03.05.2013 Views

PDF - Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

PDF - Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

PDF - Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Një litër ndikon në zbutjen dhe dezinfektimin e materialit.

Procedura e restaurimit të lidhjes lëkurore, në

përgjithësi, përbëhet prej disa parimeve:

Nëse kopertinat origjinale janë të ruajtura vetëm pjesërisht,

atëherë së pari pastrohet dhe zbutet ajo pjesë që ka

mbetur. Pastaj, nga lëkura e re (duhet të jetë sa më e

ngjashme për nga ngjyra me origjinalin) prehet një pjesë

(në formë të pjesës që mungon) në pjesën tjetër të kopertinës,

me dimensione sa më të vogla (2-3 mm) të barabarta.

Pjesa e lëkurës, në pjesën e prerë që kalon nëpër konturën

e kopertinës origjinale të dëmtuar, hollohet me thikë.

Gjithashtu, hollohet tehu i origjinalit, në vendin e dëmtuar,

por tani duke e formësuar. Prandaj, në kopertinën e formësuar

ngjitet pjesa e re e lëkurës, e prerë dhe e holluar. Tehet

shtypen përmes falkobajnit dhe rrafshohen, ashtu që pjesët

shtesë i zëvendësojnë mirë pjesët që mungojnë. Tehet nuk

duhet të jenë të trasha. Ngjitja bëhet me fytyrën e kopertinave

të reja.

Hollimi i skajeve realizohet në këtë mënyrë: lëkura lihet

të zbutet, sepse e zbutur hollohet më lehtë, pastaj me fytyrë

teposhtë vendoset në pllakën e drurit (mermerit), me dorën

e majtë shtypet në pllakë, kurse me dorën e djathë me

kujdes, hollohet me thikë, 3-4 mm nga skaji në vijën këndore.

Vrimat e vogla mund të plotësohen me pastën

lëkurore, e cila krijohet nga pluhuri i lëkurës dhe ngjitësi i

metilcelulozës, në raport 1:1. Ngjitësi i metilcelulozës formohet

me tretjen e 15 gr metilcelulozës dhe 100 ml (96%)

alkool.

106

IV RUAJTJA E MATERIALEVE TË TJERA

RUAJTJA E FOTOGRAFIVE

Fotografitë dëmtohen

lehtë, më së shumti

nga lagështia. Vendi ku

ruhen ato duhet të ketë

lagështi relative 40-60%

dhe temperatura nuk

guxon të jetë mbi 21 0C. Fotografitë i dëmton

drita. Andaj, duhet të Ruajtja e fotografive

ruhen në vend të errët

dhe të mbrojtur nga rrezet ultravjollcë. Sot, ekzistojnë lloje

të ndryshme të materialeve me të cilat mbështillen

fotografitë. Këto materiale janë mjaft efikase për mbrojtjen

e tyre nga dëmtimi.

RUAJTJA E MIKROFILMAVE

Mikrofilmat duhet të ruhen në temperaturë të ulët dhe

lagështia relative duhet të jetë 40–60%. Në temperaturë të

ulët zvogëlohet shpejtësia e lirimit të gazrave azotike.

Vendi ku ruhen mikrofilmat duhet të ketë ventilim të mirë,

që t’i largojë gazrat azotike, të liruara, si të dëmshme. Për

këtë arsye nuk guxojmë që mikrofilmat t’i ruajmë në kuti,

të mbyllura hermetikisht.

107

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!