03.05.2013 Views

PDF - Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

PDF - Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

PDF - Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Tharja me letra thithëse bëhet në atë mënyrë që letra

thithëse futet ndërmjet fletëve (në çdo të dhjetën fletë),

pikërisht në vendin, ku hapet libri më së lehti. Mandej, kur

të thahen fletët pjesërisht, atëherë duhet të ndërrohet letra

thithëse (filtruese). Procedura duhet të vazhdohet derisa të

thahen të gjitha fletët. Letra thithëse mund të zëvendësohet

me palloma, letër filtruese ose me letër të pastër të gazetës.

Tharja me fenë mund të bëhet me libër të hapur dhe

sipas nevojës fletët duhet t’i vendosim në pozitë vertikale.

Tharja me ujti të nxehtë bëhet në temperaturë konstante

40 ?C dhe lagështi relative 30-35%. Pasi të thahet libri pak,

atëherë hekuroset. Për ta mënjanuar mundësinë e paraqitjes

së mykut, ndërmjet fletëve të librit duhet të futim pjesë

(copëza) të pëlhurës nga pambuku, të integruara me ndonjë

fungicid (timol, formalinë etj.).

Timoli absorbohet me ndihmën e ujtisë së nxehtë, duke

depërtuar në letër thithëse. Gjithashtu, mund të përzihet me

alkool dhe të spërkatet letra thithëse. Për spërkatje të pëlhurës

mund të përdoret formalina 5% e tretur në alkool.

Pëlhura zhytet në ortofenilfenaton që, së pari, të thahet e

pastaj të vendoset ndërmjet fletëve të thara. Mirëpo, duhet

pasur kujdes, para se të punohet duhet veshur dorëza, ose

duart duhet të lyhen me pastë mbrojtëse.

Fletët e lagura të letrës (dokumentet etj.) duhet t’i heqim

nga raftet dhe t’i vendosim në letër thithëse, ose letër gazetash

në një vend të nxehtë dhe të thatë. Menjëherë pasi të

thahen, në këtë mënyrë, ato më tutje mund të thahen me

metodat e përdorura më parë për librat. Mirëpo, me dokumente

duhet të punohet më me shumë kujdes.

Problem tjetër paraqet materiali i zhytur në ujë, siç është

vizatimi, grafika dhe teknika e akuarelit, sepse dëmtohet

shpejt, duke e humbur relievin, strukturën dhe fshihet,

112

kurse ngjyrat treten. Për këtë, ky material nuk guxon,

kurrsesi, të shtypet (shtrëngohet) në mes të thithëseve të

lagështa. Letra thithëse mund të vendoset në të, derisa të

thahet. Sidoqoftë, të gjitha intervenimet në këtë lloj materiali

duhet t’i besohen konservatorit.

Në rastet kur tharja nuk mund të kryhet shpejt dhe me

efikasitet, atëherë për ta penguar mykjen dhe copëtimin e

letrës, materiali i lagur duhet të ftohet me ftohës. Sot, kjo

metodë e ruajtjes preferohet mjaft, sidomos kur duhet ta

shpëtojmë një sasi të madhe të materialit të lagur.

Materiali që paketohet në letër, që i reziston lagështisë,

vendoset në ftohës për 12 orë. Nëse kemi sasi të madhe të

materialit të lagur mund të shpëtohet me ftohësit e

lëvizshëm (kamionët, vagonët etj.), ose duhet të dërgohet

shpejt në vendin ku do të ngrihet. Temperatura me të cilën

materiali duhet të ftohet dhe duhet të ruhet sillet prej (-7) -

10 0C. Mund të jetë edhe më e ulët, por duhet pasur kujdes

se temperatura shumë e ulët mund ta dëmtojë atë.

Me ndihmën e ekspertit, materiali më pas shkrihet, por

gjithsesi në sasi të vogël, aq sa mund të thahet shpejt, në

mënyrë që të mund të merren të gjitha masat e nevojshme

mbrojtëse, për ta kthyer atë prapë në gjendjen e

mëparshme.

Në rast se materiali që është tharë, është i mykur, ai

duhet të dezinfektohet dhe të pastrohet me kujdes.

Pas vërshimit, lidhjet e dëmtuara menjëherë duhet të

shkoqiten dhe pasi të thahen të rregullohen. Pasi t’ia heqim

lidhjen, librin duhet ta ruajmë me karton mbrojtës neutral,

të madhësisë së tij dhe ta mbështjellim me letër të pastër.

Nëse kjo nuk mund të bëhet, atëherë dëmi do te jetë më i

madh sesa vetë lagia e librit.

113

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!