05.05.2013 Views

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

6. TemperaTura

6.12 Ethja Hemorragjike me Sindrom Veshkor

Ethja hemorragjike me Sindrom Veshkor është sëmundje akute ngjitëse me

etiologji virale. Sëmundja ka fillim të furishëm, ku dominojnë simptomet e toksinfeksionit,

dukuritë hemorragjike dhe sindroma specifike veshkore. Shfaqet në

vatrat natyrore më së shpeshti gjatë sezonës së pranverës e vonshme dhe gjatë

gjithë verës. Sëmundja është shumë ngjitëse dhe e pranishme në Kosovë.

Fillimi i sëmundje është i menjëhershëm, me temperaturë të lartë 38-40°C të shoqëruar

me ethe, plogështi të përgjithshme, dhembje muskujsh, dobësi, anoreksi,

marramendje dhe dhembje koke. Fytyra, qafa dhe pjesa e sipërme e krahërorit

janë të skuqura, konjuktivat janë të injektuara. Tonet e zemrës janë të dobëta dhe

është e shprehur bradikardia relative ndërsa tensioni i gjakut është normal. Ndër të

sëmurët e rëndë është e shprehur ndjeshmëria palpatore në bark, dhembjet e forta

të barkut dhe në regjion të veshkave që shkaktohen nga edema retroperitoneale,

për shkak të rritjes së përshkueshmërisë së enëve të gjakut.

Më pas shtypja e gjaku bie, gjë që shoqërohet me: tahikardi, puls të dobët,

hipotension, lëkurë të ftohtë dhe të djersitur. Nëse nuk korrigjohet me të shpejtë,

shoku bëhet i pakthyeshëm. Në këtë fazë ndodhin 1/3 e vdekjeve të përgjithshme.

Në disa raste, kjo fazë pasohet me hipertension të shkurtër (1-5 ditë) prej 100-

190 mmHg. Kjo dukuri e dallon Ethen Hemorragjike me Sindrom Veshkor nga

glomerulonefriti difuz, që shoqërohet me hipertension të zgjatur.

Në ditës e 9-18 të sëmundjes, temperatura fillon të bie në mënyrë të shpejt dhe

sëmundja bëhet më e rëndë. Shumë shpesh pacienti ka të vjella 6-8 herë në ditë,

dhembje barku dhe të shpinës, me gjasë të provokuar nga gjakderdhjet në organet

abdominale. Për shkak të disbalansit të elektrolitëve, shfaqen meteorizmat ose

parezat e zorrëve. Karakteristikë e veçantë e kësaj faze janë dukuritë hemorragjike,

sipas të cilave sëmundja ka marrë emrin. Prej ditës së 4-6 hasen ekzantemat në

lëkurë, petehiet e imta në qafë, gjoks, sqetulla, krahë, parakrahë dhe qiellzë të

gojës. Në vendin e dhënies së injeksioneve shfaqen hematomat masive. Në fund

të këtij stadi lajmërohen gjakderdhjet në sklera, në njërin apo të dy sytë, fenomen

ky që autorët amerikanë e quajnë “syri qershi”.

Sindromi veshkor është shenja karakteristike e sëmundjes. Rastet me hiperazotemi

të shprehur shoqërohen me edem të veshkës dhe fytyrë pastoze. Dhembjet

në regjionin e veshkave janë të forta.

Në fund të kësaj periudhe shfaqen çrregullime të SNQ. I sëmuri është euforik

apo konfuz, ka përgjumësi, dhembje koke e ndonjëherë edhe konvulzione. Nga

dita e dytë deri në atë të shtatën, të pamurit është jo i qartë. I sëmuri ka diplopi,

shikim të dobët dhe nuk mund të lexojë.

Nga dita e 13-21 të sëmundjes fillon përmirësimi klinik i të sëmurit, ndërpriten

174

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!