05.05.2013 Views

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

7. Kequshqyeshmëria

inFeKsioni

trajtimi

ä Jepi kalium plotësues (3–4 mmol/kg ditë).

ä Jepi magnez plotësues (0.4–0.6 mmol/kg ditë).

Kaliumi dhe magnezi plotësues duhen shtuar në shujta, gjatë përgatitjes së

tyre. Shih faqe 184 për recetën për përgatitjen e tretësirës së kombinuar të

elektroliteve/mineraleve. Shto 20 ml të kësaj tretësire në 1 litër shujtë, për ta

pasuruar me shtesat e kërkuara të kaliumit dhe magnezit. Si alternativë, shfrytëzo

qeset komerciale të përziera paraprakisht (të komponuara veçantë për fëmijët

e kequshqyer).

ä Kur e rehidron, jepi lëngje rehidruese me pak natrium (ReSoMal) (shih recetën,

faqe 183).

ä Përgatite ushqimin pa i shtuar kripë.

7.4.5 Infeksioni

Në kequshqyeshmërinë e rëndë, shenjat e zakonshme të infeksionit siç është temperatura

shpesh mungojnë, sidoqoftë infeksionet e shumëfishta janë të shpeshta.

Kështu që, supozo se të gjithë fëmijët e kequshqyer kanë një infeksion sapo të

vijnë në spital dhe trajtoje me antibiotik menjëherë sapo të arrij. Hipoglikemia

dhe hipotermia janë shenja të infeksionit të rëndë.

trajtimi

Jepu të gjithë fëmijëve të kequshqyer rëndë:

ä një antibiotik të spektrit të gjerë

ä vaksinën e fruthit nëse fëmija është ≥ 6 muajsh dhe nuk është i vaksinuar, apo

nëse fëmija është >9 muajsh dhe ka qenë i vaksinuar para moshës 9 muajsh,

por shtyje vaksinimin nëse fëmija është në shok.

Zgjedhjet e antibiotikëve të spektrit të gjerë

ä Nëse fëmija duket se ka komplikime, jepi cotrimoxazole (dozimi: shih faqe

339) për 5 ditë

ä Nëse ka komplikime (hipoglikemi, hipotermi, apo fëmija duket letargjik, apo i

sëmurë), jepi:

186

— ampicillin (50 mg/kg IM/IV çdo 6 orë për 2 ditë), pastaj amoxicillin oral

(15 mg/kg, çdo 8 orë, për 5 ditë) APO, nëse nuk ka amoxicillin, ampicillin

oral (50 mg/kg, çdo 6 orë, për 5 ditë), gjatë 7 ditëve të plota

DHE

— gentamicin (7.5 mg/kg IM/IV) një herë në ditë, për 7 ditë.

ä Nëse fëmija dështon të përmirësohet brenda 48 orëve, shto chloramphenicol

(25 mg/kg IM/IV, çdo 8 orë) për 5 ditë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!