05.05.2013 Views

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

8. HIV/AIDS

InFekSIonet FungAle

222

Fillo trajtimin me steroide, vetëm nëse ka rezultate radiografike të krahërorit

për pneumoni limfoide intersticiale dhe ndonjë nga shenjat vijuese:

— frymëmarrje të shpejtë apo të vështirë

— cianozë

— puls oksimetria e saturimit të oksigjenit më pak se 90%.

ä Jepi prednisone oral, 1–2 mg/kg përditë për 2 javë. Pastaj zvogëlojë dozën

gjatë 2–4 javëve vijuese, varësisht nga përgjigja në trajtim.

Fillo trajtimin vetëm nëse është e mundur të kryhet kursi i plotë (i cili mund të

zgjasë disa muaj varësisht nga qetësimi i shenjave të hipoksisë), duke qenë se

trajtimi i pjesërishëm nuk është efektiv dhe mund të jetë i dëmshëm. Kujdes

nga riaktivizimi i TBC-së.

8.4.4 Infeksionet me këpurdha

kandidiaza orale dhe ezofageale

ä Trajtoje mugthin oral me pezulli nystatine (100 000 njësi/ml). Jepi 1–2 ml

nëpër gojë, 4 herë në ditë për 7 ditë. Nëse ky nuk është në dispozicion, apliko

gencian violet, tretësirë 1%. Nëse këto janë joefektive, jepi gel 2% miconazole,

5 ml dy herë në ditë, nëse ke.

Dysho në kandidiazë ezofageale, nëse ka vështirësi apo dhimbje gjatë vjelljes

apo gëlltitjes, hezitim për të marrë ushqimin, salivacion të tepruar, apo qarje

gjatë të ushqyerit. Gjendja mund të paraqitet me apo pa dëshmi të mugthit oral.

Nëse mugthi oral nuk është gjetur, jepi një trajtim provues me fluconazole (3–6

mg/kg një herë në ditë). Përjashto shkaktarët tjerë të gëlltitjes së dhimbshme (siç

është cytomegalovirusi, herpes simpleksi, limfoma dhe rrallë sarkoma Kaposhi),

nëse është e domosdoshme përmes referimit në spital më të madh, ku testimi

adekuat është i mundur.

ä Jepi fluconazole oral (3–6 mg/kg një herë në ditë) për 7 ditë, me përjashtim nëse

fëmija ka sëmundje aktive të mëlçisë. Jepi amphotericin B (0.5 mg/kg/doza një

herë në ditë) përmes infuzionit IV për 10–14 ditë, këtyre si edhe në rastet kur

mungon përgjigja në terapi orale, ka paaftësi për të toleruar barnat orale, apo

ka rrezik prej kandidiazës së diseminuar (p.sh. në fëmijën me leukopeni).

meningjiti kriptokokal

Dysho në kriptokokus si shkaktarë, në çdo fëmijë të infektuar me HIV me shenja të

meningjitit; prezantimi shpesh është subakut me kokëdhembje kronike, apo vetëm

me ndryshime të statusit mental. Ngjyrosja me ngjyrë indiane e LCS vërteton

diagnozën. Trajtoje me amphotericin 0.5–1.5 mg/kg/ditë për 14 ditë, pastaj me

fluconazole për 8 javë. Fillo profilaksën me fluconazole pas trajtimit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!