03.05.2013 Views

PDF - Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

PDF - Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

PDF - Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

V MATERIALI I DËMTUAR RËNDË

MASAT PËR SHPËTIMIN E MATERIALIT TË LAGUR

Para se të fillohet me tharjen e librave të lagur, duhet fillimisht

të vendosen në vend të rrafshët, ku ka ajrosje të

mirë. Raftet e lagura duhet të thahen shpejt.

Largimi i njollave nga lagështia bëhet përmes dehidratimit

(heqjes së ujit). Librat e lagur duhet të largohen me

kujdes nga raftet e lagështa, në mënyrë që ta evitojmë

mykun, gjatë procesit të tharjes. Mënjanimi i ujit, sa më

shpejt, është kushti kryesor që të mos shtrembërohen librat.

Nëse librat janë mykur, atëherë fillimisht bëhet mënjanimi

i tij, sepse mund të përhapet shpejt. Librat nuk duhet të

hapen e as të bëhet ventilimi i fletëve. Largimi i lagështisë

bëhet me mbulesa (lecka) dhe thithet me letër thithëse.

Zhvillimi i mykut në libra ndikon në shkoqjen e fletëve

dhe dëmton lidhjen e librit.

Pas vërshimit, materiali duhet të shpëtohet sipas vlerës

së tij. Ky është një problem mjaft kompleks. Masat për

shpëtim ndërrojnë varësisht nga natyra e materialit,

rëndësia e tij dhe shkalla e lagies. Qëllimi kryesor është

tharja, sa më e shpejt, e materialit. Më së miri është që në

vendin e ngjarjes të gjendet konservatori – restauruesi, ose

nëse kjo nuk është e mundur, atëherë duhet të kemi

parasysh këto rregulla:

materiali menjëherë duhet të thahet. Nëse kjo nuk

është e mundur, atëherë duhet të bëhet ngrirja, për

ta pritur momentin për intervenim;

110

materialin duhet ta heqim nga raftet, pa marrë

parasysh se a dëshirojmë ta thajmë apo ta ngrijmë

atë. Zakonisht, librat largohen nga raftet e ulëta,

deri aty ku janë të lagur;

materialin e terur, që ka shpëtuar me atë ambient,

menjëherë duhet ta largojmë në një vend tjetër, ku

nuk ka lagështi dhe kështu i ikim mykut;

kushtet për ta ruajtur këtë material janë temperatura

më të ultë se 200C dhe lagështia relative 35-50%, por

përherë nën kujdesin e konservatorit profesionist.

më tutje, veprohet konform materialit, nëse është:

libër, gazetë, dokument, fotografi etj.

Nëse materialet e lagura janë libra, atëherë fillimisht duhet

të pastrohen nga balta e papastërtitë të tjera dhe nëse është e

mundur të vendosen në vend adekuat. Mirëpo, nëse ndërmjet

librave gjendet edhe material tjetër, atëherë duhet të ndahen

fletët, derisa janë ende të lagura dhe në mes tyre të vendoset

pjesë të polietilenit. Kjo duhet të bëhet me kujdes të veçantë,

sepse mund të thahet materiali dhe pastaj është e pamundur

të shkoqitën fletët. Për këtë shkak, pas vërshimit është e

pamundur që materiali të rregullohet me sukses.

Tharja mund të bëhet në disa mënyra: me ndihmën e

letrës thithëse, të fenit, të ujtisë elektrike, të aparatit për

tharjen e fotografive etj. Zakonisht, këto të dhëna përdoren

në procedura të trajtimit detaj, duke përfshirë këtu

mundësitë që na ofrohen gjatë punës. Gjithashtu, duhet të

shikohet me kujdes materiali pas trajtimit të tij nga konservuesit.

E gjithë puna e stafit bazohet në trajtimin dhe në

konservimin e gjërave të rralla dhe të materialit tjetër

unikat të dëmtuar, që tërhiqet nga bibliotekat e tjera, në

raste të fatkeqësive.

111

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!