05.05.2013 Views

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kapitulli 5

Diarrea

5.1 Fëmija që paraqitet

me diarre 110

5.2 Diarrea akute 111

5.2.1 Dehidrimi i rëndë 112

5.2.2 Dehidrimi mesëm 115

5.2.3 Nuk ka dehidrim 119

5.3 Diarrea perzistente 122

5.3.1 Diarrea e rëndë

perzistente 122

5.3.2 Diarrea perzistente

(jo e rëndë) 126

5.4 Dizenteria 127

Në këtë kapitull gjejmë udhërrëfyesit e trajtimit për menaxhimin të diarresë akute

(me dehidrim të rëndë, të mesëm apo pa dehidrim), diarresë perzistente dhe

dizenterisë, te fëmijët e moshës nga 1 javë deri në 5 vjeç. Vlerësimi i fëmijës me

kequshqyeshmëri të rëndë është përshkruar në seksionet 7.2 dhe 7.3 (faqe 178-

180). Tri elementet esenciale për menaxhimin e të gjithë fëmijëve me diarre janë

terapia rehidruese, shtimi i zinkut dhe të ushqyerit e vazhdueshëm.

Gjatë diarresë, përmes jashtëqitjeve ujore shënohen humbje të mëdha të ujit

dhe elektroliteve (natrium, kalium e bikarbonate). Dehidrimi ndodhë kur këto

humbje nuk zëvendësohen në mënyrë adekuate dhe zhvillohet mungesë e ujit

dhe elektroliteve. Shkalla e dehidrimit është klasifikuar sipas simptomave dhe

shenjave të cilat reflektojnë sasinë e lëngjeve të humbura (shih seksionin 2.3

(faqe 38) dhe 5.1 (më poshtë). Regjimi i rehidrimit zgjidhet sipas shkallës së

dehidrimit.

Zinku është mikronutrient i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës

në tërësi. Zinku humbet në sasi të mëdha gjatë diarresë. Zëvendësimi i tij

është më rëndësi për ta ndihmuar fëmijën për t’u shëruar dhe për t’a mbajtur të

shëndoshë në muajt e ardhshëm. Është dokumentuar se dhënia shtesë e zinkut

gjatë episodeve të diarresë e redukton kohëzgjatjen dhe rëndesën e episodeve

dhe e zvogëlon incidencën e diarresë në 2-3 muajt në vijim. Për këto arsye, të

gjithë pacientëve me diarre iu duhet zink shtesë, sa më parë pasi që të ketë

filluar diarrea.

Gjatë diarresë, zvogëlimi i marrjes së ushqimit dhe absorbimit dhe rritja e kërkesave

nutritive shpesh shoqërohen dhe shkaktojnë humbjen e peshës dhe ngecjen

në rritje. Zakonisht, kequshqyeshmëria shkakton diarre më të rëndë, më të gjatë

dhe më të shpeshtë, krahasuar me diarrenë te fëmijët pa kequshqyeshmëri. Ky

109

5. Diarrea

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!