07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

PJESA I – KOMISIONI

DHE REFORMA E

ARSIMIT TË LARTË

KREU III

GJENDJA E ARSIMIT TË LARTË

SITUATA, PROBLEMATIKA DHE ZHVILLIMI I SISTEMIT

3.1. Arritje

Në vitin 1990, Shqipëria kishte vetëm 14 000

studentë dhe një numër të kufizuar kapacitetesh.

Përzgjedhja e studentëve dhe e stafeve akademike

bëhej mbi bazën e meritës dhe të asaj që njihej

si “biografia” e personit dhe e studentit. Kështu

që, shoqëria shqiptare, në mënyrë masive, ndjeu

dëshirën dhe kërkoi mundësinë dhe të drejtën e

munguar ose të kufizuar për të ndjekur arsimin e

lartë, gjë që shpjegon një ‘trysni’ të gjerë shoqërore

për kryerjen e studimeve të larta pas ‘90-ës. Kjo çoi

në zgjerimin e kapaciteteve pritëse të institucioneve

shtetërore të arsimit të lartë, në hapjen e disa

universiteteve të reja, në shndërrimin e instituteve

të larta në universitete, në dhënien e mundësive të

lehtësuara shtresave të ish-të përndjekurve politikë

që dikur kishin qenë të privuar nga kjo e drejtë

etj. Por kjo nuk u shoqërua paralelisht me rritjen

e financimit për të siguruar cilësi, infrastrukturën e

nevojshme, mbështetjen e kërkimit shkencor etj.

Pas vitit 2000, trysnia masivizuese u bë shumë më

e prekshme dhe solli lindjen e sistemit privat, krahas

rritjes së përvitshme të pranimeve në sistemin

publik. Ndryshimi thelbësor sasior ndodhi pas

vitit 2005, kur kapacitetet pranuese u zgjeruan së

tepërmi, duke e rritur numrin e studentëve nga 52

000 në atë vit dhe në rreth 165 000 në vitin 2013.

Është për t’u theksuar se ky ndryshim sasior nuk u

shoqërua gjithmonë me një ndryshim cilësor, pra,

me një rritje të cilësisë së arsimit të lartë.

Megjithatë, në sfondin e këtyre rritjeve sasiore,

sistemi ynë i arsimit të lartë përjetoi disa arritje

cilësore të paimagjinueshme në kushte të tjera.

Kualifikimet e personelit akademik në shkallë

të gjerë, përmes studimeve të pjesshme ose

të plota pranë universiteteve perëndimore, falë

programeve ndërkombëtare ose kombëtare, por

edhe falë përpjekjeve individuale të pedagogëve

dhe specialistëve shqiptarë, sollën një cilësi tjetër në

auditorët shqiptarë. Integrimi në sistemin universitar

shqiptar publik dhe privat, sidomos pas vitit 2000, i

studentëve shqiptarë që kishin përfunduar studimet

në vendet perëndimore, krijoi një dinamikë të re në

auditorët shqiptarë.

Hyrja e Shqipërisë në Procesin e Bolonjës, në vitin

2003, solli ristrukturimin dhe përditësimin e cikleve

dhe programeve të studimit dhe të përmbajtjes

së kurseve të studimit. Ngritja e APAAL-së dhe

procesi i licensimit dhe i akreditimit të programeve

ekzistuese ose të reja sipas standardeve të Procesit

të Bolonjës krijoi një praktikë vetëpërmirësuese

në shkallë të gjerë të IAL-ve, duke përfshirë edhe

sistemin e sigurimit të brendshëm të cilësisë. Po

ashtu, futja e maturës shtetërore pas vitit 2006, solli

standardizimin e pranimeve në universitete.

Përfshirja e sektorit privat pas vitit 2000, solli një

përvojë të mirë menaxhuese në sektorin e arsimit të

lartë, që nuk kishte ekzistuar më parë në Shqipëri.

Praktikat e reja menaxheriale që futi sektori privat,

ushtruan një ndikim të rëndësishëm në procesin

rregullator të arsimit të lartë, si dhe në përhapjen e

këtyre praktikave edhe në IAL-të shtetërore.

Sot, me gjithë problemet e mëdha, hapësira e

arsimit të lartë në Shqipëri, ofron një mundësi për

këdo, është e gjallë dhe dinamike dhe ka krijuar në

shoqëri një ndikim të gjerë.

Rrugëtimi historik i këtyre ndryshimeve paraqitet në

figurën 3.1.

3.2. Gjendja aktuale

Në vitet e tranzicionit shoqëror dhe ekonomik,

arsimi i lartë në Shqipëri ka pësuar një masivizim

të jashtëzakonshëm për kapacitetet që ka dhe

mundësitë që ofron. Ky masivizim, ndoshta i

rëndësishëm si politikë arsimore 2 , nuk u bë i ndarë

në faza, duke i studiuar ato. Ky faktor çoi deri diku

edhe në rënien, ndonjëherë drastike, të cilësisë,

në vend që të sillte përmirësimin e pritshëm të saj.

Aktualisht, sistemi shqiptar i arsimit të lartë paraqet

konfigurimin e mëposhtëm:

Gjithsej 59 institucione të arsimit të lartë, 15 publike

dhe 44 jopublike. Ndër to, 19 gëzojnë statusin

universitet (12 publike dhe 7 jopublike), 5 statusin

kolegj (të gjithë jopublikë), 26 shkolla të larta

(të gjitha jopublike), 8 akademi (2 publike dhe 6

jopublike), 1 institut (publik, qendër ndëruniversitare)

dhe 17 filiale (5 të IAL-ve publike dhe 12 të IAL-ve

jopublike).

Numri i programeve të ofruara është gjithsej 1560,

nga të cilat 700 të ofruara nga IAL-të publike dhe

12

2

Është e rëndësishme të përmendim këtu që Shqipëria sot ka numrin më të ulët të studentëve në arsimin e lartë

në rajon, numër ky që duhet të rritet në të ardhmen e afërt, por pa prekur cilësinë dhe standardet.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!