05.05.2013 Views

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

1. VTTE

KaFshimi i gjarPëriT

32

— Ënjtjen lokale, që gradualisht mund të zgjerohet lartë nëpër gjymtyrën e

prekur

— Gjakderdhje: e jashtme prej gingivave, plagëve apo ulcerave; të brendshme

sidomos intrakraniale

— Shenjat e neurotoksicitetit: vështirësi apo paralizë respiratore, ptozë, paralizë

bulbare (vështirësi gëlltitjeje dhe të të folurit), dobësi gjymtyrësh

— Shenjat e dobësimit muskulor: dhimbje muskulore dhe urinë e zezë

n Kontrollo hemoglobinën (kur është e mundur, duhet të vlerësohet koagulimi

i gjakut).

Trajtimi

Ndihma e parë

ä Imobilizo gjymtyrën për të zvogëluar lëvizjet dhe absorbimin e helmit. Nëse

kafshimi ka gjasë të ketë ndodh nga një gjarpër që ka helm neurotoksik, apliko

bandazh të fortë në gjymtyrën e prekur prej gishtërinjve deri në vendet mbi

vendin e kafshimit.

ä Pastro plagën.

ä Nëse ka ndonjë nga shenjat e mësipërme, transportoje në spitalin i cili ka

antihelmin sa më parë që është e mundur. Nëse gjarpri tashmë është mbytur,

merre me vete në spital.

ä Shmangiu prerjes së plagës, apo aplikimit të lidhëses shtrënguese.

Kujdesi spitalor

Trajtimi i shokut/arrestit respirator

ä Trajto shokun, nëse është i pranishëm (shih faqet 3, 15 dhe 16).

ä Paraliza e muskujve respirator mund të zgjas disa ditë dhe kërkon intubim

dhe ventilim mekanik apo manual (me maskë apo tubë endotraheale dhe

qese), përmes ndërrimit të personelit dhe/apo të afërmve deri sa të kthehet

funksioni respirator. Kujdes sepse sigurimi i mirë i tubës endotraheale është

i rëndësishëm. Një alternativë është kryerja e trakeotomisë elektive.

Antihelmi

n Nëse ka shenja sistemike apo shenja të rënda lokale (ënjtje e më shumë se

gjysmës së gjymtyrës apo nekrozë e rëndë), jepi antihelmin nëse e ke.

ä Përgatite epinefrinën IM dhe klorfeniraminën IV dhe qëndro gati, në rast të

paraqitjes së reaksioneve alergjike (shih më poshtë).

ä Jepi antihelm monovalent, nëse dihet lloji i gjarprit. Jepi antihelm polivalent

nëse lloji nuk dihet. Përmbaju udhëzimeve të dhëna në përgatitjen e antihelmit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!