03.05.2013 Views

PDF - Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

PDF - Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

PDF - Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

të bashkuara me lidhje oksigjenore (glikozike). Shkalla e

polimerizimit mund të jetë nga 1 000 deri në 3 000.

Celuloza është përfaqësuesi më i rëndësishëm i polisaharideve

strukturale në bimë dhe përbërësi kryesor i membranave

të qelizave bimore. Ajo iu jep bimëve fortësi

mekanike dhe elasticitet, duke e luajtur kështu rolin e

skeletit. Sasia e celulozës ndryshon shumë në bimët e

ndryshme ose në pjesët e ndryshme të të njëjtës bimë.

Celuloza është masë amorfe e bardhë, e cila nuk tretet në

ujë dhe në tretës organik. Bymehet në tretësisë hidroksid

natriumi dhe tretet në reaktivin e Shvajcerit.

Cilësitë e letrës varen nga përbërja e celulozës, prej të cilës

është prodhuar dhe si pasojë edhe jetëgjatësia e dokumentit

përcaktohet nga vetitë e fibrave të letrës.

Sa më e madhe të jetë “n” (numri i atomeve të karbonit) i

molekulës së celulozës aq më e gjatë dhe më rezistente

është fibra dhe po aq e fortë del letra e prodhuar prej saj.

Në temperaturë të zakonshme celuloza është e qëndrueshme,

por me rritjen e temperaturës ajo dekompozohet,

duke dhënë celulozën e oksiduar (një komponim në

trajtë pluhuri).

Molekulën e celulozës, gjithashtu e shkatërron drita në

prani të oksigjenit. Celuloza është e ndjeshme ndaj acideve

inorganike, të cilat e hidratojnë atë deri në glukozë. Të

gjitha këto veti të celulozës kushtëzojnë ruajtjen e dokumentit

në kushte të caktuara. Sa më shumë celulozë të

përmbajë letra, aq më e gjatë do të jetë makromolekula e

saj dhe aq më rezistentë e jetëgjatë janë fibrat që e përbëjnë

atë. Pra, edhe koha e ruajtjes së kësaj letre do të jetë më e

gjatë. Nga hidroliza e celulozës përfitohen disa produkte të

ndërmjetme si: hemiceluloza dhe celulobioza, ndërsa produkti

përfundimtar është glukoza. Celuloza është përbërësi

14

kryesor i indeve bimorë (drurit, barit, luleve etj.) dhe materiali

organik më i përhapur në natyrë. Fijet e pambukut përbëhen,

pothuajse, prej celulozës së pastër, ndërsa druri

përmban vetëm 50% të saj. Në bimë, celuloza shoqërohet

me hemicelulozë dhe ligninë. Nën veprimin e baktereve

anaerobe, si Bacillus Cellulosae hydrogenicus dhe

Bacillues cellulosae methanicus, celuloza shpërbëhet, duke

formuar hidrogjen dhe gaz metan. Nga shpërbërja aerobe e

celulozës, përveç gazit karbonik dhe ujit, si produkte të

ndërmjetme formohen edhe acide uronike, si dhe

hidroksiacidike, të cilat shërbejnë si material ushqyes për

bakteret që e fiksojnë azotin. Në sasi të mëdha, në industri,

celuloza përfitohet nga drunjtë e lartë si plepi, halorët etj.,

që përdoren për prodhimin e letrës, të tekstileve prej pambuku

etj.

HEMICELULOZA

Një element tjetër përbërës i fibrave bimorë është

hemiceluloza. Ajo është heteropolisaharid, që e shoqëron

celulozën dhe ligninën te bimët. Zakonisht, në letër gjenden

sasi të konsiderueshme të hemicelulozës. Kjo varet

nga lloji i lëndës së parë. Hemiceluloza favorizon përpunimin

e letrës, mirëpo ana negative e saj është se hidratohet

lehtë dhe ul vetitë fiziko-mekanike të letrës, duke e

zvogëluar jetëgjatësinë e saj.

15

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!