05.05.2013 Views

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

6. TemperaTura

malaria e rënDë

142

ritmi i Galopit, kërcitjet/krepitacionet e imta/njoma në bazë të mushkërive

dhe/apo fryrja e venave të qafës kur ngrihet. Edemi i kapakëve të syve është

shenjë e dobishme tek foshnjat.

• Nëse, pas dhënies së kujdesshme të lëngjeve, urina e eliminuar brenda 24

orëve është më pak se 4 ml/kg të peshës trupore, jep furosemid IV, fillimisht 2

mg/kg peshë trupore. Nëse nuk ka diurezë të duhur, dyfisho dozën në intervale

të preferuara kohore, deri në maksimum 8 mg/kg peshë trupore (të dhënë mbi

15 minuta).

• Tek fëmijët pa shenja të dehidrimit, siguro që të ipen lëngje ditore të nevojshme,

por kujdes të mos tejkalohen kufijtë e rekomanduar (shih sesionin 10.2, faqe

277). Keni kujdes në mbikqyrjen e dhënies së lëngjeve IV.

Komplikimet

Koma (malaria cerebrale)

• Vlerëso shkallën e vetëdijes, bazuar në AVPU apo ndonjë shkallë tjetër lokale

për komë për fëmijët (shih faqen 17).

• Ofro kujdes infermierik të përpiktë dhe kushtoi kujdes të posaçëm rrugëve të

frymëmarrjes, syve, mukozave dhe nevojave për lëngje.

• Përjashto shkaktarët e tjerë të trajtueshëm të komës (p.sh. hipoglikeminë,

meningjitin bakterial). Kryeje punksionin lumbal, nëse nuk ka shenja të rritjes

së shtypjes intrakraniale (shih më poshtë). Nëse nuk mund të kryesh punksionin

lumbal dhe nuk mund të përjashtosh meningjitin, jepi antibiotikë si për

meningjitin bakterial.

ä Konvulsionet janë të shpeshta para dhe pas fillimit të komës. Kur konvulsionet

janë të pranishme, jepi trajtim antikonvulsiv duke dhënë diazepam rektal apo

paraldehid (shih Tabelën 9, faqe 14) apo paraldehid IM (shih Shtojcën 2, faqe

346). Korrigjo ndonjë shkaktar të mundshëm kontribues, siç është hipoglikemia

apo temperatura shumë e lartë. Nëse nuk ka konvulsione të përsëritura, jepni

phenobarbiton (shih faqe 347).

Disa fëmijë mund të kenë të ftohtë, lëkurë të ftohtë dhe të lagësht. Disa nga ta

mund të jenë në gjendje shoku (ekstremitetet e ftohta, pulsi i dobët, rimbushja e

kapilarëve më shumë se 3 sekonda). Këto tipare nuk janë zakonisht vetëm si pasojë

e malaries. Dysho një bakteremi shtesë dhe jepi të dyja: trajtimin antimalarik dhe

atë me antibiotikë, sikur për septikemi (shih seksionin 6.5, faqe 158).

Anemia e rëndë

Anemia e rëndë manifestohet me zbehje të rëndë palmare, shpesh me frekuencë të

shpejtuar të pulsit, frymëmarrje të vështirësuar, konfuzion dhe shqetësim. Shenjat

e pamjaftueshmërisë së zemrës, siç është ritmi i Galopit, mëlçia e zmadhuar dhe

rrallë edemi mushkëror (frymëmarrja e shpejtuar, kërcitjet/krepitacionet bazale

të imta në auskultim) mund të jenë të pranishme.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!