11.04.2018 Views

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Istruzioni per l'uso Albanese

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Istruzioni per l'uso Albanese

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Istruzioni per l'uso Albanese

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

MARRËVESHJA E LICENCËS SË PËRDORUESIT PËR SOFTUERIN SONY

Ju duhet të lexoni me kujdes marrëveshjen e mëposhtme përpara se të përdorni SOFTUERIN SONY

(i përkufizuar më poshtë). Përdorimi i SOFTUERIT SONY tregon se ju pranoni marrëveshjen.

Nëse nuk jeni dakord me të, nuk autorizoheni të përdorni SOFTUERIN SONY.

E RËNDËSISHME - LEXONI ME KUJDES: Kjo Marrëveshje Licence për Përdoruesin (“EULA”)

është një marrëveshje ligjore mes jush dhe Sony Corporation (“SONY”), prodhuesit të pajisjes suaj të

harduerit Sony (“PRODUKTI”) dhe licencuesit të SOFTUERIT SONY. Të gjithë softuerët Sony dhe

softuerët e palëve të treta (përveç softuerëve që janë subjekte të licencës së tyre të veçantë) të përfshirë

me PRODUKTIN tuaj dhe çdo përmirësim dhe përditësim i tyre do të referohen këtu si “SOFTUERI

SONY”. Ju mund të përdorni SOFTUERIN SONY vetëm me PRODUKTIN.

Duke përdorur SOFTUERIN SONY, ju bini dakord të zbatoni kushtet e kësaj EULA. Nëse nuk bini

dakord me kushtet e kësaj EULA, SONY nuk do t'jua licencojë SOFTUERIN SONY. Në rast të tillë,

ju nuk duhet të përdorni SOFTUERIN SONY.

LICENCA E SOFTUERIT SONY

SOFTUERI SONY mbrohet nga ligjet e të drejtave të autorit dhe marrëveshjet ndërkombëtare të të

drejtave të autorit, si edhe ligje dhe marrëveshje të tjera të pronës intelektuale. SOFTUERI SONY

licencohet, nuk shitet.

DHËNIA E LICENCËS

Të gjithë titujt, të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të SOFTUERIT SONY dhe në të, zotërohen nga

SONY ose licencuesit e tij. Kjo EULA ju jep juve të drejtën të përdorni SOFTUERIN SONY vetëm për

përdorim personal.

PËRSHKRIMI I KËRKESAVE, PENGESAVE, TË DREJTAVE DHE KUFIZIMEVE

Kufizimet. Ju nuk mund të kopjoni, modifikoni, zbërtheni për qëllim dublikimi, zbërtheni ose

çmontoni SOFTUERIN SONY plotësisht ose pjesërisht.

Ndarja e komponentëve. SOFTUERI SONY licencohet si një produkt i vetëm. Pjesët e tij nuk mund të

ndahen.

Përdorimi në një PRODUKT të vetëm. SOFTUERI SONY mund të përdoret vetëm në një PRODUKT

të vetëm.

Dhënia me qira. Ju nuk mund të jepni me qira apo me rentë SOFTUERIN SONY.

Transferimi i Softuerit. Ju mund t'i transferoni në mënyrë të përhershme të gjitha të drejtat tuaja sipas

kësaj EULA vetëm kur SOFTUERI SONY transferohet së bashku me PRODUKTIN dhe si pjesë e tij, me

kusht që ju të mos ruani asnjë kopje, të transferoni të gjithë SOFTUERIN SONY (duke përfshirë, por pa

u kufizuar me, të gjitha kopjet, pjesët e komponentëve, mjetet ruajtëse, manualët e përdorimit,

manualët e udhëzimeve, materialet e tjera të printuara, dokumentet elektronike, disqet e rikuperimit

dhe këtë EULA) dhe marrësi të bjerë dakord me kushtet e kësaj EULA.

Përfundimi. Pa paragjykuar të drejtat e tjera, SONY mund të përfundojë këtë EULA nëse nuk zbatoni

kushtet e kësaj EULA. Në këtë rast, kur kërkohet nga SONY, ju duhet të dërgoni PRODUKTIN te një

adresë e përcaktuar nga SONY, dhe SONY do t'jua dërgojë PRODUKTIN sërish sa më shpejt të jetë

praktikisht e mundur pasi nga PRODUKTI të jetë fshirë SOFTUERI SONY.

Konfidencialiteti. Ju bini dakord se do ta ruani konfidencial informacionin që ndodhet në

SOFTUERIN SONY i cili nuk njihet publikisht dhe se nuk do ta zbuloni këtë informacion te të tjerët pa

miratimin paraprak me shkrim të SONY.

120 AL

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!