03.05.2013 Views

PDF - Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

PDF - Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

PDF - Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Letrën e parë e kanë prodhuar kinezët. Në fillim përfitohej

nga mbeturinat e mëndafshit të papërpunuar. Mirëpo, pasi

që mëndafshi ishte i shtrenjtë, ishte gjetur një mënyrë

tjetër e përfitimit të letrës. Në fillim të shek. II të erës sonë

përdoreshin: lënda e kërpit, fijet e lirit, fijet e fituara nga

leckat e vjetra, nga litarët, nga rrjetat etj.

Ndërkaq, në Evropë letra filloi të prodhohej tek në shek.

XII, kur përmes arabëve fshehtësia e ruajtur, kaq kohë, u

soll në Spanjë dhe prej atje, në shek. XIII, në Francën

Jugore dhe në Itali. Në Gjermani, për herë të parë letra u

prodhua në shek. XIV, ndërsa në Angli në vitin 1494,

derisa në Rusi më 1576 dhe në Amerikë në vitin 1690. Në

Ballkan, letra u prodhua, për herë të parë, në Krushicë afër

Lubjanës më 1542.

Kimisti suedez Ekman e përpunoi celulozën në industri

dhe kjo u përdor për prodhimin e të gjitha llojeve të letrës,

sepse ishte e bardhë dhe e fortë. Pas zbardhimit, me klor,

kjo u përdor për prodhimin e hartave më të mira. Me

kalimin e kohës, mënyra e prodhimit të letrës u përparua

dhe u mekanizua. U prodhuan makina të ndryshme për përfitimin

e saj. Librat, letrat dhe gjërat e tjera në koleksionin

e bibliotekave dhe të arkivave janë të përgatitura nga një

lloj i komponentëve, ku jetëgjatësia e dobishme e këtyre

materialeve është e përcaktuar, pandashëm nga karakteristikat

e këtyre komponentëve dhe nga mjedisi, në të cilin

ato janë ruajtur. Letra e prodhuar nga mesi i shek. XIX e

tutje është e aciduar tepër dhe si rrjedhojë ajo dëmtohet më

shpejt.

12

PËRBËRJA E LETRËS

Elementet me përbërje organike si: letra, ngjitësi, kartoni,

lëkura etj. janë materiale bazë prej të cilave përbëhet libri.

Letra është një shtresë e hollë e përbërë prej fibrash bimorë

të thurur mirë njëri me tjetrin. Për prodhimin e letrës përdoren

ato lëndë të para, që përmbajnë fibra bimorë me

gjatësi të mëdha, të fortë, të hollë, elastikë dhe që kanë veti

të thuren e të pleksen me lehtësi njëri me tjetrin. Si të tillë

përdoren fibrat që fitohen nga: pambuku, liri, kërpi, drurët

halorë etj.

Baza e fibrave bimorë është faktori kryesor që ndikon në

jetëgjatësinë e letrës. Ndërkaq, drunjtë më të mirë për

prodhimin e letrës janë halorët, ku përmbajtja e tyre është:

• celulozë 50%

• hemicelulozë16%

• ligninë 30%

• materie joorganike 0.7%

• yndyrë 3.3%

CELULOZA (C 6H 10O 5) n

Letra përbëhet nga molekulat e celulozës, të cilat përbëhen

nga një varg molekulash të glukozës, që lidhen në zingjir

njëra me tjetrën nëpërmjet urave të oksigjenit

(C6H10O5 )n. Celuloza është polimer me peshë molekulare

të lartë (polisaharid), që përbëhet nga njësi ?-glukozë

13

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!