07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

PJESA III – E

ARDHMJA E

SISTEMIT TË

ARSIMIT TË LARTË

Aneksi IV - Matrica e reflektimi në raport të

sugjerimeve të ekspertizës së BE-së për ligjin

9741 të 2007.

Rekomandimet për ndryshimet ligjore

1 Ligji ishte konceptuar sipas

modelit të kontrollit shtetëror ndaj

institucioneve të arsimit të lartë.

2 Ligji mbivlerëson rolin e qeverisë

dhe nuk respekton parimin e

delegimit të kompetencave drejt

IAL-ve.

Rekomandimet e pasqyruara në reformë

Problemet Konceptuale

Raporti sugjeron të kundërtën e ligjit të kaluar. Një autonomi

të theksuar të IAL-ve në të katër fushat e autonomisë, ku roli

i shtetit është si financues kryesor dhe garantues i arsimit

të lartë si shërbim publik. Kjo çështje trajtohet gjërësisht në

Kreun 2 (parimet); në Kreun 4 dhe në Kreun 5.

Një pjesë të madhe të kompetencave që në ligjin e kaluar i

kishte Ministria e Arsimit, ky raport sugjeron t’ua kalojë IALve,

si për shembull, përcaktimin e kuotave dhe të programeve

të studimit; një pjesë të organizimit të brendshëm të IAL-ve;

promovimin e personelit dhe dhënien e titujve, e të tjera. Këto

trajtohen me hollësi në Kreun 4; në Kreun 5; në Kreun 7 dhe

11.

3 Ligji nuk pasqyron në mënyrë të

qartë parimet e autonomisë, lirisë

akademike, përgjegjshmërisë dhe

përgjegjësisë.

Në mënyrë të veçantë, një nga qëllimet e kësaj reforme

ishte thellimi i autonomisë së IAL-ve. Kjo është detajuar në

Matricën e Autonomisë, në Aneksin III. Gjithashtu, reforma

sugjeron masa për t’i bërë IAL-të më të përgjegjshme, si

për shembull, rritja e përgjegjësisë së Bordit Akademik dhe

Senatit; kalimi i vendimmarrjes në Asamblenë e Personelit

dhe në Departamente, që, gjithashtu, do të shtojë edhe

përgjegjeshmërinë. Këto gjenden të detajuara ne Kreun 5.

Mosrespektimi i Parimeve Universale

1 Parimi i autonomisë financiare nuk

është pasqyruar në ligj.

2 Parimi i gjithë pjesëmarrjes në

qeverisjen e IAL-ve nuk është

pasqyruar.

3 Parimi i ndarjes së qeverisjes dhe

menaxhimit të IAL-ve nuk është

pasqyruar.

4 Parimi i transparencës nuk është i

plotë

Raporti sugjeron një autonomi të theksuar financiare, të

pasqyruar me hollësi në Kreun 6 dhe 11. Kjo mishërohet

në lejimin e burimeve të ndryshme të financimit, në lejimin e

veprimtarive të tjera ekonomike për të krijuar të ardhura, si

dhe në lirinë që ta përdorin grantin e qeverisë sipas nevojave

të IAL-së.

Qeverisja e IAL-ve u kalon plotësisht IAL-ve. Midis të tjerave, kjo

pasqyrohet në faktin që Bordi Administrativ votohet nga Senati,

që departamenti dhe asambleja e personelit akademik merr

vendime më shumë se në ligjin e kaluar. Një risi në këtë raport

është krijimi i komisioneve të ndryshme, që rrit pjesëmarrjen e

personelit akademik dhe të studentëve në punën e përditshme

të IAL-së. Kjo pasqyrohet veçanërisht në Kreun 5.

Është parashikuar ndarje mes qeverisjes nga pikëpamja

akademike e IAL-së dhe menaxhimit të IAL-së nga ana

financiare. Shprehet qartë në Kreun 5.

Transparenca e punës së IAL-ve dhe e vetë MAS-it është

detajuar në këtë raport, në Krerët 4, 5 dhe 7. Veprimtaria

e çdo IAL-je do të pasqyrohet në raportet vjetore të

detyrueshme për t’u bërë publike. Renditjet dhe vlerësimet e

çdo IAL-je apo departamenti do të bëhen publike, në mënyrë

që studenti të ketë informacionin e duhur. Po kështu, edhe

puna e agjencive kombëtare do të bëhet publike me anën e

raporteve vjetore që do të botohen prej tyre.

76

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!