER/KOS Mbështetje në implementimin e qasjes tërë sektoriale në arsim në Kosovë

ndërkurrikulare do të jenë njësoj të përdorshme për mësimdhënësit në programe trajnuese para

shërbimit dhe zhvilimit profesional (pa shkëputje nga puna).

Grupi Punues i formuar ng Ministri i Arsimit në viti 2010 për të bërë rekomandime për ristrukturimin

e IPK‐së mendoi se duhet të ‘fokusohet në mbështetjen e sistemit të arsimit në përgjithësi dhe të

shkollave në veçanti për të përmirësuar performancen. Me kalimin e kohës, institucioni do t’i

ndërtojë kapacitetet e veta për hulumtime, por në këtë fazë ai duhet të luaj rolin e lehtësuesit në

përmirësimin e cilësisë.’ Grupi punues sugjeroi role të ndryshme: këshilla dhe trajnime për shkolla

dhe mësimdhënës; analizimi i nevojave për trajnime pa shkëputje nga puna dhe zhvillim të katalogut

për mundësitë trajnuese; zhvillimi i kurrikulit dhe standardet e vlerësimi. Përveç kësajë grupi vërejti

nevojën për një organ të veçant për arsimin dhe aftësimin profesional, që do të ofronte shërbime të

ngjashme në këtë nën sektor. Një numer i këtyre roleve tanimë janë përfshirë nga dy Këshillet

Shtetëërore dhe roli dhe e ardhmje e IPK‐së nuk janë të sigurta. Roli i Projektit të BE‐së do të jetë t’i

ndjekë këto rekomandime dhe të vertetojë nëse IPK‐ja ka ndonjë rol për të luajtur në implementimin

e KKK‐së.

Rezultatet që synohen nga ky komponent janë:

(a) Profili i Kompetencave të Mësimdhënësve është shqyrtuar dhe pranuar nga faktorët kryesor

dhe është në pajtim me praktikat më të mira të shteteve anëtare të BE‐së.

(b) është zhvilluar dhe aprovuar një sistem i kredive i ngjashëm me ECTS‐në për njëhjen e zhvillimit

profesional të mësimdhënësve.

(c) Katalogu i trajnimit të mësimdhënësve është shqyrtuar dhe është në pajtim me Profilin e

Kompetencave të Mësimdhënësve, sistemin e kredive dhe sistemin për licencimin e

mësimdhënësve.

(d) Janë zhvilluar kapacitetet e MASHT‐it për menaxhimin e trajnimeve për mësimdhënës pa

shkëputje nga puna për të siguruar menaxhim efikas dhe sistematik të trajnimeve për

mësimdhënës pa shkëputje nga puna.

(e) Janë forcuar kapacitetet e institucioneve të Arsimit të Lartë për ndërtimin e partneriteteve të

qëndrueshme me ofruesit e tjerë të shërbimeve trajnuese.

(f) Një manual i standardeve dhe procedurave për akreditimin e trajnimeve të mësimdhënësve pa

shkëputje nga puna.

(g) është vendosur një sistem i koordinuar për ofrimin e sherbimeve trajnuese dhe monitorimin e

performances në Kosovë.

Aktiviteti 3.1. Analizimi i kompetencave kryesore të mësimdhënësve, katalogut të trajnimit të

mësimdhënësve, programeve dhe ofruesve (vendor/nderkombëtar, publik,privat) të trajnimeve për

mësimdhënës që janë në dispozicion në Kosovë dhe i shembujve të mirë në shtetet anëtare të BEsë.

Ekipi i Projektit të BE‐së shqyrtoi strukturen ekzistuese të trajnimit të mësimdhënësve gjatë fazës

fillestare përmes një numër takimesh me akterë dhe donatorë/projekte dhe përmes analizimit të

politikave dhe dokumentacioneve tjera (Shtojca B7 dhe B8), si dhe implikimeve të KKK‐së së re për

trajnimin e mësimdhënësve para shërbimit dhe atyre pa shkëputje nga puna.

Gjatë fazës fillestare janë identifikuar një numër i problemeve/çështjeve kryesore , të cilat janë

detajuar në Shtojcën B9. Në një përmbledhje ato janë:

• Numri i mësimdhënësve të pa trajnuar

• Nevoja për trajnimin e mësimdhënësve në filozofinë e arsimit gjithpërfshirës i cili nuk

kufizohet me arsimin me nevoja të veçanta

51

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!