05.05.2013 Views

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

8. HIV/AIDS

trAjtImI tjetër për FëmIjën HIV-pozItIV

8.3 Trajtimi tjetër për fëmijën HIV-pozitiv

8.3.1 Imunizimi

• Fëmijëve që kanë, apo dyshohet se kanë, infeksion me HIV, por akoma nuk

janë simptomatik, duhet dhënë të gjitha vaksinat e duhura (sipas kalendarit

kombëtarë të PZI për vaksinim), përfshirë BCG dhe, kur është e rëndësishme,

vaksinën e etheve të verdha. Për shkak se shumica e fëmijëve HIV-pozitiv kanë

një përgjigje imune efektive në vitin e parë të jetës, imunizimi duhet bërë sa

më herët që të jetë e mundur, pas moshës së rekomanduar të vaksinimit.

• Të mos u jepet BCG dhe vaksina e etheve të verdha, fëmijëve me infeksione

simptomatik me HIV.

• Jepu të gjithë fëmijëve me infeksion me HIV (pavarësisht nëse ata janë apo

nuk janë simptomatik) një dozë shtesë të vaksinës kundër fruthit, në moshën

6 muajshe, si dhe dozën standarde në moshën 9 muajshe.

8.3.2 Profilaksa me cotrimoxazole

Profilaksa me cotrimoxazole është dëshmuar të jetë shumë efektive në foshnjat

dhe fëmijët e infektuar me HIV, në zvogëlimin e vdekshmërisë dhe shkallës së

PPC, si shkak i pneumonisë së rëndë. PPC është tani shumë e pazakonshme, në

vendet ku profilaksia është rutinë.

kush duhet të marrë cotrimoxazole

• Të gjithë fëmijët e ekspozuar në HIV (fëmijët e lindur nga nënat e infektuara

me HIV) prej moshës 4–6 javëshe (qofshin apo jo pjesë e programit për

parandalimin e bartjes nga nëna-në-fëmijë [PPBNF])

• Çdo fëmijë i identifikuar si i infektuar me HIV, me ndonjë shenjë klinike apo

simptomë sugjestive për HIV, pavarësisht nga mosha apo numri i CD4.

Sa gjatë duhet dhënë cotrimoxazole

Cotrimoxazole kërkohet ta marrin si vijon:

• Fëmijët e ekspozuar në HIV – deri sa infeksioni definitivisht të jetë përjashtuar

dhe nëna të ndërprejë të ushqyerit në gji

• Fëmijët e infektuar me HIV – pa marrë parasysh nëse trajtimi me ARV akoma

nuk është në dispozicion.

• Ku trajtimi me ARV është duke u dhënë - cotrimoxazole mund të ndërpritet

vetëm kur indikatorët klinik apo imunologjik konfirmojnë rivendosjen e sistemit

imun për 6 muaj apo më shumë (gjithashtu shih më poshtë). Me dëshmitë

aktuale akoma nuk është e qartë nëse cotrimoxazole vazhdon të sigurojë

mbrojtje pas arritjes së restaurimit imun.

218

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!