05.05.2013 Views

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

1.5 Helmimet më të shpeshta

Dysho në helmim në ndonjë sëmundje të pasqaruar, në fëmijën paraprakisht të

shëndoshë. Shiko librat standard të pediatrisë, për menaxhimin e ekspozimit në

helme specifike dhe/apo ndonjë burim lokal ekspertize në menaxhimin e helmimit,

për shembull qendrën e toksikologjisë. Principet e menaxhimit të gëlltitjes të

vetëm disa nga helmet më të shpeshta janë dhënë këtu. Keni kujdes se mjekësia

tradicionale (alternative) mund të jetë burim helmimi.

diagnoza

Përcaktohet në bazë të anamnezës së marrë prej fëmijës apo përkujdesësit, prej

ekzaminimit fizik dhe rezultateve të hulumtimeve, kur kjo është e mundur.

n Zbulo të gjitha detajet e agjentit helmues, sasinë e gëlltitur dhe kohën e

gëlltitjes.

Përpiqu të identifikosh agjentin e saktë të përfshirë, duke kërkuar për të parë

ambalazhin, kur kjo është e rëndësishme. Verifiko nëse ndonjë fëmijë tjetër ka

qenë i përfshirë. Simptomat dhe shenjat varen nga agjenti i gëlltitur, kështu që

ndryshojnë shumë – shih më poshtë.

n Kontrolloje për shenjat e djegies, në apo përreth gojës, apo për stridor (lëndim

laringal), që sugjeron gëlltitjen e agjentëve korroziv.

ä Prano të gjithë fëmijët që kanë gëlltitur hekur, pesticide, paracetamol apo

aspirinë, narkotik, barna antidepresive; fëmijët që kanë gëlltitur qëllimisht

dhe ata, të cilëve u është dhënë bari apo helmi aksidentalisht nga fëmijët apo

të rriturit tjerë.

ä Fëmijët që kanë gëlltitur produkte korrozive apo vajguri, nuk duhet dërguar në

shtëpi pa vëzhgim për 6 orë. Korrozivët mund të shkaktojnë djegie ezofageale,

të cilat menjëherë mund të mos jenë të dukshme dhe produktet e vajgurit, nëse

aspirohen mund të shkaktojnë edemë të mushkërive, e cila mund të marrë

disa orë për t’u zhvilluar.

1.5.1 Principet për helmet e gëlltitura

hElmimET më Të shPEshTa

Lavazha e lukthit (largimi i helmit prej lukthit) është më efektiv brenda një ore

që nga gëlltitja dhe pas kësaj kohe ka pak dobi, përveç me agjentët që shtyjnë

zbrazjen gastrike apo në pacientët që janë pa vetëdije. Vendimi nëse të provohet

kjo duhet të marrë parasysh secilin rast veç e veç dhe duhet të vlerësojë përfitimet

e mundshme kundruall rreziqeve me secilën metodë. Lavazha e lukthit nuk do

të garantojë se të gjitha substancat janë larguar, kështu që fëmija akoma mund

të jetë në rrezik.

25

1. VTTE

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!