07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

5. Qeveria duhet të rrisë financimin e saj

për arsimin e lartë.

Kjo është e vërtetë dhe në raport pasqyrohet qartë që

financimi në Shqipëri është shumë i ulët dhe reforma nuk

mund të ketë sukses, në qoftë se vetë shteti, si financues

kryesor, nuk rrit investimin e tij. Shiko 6.1.1; 6.4.1; paragrafi

i parë i Kreut 6.

6. Pse duhet t`u krijohet mundësia IALve

jopublike për fonde publike për

kërkimin shkencor?

Dy janë arsyet që komisioni mendon se për punën

kërkimore shkencore (jo anën logjistike të kërkimit

shkencor, por projektet e kërkimit shkencor), fondet

publike duhet të jenë të hapura për të gjithë akademikët

pavarësisht se ku punojnë. E para, nga puna kërkimore

shkencore e këtyre akademikëve përfiton i gjithë vendi dhe

jo një pjesë. E dyta, fondet për kërkim shkencor jepen për

ekselencë në projekte dhe jo se “të takojnë” me ligj. Kjo

ekselencë mund të jetë në çdo IAL në vend.

Aspekte të Drejtimit të IAL-ve – Raportet akademike / menaxheriale

1. Autonomia e IAL-ve publike cënohet

nga pushteti “absolut” që i jepet Bordit

të Administrimit. Kush do ta kontrollojë

BA-në, ku do japë ai llogari për

vendimet e marra që drejtojnë jetën

financiare? Kush e shkarkon atë?

2. Të përcaktohet qartësisht raporti

i lejuar i anëtarëve të Bordit

Administrativ nga jashtë dhe brenda

IAL-ve.

3. Si do të rregullohet marrëdhënia

midis Senatit/Rektorit dhe Bordit/

Administratorit.

4. Menaxherët mbivlerësohen në nivel

departamenti. Ata nuk duhet të kenë

personel administrativ nën vete.

Menaxherët rrisin në mënyrë artificiale

kostot.

Ky është një shqetësim i drejtë, por i pasqyruar në raport.

Në këtë raport përfundimtar, komisioni i ka sqaruar me

hollësi këto çështje. Bordi nuk ka pushtet absolut, sepse,

së pari, e zgjedh Senati; së dyti, publikon raportet vjetore

të punës dhe të financave të IAL-së; së treti, është organ

mbikqyrës; së katërti, shkarkimin e bën përsëri Senati.

Shiko Kreun 5, pika 5.4.12; 5.4.13; 5.4.14.

Kjo është një vërejtje e drejtë që komisioni e ka pasqyruar

dhe e ka qartësuar në formulën e krijimit të Bordit

Administrativ. Shiko Kreun 5, pika 5.4.12.

Kjo është një vërejtje e rëndësishme dhe që në raport

pasqyrohet dhe përcaktohet qartë. Rolet e tyre janë të

ndryshme dhe varësia midis tyre është qartësuar. Kështu,

në raportin senat/bord, i pari zgjedh të dytin, por i dyti

miraton zhvillimin afatgjatë të IAL-së, të hartuar nga ky i

fundit. Rektori është figura institucionale e një IAL-je dhe

administratori është atje për të ndihmuar rektorin në anën

menaxheriale dhe financiare të IAL-së. Shiko Kreun 5,

pikat: 5.4.12; 5.4.13; 5.4.14; 5.4.15; 5.4.16; 5.4.17.

Ky është një shqetësim deri diku i përligjur se menaxheri/

admistratori nuk ka ekzistuar si koncept dhe si pozicion

në IAL-të në Shqipëri. Komisoni, duke pasur parasysh që

departamenti merr më shumë funksione nga kjo reformë,

që nga ato financiare, menaxheriale, mësimdhënieje dhe

të punës kërkimore, mendon që shefi i departamentit ka

nevojë për një ndihmë administrative të domosdoshme.

Pra, menaxherët/administratorët janë pozicione që

ndihmojnë shefin e departamentit në mbarvajtjen e këtij

të fundit, dhe nuk marrin asnjëherë vendime rreth anës

financiare, menaxheriale apo akademike të departamentit.

Ata lehtësojnë këto vendime. Emërimi i tyre u lihet në dorë

vetë IAL-ve sipas madhësisë së departamenteve. Emërimi i

tyre nuk rrit kostot, por ul kostot e departamentit si rezultat

i mirëmenaxhimit me efikasitet të departamenteve. Shiko

Kreun 5, seksionin e departamentit, pikat 5.45. deri në

5.4.11.

72

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!